Autor: TV News
Ish-trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, është shkarkuar nga klubi turk Besiktas. 52-vjeçari mori drejtimin e klubit të Stambollit në janar dhe i udhëhoqi ata drejt vendit të katërt sezonin e kaluar. Por, pas humbjes nga skuadra zvicerane Lausanne në play-off-et e Ligës së Konferencës të enjten, klubi e shkarkoi norvegjezin. Ata thanë: “Kontrata jonë me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer është ndërprerë pas një vendimi të marrë në një mbledhje të bordit. “Pas mbledhjes, kryetari ynë, Serdal Adalı, e falënderoi Solskjaer për shërbimet e tij deri më sot.” Besiktas u eliminua nga kualifikueset e Ligës së Konferencës nga Shakhtar…
Kryeministri Edi Rama akuzoi një tjetër gjyqtar që sipas tij ka shkelur ligjin për një ndërtim pa leje. “Gjyqtari Ligoraq vendosi në pak minuta, pa praninë e palëve, që të mos hapet kalimi i mbyllur nga kjo ngrehinë pa leje me kupolë xhami mes dy pallateve, nën të cilën shtrihet një dyqan ku bëhet tregti në kurriz të komunitetit”, shkruan Rama. Shefi i qeverisë iu përgjigjet edhe kritikëve që e akuzojnë për ndërhyrje në pushtetin gjyqësor. “Atyre që komentojnë për gjasme presion nga ana ime mbi gjyqësorin, u them se për të mbrojtur interesin publik, të drejtën e komunitetit dhe…
Evropa po dështon të pranojë rolin që po luan dhuna në formësimin e politikës globale dhe duhet të forcojë përpjekjet për të imponuar fuqinë e saj të përbashkët si një forcë e vërtetë, ka paralajmëruar Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Franceze, gjenerali Thierry Burkhard. “Një Evropë e dobësuar mund të gjendet nesër në pozitën e një gjahu të ndjekur, pas dy shekujsh ku Perëndimi kishte vendosur drejtimin,” deklaroi ai me tone të forta në një intervistë për Politico dhe gazetën franceze Libération. “Çështja nuk është vetëm te forcat e armatosura, kemi të bëjmë me faktin që…
Drita është kualifikuar edhe zyrtarisht në Conference League, pasi ka mposhtur ekipin e Differdange me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Pas ndeshjes, mbrojtësi dhe kapiteni i skuadrës, Besnik Krasniqi u shpreh tejet i lumtur me fitoren e ekipit dhe kualifikimin historik. Krasniqi realizoi gola në dy ndeshjet për t’a mundësuar kualifikimin historik. “Jam i lumtur qe u kualifikuam. Është suksesi më i madh në karrierën time. Duhet të vazhdojmë kështu edhe në grupe, do luajmë edhe më mirë, sepse jemi të qetë”, ka thënë Besnik Krasniqi për ‘Art Sport1’. Drita do të mësojë kundërshtarët në fazën e ligës së Conference League…
As të enjten nuk është zgjedhur nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, duke rezultuar në vazhdimin e bllokadës. Me anë të shortit u hodhën në votim deputetët serbë e ata nga radhët e Listës Serbe nuk morën asnjë votë për, pasi as vetë partia nuk mori pjesë në votim. Sipas shortit, për herë të dytë u hodh në votim edhe Nenad Rashiq që mbështetet nga Lëvizja Vetëvendosje, por kjo ishte e pamjaftueshme që ai të zgjidhej si nënkryetar.“Nenad Rashiq ka marrë vetëm 56 vota për, një kundër dhe 20 abstenime. Rrjedhimisht konstatoj se deputeti në fjalë…
Policia e Minneapolis ka dhënë të tjera detaje lidhur me sulmin e një dite më parë në një shkollë katolike, ku një 23-vjeçar hapi zjarr dhe la të vdekur dy fëmijë të moshës 8 dhe 10-vjeçare. ndërsa 18 të tjerë u plagosën rëndë. Sipas autoriteteve, Robin Westman ishte i fiksuar me idenë e vrasjes së fëmijëve. Prokurori i përkohshëm i Minesotës, Joseph Thompson, teka foli për shënimet e gjetura të të riut, tha se ato japin një pasqyrë të planeve, gjendjes mendore dhe urrejtjes së tij ndaj grupeve të ndryshme. Ai thotë se 23-vjeçari dukej sikur i urrente të gjithë…
Momente tensioni dhe përleshje fizike në Parlamentin Meksikan. Pamjet e dhunës janë bërë virale dhe po bëjnë gjithashtu xhiron e rrjetit. Senatori Alejandro Moreno Cárdenas shfaqet teksa godet Presidentin e Senatit Gerardo Fernández Noroña, për shkak se nuk i jep fjalën. Në pamjet e bëra virale, senatori i afrohet presidentit në fund të seancës për të kërkuar një shpjegim, por Fernández i kthen shpinën. Moreno e kap për krahu dhe fillon përleshja, ku përfshihen edhe persona të tjerë. Madje senatori shtyn fuqishëm një tjetër person prezent aty, i cili rrëzohet, teksa kreun e Senatit e ka goditur edhe me një…
Skuadra e Dritës ka shënuar golin e avantazhit ndaj Differdange. Golin e avantazhit në këtë duel e ka shënuar Besnik Krasniqi, shkruan GazetaBlic Sport. Krasniqi e ka shënuar golin e avantazhit pas 61 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 0-1. /GazetaBlic Sport
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se pret që javën e ardhshme të përcaktohet kuadri i garancive të sigurisë për Ukrainën, ndërsa Kievi vazhdon bisedimet me aleatët për të siguruar një mekanizëm të fuqishëm mbështetjeje ndaj agresionit të mëtejshëm rus. Zelensky bëri të ditur se ka diskutuar “gjithëpërfshirësisht” këtë çështje me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, gjatë një bisede telefonike që pasoi një sulm masiv rus gjatë natës në Kiev, ku humbën jetën 19 persona. “Këshilltarët për çështjet e sigurisë kombëtare po punojnë aktualisht mbi secilin element specifik dhe i gjithë kuadri pritet të jetë gati me shkrim javën e…
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, deklaroi gjatë vizitës së tij të parë në marinën gjermane se Gjermania do të vazhdojë të forcojë ushtrinë e saj për të mbështetur aftësitë mbrojtëse të NATO-s. Ai theksoi se Rusia po bën veprime të përditshme që testojnë gatishmërinë e aleatëve perëndimorë për të mbrojtur veten. Merz e shprehu angazhimin e tij për të siguruar lirinë dhe integritetin territorial të NATO-s, duke u angazhuar për mbrojtjen e këtyre vlerave në vitet e ardhshme.
