Autor: TV News

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë një propozim të papritur për përfshirjen e forcave paqeruajtëse kineze në Ukrainë, duke mbështetur një ide të ngritur më herët edhe nga presidenti rus, Vladimir Putin, raporton Financial Times. Sipas burimit, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me liderë evropianë dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Trump sugjeroi që Kina të ftojë forcat e saj paqeruajtëse për të monitoruar një zonë neutrale përgjatë vijës së frontit prej 1,300 kilometrash në Ukrainë. Ky opsion shihet si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme për armëpushim me Rusinë. Megjithatë, një zyrtar i lartë i administratës Trump e…

Read More

Spekulimet për një largim të mundshëm nga Barcelona kanë marrë një kthesë të rëndësishme, teksa Fermin Lopez ka dhënë shenjat e para se është i gatshëm të transferohet te Chelsea.  22-vjeçari po tërheq interes edhe nga një tjetër gjigant i Ligës Premier, Newcastle United.  Lopez është kontaktuar këtë javë nga Chelsea për një lëvizje të mundshme, ndërsa Barcelona ka bërë të ditur se nuk do të pengojë largimin e tij nëse ai kërkon të largohet. Megjithatë, Barcelona ka vendosur një çmim prej 90 milionë eurosh për kartonin e tij.  Nga ana e tij, Fermin do të dyfishonte më shumë se…

Read More

Parisi dhe Berlini do të vazhdojnë të “ushtrojnë presion” për të vendosur sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë, siguroi të premten presidenti francez Emmanuel Macron. “Ne do të vazhdojmë të ushtrojmë presion në mënyrë që të vendosen sanksione shtesë nga ana jonë dhe jemi gati për këtë, por edhe nga SHBA-të, në mënyrë që ta detyrojmë Rusinë të kthehet në tryezën e negociatave për çështjen e luftës në Ukrainë,” theksoi presidenti francez, me kancelarin gjerman Friedrich Merz në krah të tij. Sipas tij, “ditët e ardhshme do të jenë vendimtare” që Moska të japë shenja të vullnetit të saj për t’i…

Read More

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi sot se nëse presidenti rus Vladimir Putin nuk realizon një takim me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky deri të hënën, ashtu siç ka kërkuar Donald Trump, atëherë “kjo do të thotë që presidenti Putin e ka mashtruar presidentin Trump”. “Kjo është një takim dypalësh për të cilin presidenti Putin është zotuar përpara presidentit Trump. Nëse ai nuk ndodh deri të hënën, unë besoj se, edhe një herë, do të kemi të bëjmë me një mashtrim nga ana e presidentit Putin ndaj presidentit Trump dhe kjo nuk mund të kalojë pa përgjigje”, tha Macron gjatë një konference…

Read More

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali njofton se Kuvendi përfundoi shqyrtimin e pozicioneve negociuese për gjashtë grupkapitujt. Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se “Me mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet Europiane, Kuvendi shqyrtoi draftpozicionin negociues për Grupkapitullin V “Burimet, bujqësia dhe kohezioni”. “Me këtë mbledhje përfunduam shqyrtimin  e pozicioneve negociuese për gjashtë grupkapitujt: Themelorët”,  II “Tregu i brendshëm”, III “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”, IV “Agjenda e gjelbër dhe ndërlidhja e qëndrueshme”, V “Burimet, bujqësia dhe kohezioni”, VI “Marrëdhëniet me jashtë”, të cilat i janë paraqitur për miratim Këshillit të Ministrave. Presim shumë shpejt mbajtjen e dy konferencave…

Read More

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha më 29 gusht se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të vazhdojë për “muaj të tërë” pavarësisht përpjekjeve të fundit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund konfliktit. Duke folur së bashku me presidentin francez, Emmanuel Macron, në Francë, Merz tha se ai nuk ka “iluzione” për mundësinë e një përfundimi të shpejtë të luftës dhe u zotua se “ne nuk do ta braktisim Ukrainën”. Merz tha se nuk ishte “i befasuar” nga vonesat e vazhdueshme të Kremlinit mbi përpjekjen e presidentit amerikan, Donald Trump, për të organizuar bisedime të drejtpërdrejta mes…

Read More

Një pjesë e resortit të ndërtuar pa leje nga ish-kreu i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Durrës, u hodh pasditen e të premtes në erë me tritol. Sipas hetimeve objekti luksoz në një sipërfaqe rreth 5600m2 u ndërtua nga Ardian Halili, në përiudhën 2018-’21 kohë kur mbante pozicionin e kreut të IMT Durrës. Vetë Halili u arrestua nga policia e Durrësit. Ai është po ashtu bashkëshorti i ish-prokurores së Durrësit, Rabiana Halili, e cila u dorëhoq pak kohë para se të kalonte procesin e vetingut. Prej 4 vitesh ai është larguar nga Bashkia, pas ardhjes në krye të këtij institucioni…

Read More

Lionel Messi tani është 38 vjeç dhe ikona e Barcelonës po afrohet drejt fundit të karrierës së tij profesionale si futbollist dhe nëse komentet e fundit janë tregues, duket se shumë shpejt ai do t’i varë këpucët në gozhdë. Pas fitores në Kupën e Botës në 2022, shumëkush priste që Messi të përfundonte karrierën e tij ndërkombëtare, por ai vazhdoi më tej. Ai synon të ndihmojë Argjentinën të mbrojë titullin e fituar verën e ardhshme në Amerikën e Veriut. ‘Los Albiceleste’ janë tashmë të kualifikuar për turneun e vitit 2026, ndërsa javën tjetër do të përballen me Venezuelën dhe Ekuadorin…

Read More

Ushtria izraelite e shpalli Qytetin e Gazës “zonë të rrezikshme lufte” më 29 gusht, para ofensivës së paralajmëruar për marrjen e kontrollit të plotë të qytetit më të madh në territorin palestinez pas pothuajse dy vjet luftë. Izraeli po përballet me presion të madh nga brenda dhe jashtë vendit për t’i dhënë fund ofensivës në Gazë, ku Kombet e Bashkuara kanë shpallur zi të bukës. Ushtria izraelite, megjithatë, po përgatitet që të zgjerojë luftimet dhe të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës, me një zëdhënës të ushtrisë që tha: “Nuk po presim”. “Kemi nisur operacionet fillestare dhe fazat fillestare të…

Read More

Revista prestigjioze britanike The Standard ka publikuar listën e saj vjetore me 100 londinezët më seksi. Krahas emrave të njohur të botës së artit, muzikës, modës dhe sportit, spikasin edhe tri yje me origjinë shqiptare: Rita Ora, Elena Ora dhe Dua Lipa. Revista ka dhënë një përshkrim mbi arsyet se pse secila prej tyre zënë vend në këtë listë. Rita Ora – ylli i popit Këngëtarja 34-vjeçare Rita Ora, e cila prej vitesh është një nga emrat më të fortë të skenës ndërkombëtare, u përfshi në listë për karizmin e saj unik, suksesin në muzikë dhe stilin e guximshëm. Revista…

Read More