Autor: TV News
rajneri i Dukagjinit, Ismet Munishi ka përfunduar në disiplinore. Komisioni i Garave i Superligës, pas mbledhjes së sotme ka njoftuar se për shkak të ofendimeve ndaj gjyqtarëve dhe futbollistëve të skuadrës kundërshtare, në ndeshjen Dukagjini – Malisheva, të ngrihet inicim disiplinor ndaj trajnerit Ismet Munishi. ”Ndaj: Kryetrajnerit të KF “Dukagjini”, Ismet Munishi (ID: 365) Motivi: Gjatë ndeshjes ka reaguar në mënyrë të pahijshme ndaj vendimeve të gjyqtarit, duke e fyer dhe ofenduar si dhe ofendon lojtarin kundërshtar. Kjo sjellje bie ndesh me etikën sportive dhe rolin edukativ të trajnerit (pedagogut, edukatorit).(RECIDIVIST) Sipas xhirimit televizive te ndeshjes Malisheva-Dukagjini.”, thuhet në njoftim.…
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, e mbrojti të mërkurën sulmin e ushtrisë amerikane ndaj një varke të operuar nga një bandë e dyshuar venezuelase dhe paralajmëroi se sulme të tilla “do të ndodhin përsëri”. Rubio tha se përpjekjet e mëparshme të Shteteve të Bashkuara për ta ndaluar fluksin e drogave të paligjshme drejt Shteteve të Bashkuara dhe më tej nuk kanë funksionuar. “Ata ndalen vetëm kur t’i hedhësh në erë, kur t’i eliminosh”, tha Rubio gjatë një vizite në Meksikë, duke shtuar se ky është vetëm fillimi i një operacioni më të madh të SHBA-së në rajon. “Shtetet e…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu pikëpamjen se nuk sheh “asnjë shenjë që Rusia dëshiron paqe” në reagimin e tij të parë ndaj deklaratave të Putinit se është i gatshëm të takohet me të në Moskë. Deklarata e Zelensky-t u bë në krah të Presidentit Francez Emmanuel Macron, i cili e priti atë të mërkurën pasdite në Pallatin Elysee. Më parë, në një intervistë në Pekin, presidenti rus tha se ishte i gatshëm të takohej me Volodymyr Zelensky në Moskë. Konkretisht, ai u përgjigj se kjo mund të ndodhte për sa kohë që takimi ishte “i përgatitur mirë”. Udhëheqësi rus pyeti…
Kombëtarja e Turqisë po triumfon ndaj Serbisë në ndeshjen e EuroBasketit. Turqia po fiton ndaj Serbisë në ndeshjen e sotme të grupit në EuroBasket me rezultatin e ngushtë 19-18, shkruan GazetaBlic Sport. Alperen Sengun i Turqisë ka shënuar 10 pikë në çerekun e parë, duke qenë më i dalluari në parket. /GazetaBlic Sport
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të mërkurën se pret qartësi gjatë një samiti të aleatëve të Ukrainës të enjten “ose pak pas tij” lidhur me garancitë e sigurisë që Evropa mund t’ia ofrojë Kievit pasi të përfundojë lufta e Rusisë në Ukrainë. “Pres që nesër, ose pas ditës së nesërme, të kemi qartësi për atë që mund të ofrojmë kolektivisht”, tha Rutte në një konferencë për shtyp me presidentin e Estonisë, Alar Karis, në selinë e NATO-s në Bruksel. “Kjo do të thotë që ne mund të angazhohemi edhe më intensivisht, përfshirë me palën amerikane, për të…
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe ai kinez Xi Jiping janë dëgjuar duke diskutuar për transplantet e organeve. Ndërsa Presidenti rus Vladimir Putin ecte krah për krah me Presidentin kinez Xi Jinping, me mikrofonin hapur ata kanë diskutuar për transplantet e organeve dhe mundësinë e jetesës së njerëzve deri në 150 vjeç. Biseda mes tyre u transmetua drejtpërdrejt nga televizioni shtetëror kinez CCTV dhe media të tjera, duke përfshirë agjencitë CGTN, AP dhe Reuters të Pekinit. Ndërsa të dy udhëheqësit ecin drejt podiumit të Tiananmenit, ku do të ndjekin paradën me Kim Jong Un, përkthyesi i Putinit dëgjohet duke thënë: “Bioteknologjia është në zhvillim…
Valon Fazliu, sulmuesi kosovar i klubit zviceran, Aarau ka komentuar ballafaqimin Zvicër-Kosovë, që luhet të premten në St. Jacob Park në Basel, në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës 2026 si dhe fillimin e jashtëzakonshëm të tij në kampionatin zviceran. Fazliu ka realizuar gjashtë gola në katër duelet e para, duke udhëhequr ekipin e tij drejt vendit të parë në fillimin e sezonit. Sulmuesi 29 vjeçar u shpreh shumë i lumtur për formën optimale në këtë sezon të ri, teksa shpreson të vazhdojë kështu. “Po, jam shumë i lumtur se si ka filluar sezoni edhe për mua edhe për…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Xhenova të Italisë, ku një 30-vjeçare me origjinë nga Peruja humbi jetën pasi ra nga ballkoni i katit të gjashtë të pallatit ku banonte, në lagjen San Martino. Viktima është identifikuar si Evelinndel Moori Chamorro, e cila sipas mediave italiane, pak para rënies kishte debatuar ashpër me partnerin e saj. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia po heton si pistën e vetëvrasjes, ashtu edhe mundësinë që ajo të jetë shtyrë nga partneri. Dyshimet për një vrasje janë shtuar pas rezultateve të autopsisë. Hetuesit kanë konstatuar se në trupin e viktimës…
Vajza e Kim i vjedh vëmendjen të atit në Pekin/ Një ditë ajo do të udhëheqë Korenë e Veriut – faxweb
Për herë të parë që nga trashëgimia e pushtetit nga i ati në vitin 2011, Kim Jong-un mori pjesë në një takim të madh ndërkombëtar të krerëve të shteteve. Në Pekin, ai ishte një i ftuar i shquar i Xi Jinping: udhëheqësi kinez e vendosi atë në të majtën e tij në rreshtin e parë, me Vladimir Putinin në të djathtën e tij. Kështu, Kim u ngrit zyrtarisht dhe në mënyrë mburravece nga mbrojtësit e tij kinezë dhe rusë në statusin e një bashkëbiseduesi të dobishëm: një sinjal për Donald Trump . Megjithatë, udhëtimi i diktatorit të Koresë së Veriut në…
Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026 kundër Zvicrës, më 5 shtator, në stadiumin “St. Jakob Park” të Baselit. Mbrojtësi i njohur kosovar, Arbër Prekazi thotë se është mjaft optimist për këtë duel, pasi Kosova ka një përbërje mjaft të mirë, e Zvicra nuk ka formë të larta në duelet e fundit, shkruan GazetaBlic Sport. “Jam shumë optimist për këtë ndeshje, luajmë kundër një përfaqësuese shumë të fortë, por që në 6 ndeshjet e fundit zyrtare nuk ka fituar as njërën nga to (4 humbje e 2 barazime) , e kur kësaj i shtohet forma…
