Autor: TV News

Presidenti rus Vladimir Putin i tha Kievit të mërkurën se ekziston një shans për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë nëpërmjet negociatave, “nëse mbizotëron arsyeja e shëndoshë”, një opsion që ai do ta preferonte, por se ishte gati ta përfundonte atë me forcë nëse kjo ishte e vetmja mënyrë. Duke folur në Kinë në fund të një vizite atje, Putin tha se kishte vënë re “një dritë të caktuar në fund të tunelit”, duke pasur parasysh ato që ai i quajti përpjekje të sinqerta nga Shtetet e Bashkuara për të gjetur një zgjidhje për luftën më të madhe tokësore të…

Read More

Xabi Alonso është nominuar për çmimin Trajneri i Muajit të La Ligës për gushtin, pas një nisjeje të fortë të sezonit 2025/26 me Real Madridin. Ardhja e Alonsos këtë verë i ka sjellë tashmë një identitet të qartë ekipit, duke kombinuar energjinë rinore me disiplinën taktike. Të nominuar të tjerë përfshijnë Ernesto Valverden e Bilbaos dhe trajnerin e Espanyol, Manolo González. Alonso konsiderohet si një nga favoritët për çmimin, duke pasur parasysh performancat dominuese të Madridit dhe epërsinë e hershme në garën për titull. /GazetaBlic Sport

Read More

Një shqiptar mbajti peng banorët e një ndërtese në Itali për disa dhjetëra minuta, duke kërcënuar se do të shpërthente bombolat e gazit. U desh ndërhyrja e karabinierëve për të mposhtur sulmuesin. Incidenti ndodhi mbrëmjen e sotme në Acate të italisë. Një shtetas shqiptar (me shumë mundësi me probleme mendore), u tërbua, duke kërcënuar të pranishmit se do ta hidhte në erë ndërtesën. U deshën gjashtë anëtarë të karabinierëve për ta mposhtur dhe për ta trajtuar nga ndihmësit mjekësorë. Fatmirësisht, përvec panikut të banorëve, asnjë nuk u lëndua.

Read More

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe rreth 20 të tjerë janë plagosur pasi trami ikonik Gloria në Lisbonë doli nga shinat dhe u rrëzua, thanë shërbimet e emergjencës. Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan tramin e ngjashëm me tramvaj, i cili është i njohur për turistët, praktikisht të shkatërruar dhe punonjësit e emergjencës duke nxjerrë njerëz nga rrënojat. Shërbimet e emergjencës i thanë CNN Portugal se nëntë prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. Nuk dihet arsyeja që shkaktoi përmbysjen e tramit. Gloria është një nga tre funikularët në kryeqytetin portugez. Ajo lidh qendrën e Lisbonës me…

Read More

Fiqtë nuk janë vetëm një frut i shijshëm me të cilin na pëlqen të ëmbëlsojmë ditët e verës, ato janë një burim natyror i lëndëve ushqyese të vlefshme që bëjnë mrekulli për trupin tonë. Qoftë të konsumuara të freskëta apo të thata, fiqtë përmbajnë lëndë ushqyese të shumta që kanë një efekt pozitiv në trup dhe mendje. Më poshtë janë shtatë arsye pse duhet t’i përfshini ato në dietën tuaj sa më shpesh të jetë e mundur. Fiqtë janë të pasur me magnez, një mineral që ndihmon në luftimin e stresit dhe lodhjes, mbron sistemin nervor dhe kontribuon në shëndetin…

Read More

Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka miratuar në unanimitet një fond ndihme për Bashkinë e Gramshit pas emergjencës së shkaktuar nga zjarri në muaji gusht. Nga zjarri u prekën disa fshatra. Fondi prej 3.000.000 lekë të reja ka për qëllim mbështetjen e menjëhershme të Bashkisë Gramsh për të përballuar kostot e dëmeve që kanë ardhur si pasojë e kësaj fatkeqësie, lehtësimin e barrës financiare që ka shkaktuar emergjenca, mundësimin e rikuperimit të një pjese të dëmeve të shkaktuara në territorin e saj, forcimin e bashkëpunimit ndërbashkiak dhe frymës së ndihmës reciproke për përballimin e fatkeqësive natyrore dhe jo vetëm.

Read More

Ergin Ataman, trajneri i Turqisë, foli në konferencën për shtyp pas ndeshjes së xhrios së pestë të EuroBasket 2025. Turqia fitoi 95-90 në një ndeshje fenomenale, duke siguruar vendin e parë në Grupin A. Kundërshtari i tyre në raundin e eliminimit do të jetë Suedia. “Mendoj se kjo ishte një ndeshje e nivelit shumë të lartë. Të dyja ekipet luajtën në 100%, luftuan fort, u përpoqën të ndalonin njëra-tjetrën dhe treguan kapacitet të madh. Kjo është arsyeja pse rezultati përfundoi kështu. Nga ana jonë, lojtarët tanë kryesorë luajtën në një nivel të lartë, veçanërisht Shane Larkin, i cili luajti 39…

Read More

Në kujtesën kolektive dhe në rrëfimet e asaj kohe shpesh përsëritej një thënie domethënëse se me nisjen e procesit gjyqësor ndaj të arrestuarve politikë, niste një fazë tjetër e jetës së tyre – një periudhë që, paradoksalisht, konsiderohej si më e lehtë sesa ajo që e kishte paraprirë. Kjo ide lidhej me faktin se përballja në sallën e gjyqit shënonte përfundimin e hetuesisë, aty ku dhuna, presioni psikologjik dhe metodat e nënshtrimit ishin bërë pjesë e përditshmërisë së të akuzuarve. Procesi gjyqësor, sado i manipuluar dhe i kontrolluar nga pushteti, për të pandehurit kishte një kuptim të…

Read More

Një nga tramvajet më të njohur të Lisbonës, i konsideruar simbol i qytetit dhe atraksion turistik, doli nga shinat të mërkurën duke shkaktuar 15 viktima dhe 18 të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë. Pesë prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa disa janë shtetas të huaj, njoftuan shërbimet e emergjencës. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, në orarin e pikut, kur tramvaji “Elevador da Glória” humbi kontrollin teksa zbriste një kodër të ngushtë në qendër të Lisbonës dhe u përplas me një ndërtesë. Mjeti doli në njërën anë, ndërsa dhjetëra zjarrfikës e ekipe shpëtimi punuan për më shumë…

Read More

Kreshnik Tomani, i cili ndodhej prej 10 ditësh në gjendje kome te spitali i Traumës, ka ndërruar jetë ditën e sotme. Më 24 gusht, 35-vjeçari u përplas nga një automjet tip “Land Rover” që drejtohej nga një 17-vjeçar. Konkretisht, aksidenti ka ndodhur në lagjen “Liri Gero”. Ndërkohë shoferi i mitur u arrestua në flagrancë për veprat penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Read More