Autor: TV News
Dokumenti, që pritet të zbatohet në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare, synon të frenojë shpërqendrimin e nxënësve dhe varësinë e tyre ndaj rrjeteve sociale, duke rikthyer vëmendjen tek procesi i mësimit. Me këtë udhëzim, Ministria e Arsimit synon të krijojë një mjedis më të qetë dhe më të përqendruar në shkollë. Telefoni, që për një kohë të gjatë është parë si shoqërues i pandashëm i të rinjve, do të ketë një rol më të kufizuar brenda klasës. Pyetja që mbetet është nëse rregullat e reja do të sjellin vërtet një ndryshim të qëndrueshëm tek mënyra se si nxënësit e shohin…
Trajneri i Athletic Bilbaos, Ernesto Valverde, është pezulluar për 4 ndeshje në ligën spanjolle, raporton Eurosport. Trajneri u përjashtua në ndeshjen e raundit të 3-të të La Ligës kundër Real Betis (2:1) për shkak të sjelljes së tij. Ai mori 2 ndeshje për protesta dhe 2 të tjera për shfaqje mosrespekti. Në të njëjtën ndeshje, portieri zëvendësues Alex Padilla u përjashtua gjithashtu për hedhjen e topit në fushë. Ai u pezullua për 3 ndeshje. Në 4 ndeshjet e ardhshme të La Ligës, Athletic do të përballet me Alaves (13 shtator), Valencia, Girona dhe Villarreal. /GazetaBlic Sport
Policia ka nisur procedimin penal kundrejt një mjeku , pas neglizhencës në trajtimin mjekësor ndaj një pacienti në spitalin e Librazhdit. Mjeku me iniciale A.I akuzohet për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”. Bëhet me dije se viktima është konstatuar i rrëzuar në rrugën që të çon drejt spitalit. Njoftim i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, për shtetasin A. I., 69 vjeç, mjek në spitalin e Librazhdit, pasi ka kallëzuar një 42-vjeçare, me pretendimin…
Shtetet evropiane mund të përballen me një faturë në vlerë prej një trilion dollarësh për riarmatim, në dritë të kërcënimit në rritje nga Rusia dhe rishikimit të ri të mbrojtjes nga Shtetet e Bashkuara, që mund të sjellë një tërheqje dramatike të forcave amerikane nga kontinenti, u tha në një raport të publikuar më 3 shtator. Raporti prej 106 faqesh i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), me seli në Londër, evidenton mangësi në të gjitha fushat: në prodhim, inteligjencë dhe pajisje ushtarake si raketat me rreze të gjatë veprimi apo në sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore. “Një nga…
Mali i Zi pësoi një humbje tronditëse në raundin e fundit të fazës së grupeve të EuroBasket, duke u mposhtur nga Britania së Madhe me rezultatin 89-83. Me këtë humbje, turneu i Malit të Zi përfundoi në fazën e grupeve, ndërsa Suedia do të avancojë nga Grupi B. Edhe nëse Suedia humbet më vonë sot ndaj Lituanisë, ata mbajnë rekordin më të mirë në ndeshjet kokë më kokë në grup kundër Malit të Zi dhe Britanisë së Madhe, dhe për këtë arsye kanë siguruar një vend në raundin e 16-të. Mali i Zi pati një fillim shumë të fortë në…
Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në segmentin e autostradës Lushnje- Fier, në vendin e quajtur “ Vajkan”. Një automjet tip “ Benz” ka dalë nga rruga duke përfunduar i përmbysur në kanalin anësor. Tre personat që ndodheshin në automjet fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime të rënda. Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë pér të përcaktuar shkaqet e humbjes së kontrollit të automjetit.
Shpresa për të gjetur të mbijetuar në rrënojat e shtëpive të shkatërruara nga tërmeti i fuqishëm në Afganistanin lindor gjatë fundjavës po shuhet. Një tërmet me magnitudë 6 goditi Afganistanin lindor të dielën, duke i lënë banorët në qiell të hapur nga frika e lëkundjeve të fuqishme pasuese. Tërmeti ka vrarë të paktën 1,411 persona dhe ka plagosur 3,124 të tjerë, thanë autoritetet talebane në pushtet, duke e bërë atë një nga më vdekjeprurësit në dekada. Shumica dërrmuese e viktimave ishin në provincën Kunar, dhe gjithashtu në provincat e afërta Nangarhar dhe Laghman. E mbijetuara Gul Bibi, 80 vjeç, e…
Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Rezidencës Studentore Universitare Nr. 1 Sh. A.. Ditën e sotme, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm Drejtues Madhor Ilir Proda nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorin e Përgjithshëm të Shoqërisë “Rezidenca Studentore Universitare Nr. 1” z. Olsi Shahini, në funksion të akomodimit sa më cilësor të studentëve që ndjekin Akademinë e Sigurisë. Marrëveshja, në prag të vitit të ri akademik, synon të promovojë kushte sa më të mira studimi, konform standardeve europiane, nëpërmjet akomodimit të studentëve, në ambientet e Rezidencës Studentore Universitare Nr. 1 Sh. A..…
Alejandro Balde ka pësuar një dëmtim të vogël në kofshën e këmbës së majtë, siç njoftoi klubi në rrjetet sociale këtë të mërkurë. Barça nuk ka specifikuar se sa kohë do të mungojë, por ka lënë të kuptohet se progresi i tij do të përcaktojë rikthimin e tij, transmeton GazetaBlic Sport. Vlen të kujtohet se mbrojtësi i krahut pati një pengesë ndaj Leganés prillin e kaluar në atë zonë, kur pësoi një dëmtim distal në kofshën e majtë që bëri që të humbiste finalen e Kupës së Mbretit kundër Real Madridit dhe gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Interit. ❗…
Ndryshimet janë të rëndësishme. Gjëra që ndodhi në futboll, e që i ngjanë kombëtares shqiptare në prag të miqësores ndaj Gjibraltarit. Në total janë katër lojtarë që ishin planifikuar e që nuk iu përgjigjën thirrjes për grumbullim të trajnerit Silvinjo, në vend të të cilëve kanë ardhur katër të tjerë. Tekniku brazilian ka marrë në skuadër mbrojtësit Enis Çokaj e Maldin Kacurri, pasi Ardian Ismajli ishte I pamundur për shkak lëndimi, ndërsa Adrian Bajrami vendosi ta vazhdojë karrierën ndërkombëtare me Zvicrën. I dëmtuar edhe portieri Elhan Kastrati, që braktisi përgatitjet në Malagë të Spanjës, e në vend të tij u…
