Autor: TV News

Mbrojtësi i djathtë Trent Alexander-Arnold iu bashkua Real Madridit si transferim i lirë nga Liverpooli këtë verë dhe ka folur hapur për sfidat e tij të reja në kryeqytetin spanjoll. Ai tha se largimi nga Liverpooli ishte vendimi më i vështirë i jetës së tij, por se nuk mundi t’i rezistonte sfidës së të luajturit për Klubin Mbretëror. “Largimi nga Liverpooli ishte një nga vendimet më të vështira të jetës sime. Por ndjeva se Real Madridi ishte hapi tjetër dhe tani ishte koha e duhur”, tha Trent. “Real Madridi është një sfidë e madhe. Ndjesia e peshës së fanellës, kjo…

Read More

Kryeministri Rama ka prezantuar krijimin e operatorit kombëtar të ujit, ndërsa tha se është koha për një strukturë të re me fokus menaxhimin e të gjitha burimeve ujore në vend. “Kemi pasur një trashëgimi dramatike në sektorin e ujit që kërkon investime… fragmentimi në emrin e decentralizimit i sistemit të shpërndarjes në 58 ndërmarrje ishte katastrofë.” Për të gjithë ata që kanë abuzuar me shpërdorim ose lidhje të paligjshme të ujit, do të ketë një plan masash ndëshkuese. “Përsa i përket reformës, jemi shumë të qartë çfarë do të bëjmë. Nga prodhimi tek shpërndarja, njëlloj siç bëmë me energjinë. Në…

Read More

Futbollisti italian Federico Chiesa nuk do të luajë për Liverpoolin në Ligën e Kampionëve pasi nuk u përfshi në listën për garën më elitare të klubeve. Anësori nuk u përfshi në skuadrën prej 22 lojtarësh të Liverpoolit për turneun, që do të thotë se Arne Slot nuk do të mbështetet në shërbimet e tij këtë sezon. Chiesa ka të ngjarë të shitet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar të dimrit, duke marrë parasysh që Merseysiders e forcuan ndjeshëm ofensivën e tyre këtë verë. Chiesa ka qenë pjesë e të tre ndeshjeve të Premier League që nga fillimi i sezonit dhe shënoi…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka postuar një tjetër video nga lirimi i hapësirave publike në kryeqytete. Me anë të një postimi në Facebook, Rama thekson se po punohet për projekte të shumta të sistemimit. Postimi i Ramës: Rritet përditë sipërfaqja e çliruar e hapësirës publike në kryeqytet, ndërkohë që punojmë me projektet e shumta të sistemit 🫶

Read More

Turqia arriti suksesin e saj të pestë në EuroBasket pasi mundi Serbinë 95:90 në Riga, në ndeshjen e fundit të grupit, dhe kështu u kualifikua për fazën tjetër si ekipi i vendit të parë. Ndeshja ishte një ndeshje me rezultate të paparashikueshme, me dy ekipet që shkëmbyen kryesimin, me Turqinë që mori fitoren. Një problem shtesë për serbët ishte dëmtimi i Aleksa Avramovic në pjesën e parë. Më parë, Bogdan Bogdanovic ishte lënduar. Alperen Sengun ishte i pandalshëm me 28 pikë, ndërsa Jokic shënoi 22 pikë për Serbinë. Turqit do të luajnë kundër Suedisë në fazën tjetër, ndërsa Serbia do…

Read More

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në rrugën e Arbrit në aksin rrugor Qafë e Buallit-Klos, ku një makinë tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga ku për pasojë janë plagosur dy persona. Fillimisht aksidenti është pikasur nga drejtuesit e mjeteve të tjerë, të cilët kanë njoftuar ambulancën dhe policinë, të cilët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur dërgimin e dy të plagosurve drejt spitalit të Klosit për mjekim ku aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit ku paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja…

Read More

Spanja do të përballet nesër me Bullgarinë në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Luis de La Fuente, trajneri i Spanjës, zbuloi recetën e tij për të mposhtur bullgarët në konferencën e sotme për shtyp: “Mbaje topin, dil shpejt dhe krijo raste pa lënë pas dore kundërshtarin, sigurisht. Qasja jonë ekipore është mbi çdo qasje individuale dhe ne e dimë se për çfarë duam të luajmë.” “Lamine është një djalë i mrekullueshëm dhe shumë i pjekur, dhe ajo që po bëjmë këtu është ta ndihmojmë të përparojë. Talenti i futbollit i Lamine Yamal është tashmë i njohur në…

Read More

Ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sibikha e përshkroi propozimin e presidentit rus Vladimir Putin për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Moskë si të papranueshëm. Siç shkroi Andriy Sibiha në postimin e tij, të paktën shtatë vende, përfshirë Austrinë, Vatikanin, Zvicrën dhe tre vende të Gjirit, janë gati të presin një takim të tillë.

Read More

Ish-trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka refuzuar një ftesë nga menaxhmenti i Bayer Leverkusen për të marrë drejtimin e ekipit pas shkarkimit të Erik ten Hag. Xavi e ka refuzuar mundësinë për të marrë drejtimin e Bayer Leverkusen për herë të dytë këtë verë. Katalanasi konsiderohej një opsion për punën e trajnerit të ekipit gjerman përpara se Ten Hag të emërohej, por më pas e refuzoi, duke pretenduar se nuk ishte ende gati të kthehej në detyrën e trajnerit. Dhe këtë herë, pas përpjekjes së re, Xavi vendosi ta refuzonte ofertën – me sa duket edhe për shkak të paqëndrueshmërisë…

Read More

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë po vijon me intensitet. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër video për transformimin urban të Tiranës, duke theksuar se çdo ditë po shtohet hapësira publike e çliruar në kryeqytet. Sipas tij, puna për projektet e shumta të infrastrukturës dhe sistemit të qytetit po ecin me ritëm të shpejtë. “Rritet përditë sipërfaqja e çliruar e hapësirës publike në kryeqytet, ndërkohë që punojmë me projektet e shumta të sistemit”, shkruan Rama, duke publikuar edhe pamje nga terreni. Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur prej muajit korrik në të gjithë vendin. Strukturat metalike dhe çadrat…

Read More