Autor: TV News
Presidenti Donald Trump thotë se SHBA-të kanë kryer një sulm kundër një anijeje që transportonte drogë në jug të Karaibeve, duke vrarë 11 “narkoterroristë”. Ai bëri me dije në mediat sociale se operacioni ushtarak amerikan i së martës kishte në shënjestër anëtarët e bandës venezueliane Tren de Aragua. Trump tha se anija ndodhej në ujëra ndërkombëtare dhe po transportonte lëndë narkotike në SHBA. Duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale të martën, Trump tha se forcat amerikane kishin “qëlluar” një “varkë që transportonte drogë” në afërsi të Venezuelës. “Ka shumë drogë në atë varkë,” tha ai. Trump shtoi se ishte…
Zvicra e Kosova përballen të premten prej orës 20:45 në Basel, në nismë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. ‘Dardanët’ kanë mbajtur sot seancën e fundit stërvitore para nisjes për në Zvicër, atje ku synojnë një rezultat sa më pozitiv, shkruan GazetaBlic Sport. Janë mësuar tashmë edhe gjyqtarët e këtij takimi, me Szymon Marciniak, gjyqtarin e mirënjohur polak që do të gjykojë këtë sfidë. Ja lista e plotë e gjyqtarëve: /GazetaBlic Sport/
Shkencëtarët kanë përcaktuar se plakja e trurit arrin kulmin në moshën 57, 70 dhe 78 vjeç. Ata shpjeguan se si arritën deri te ky zbulim. Në hulumtimin, rezultatet e të cilit u publikuan në revistën profesionale “Nature“, u analizuan të dhënat e skanimit të trurit të më shumë se 10,000 të rriturve. Janë analizuar ndryshimet në proteinat e gjakut. Ata identifikuan 13 proteina të lidhura me rënien njohëse dhe zbuluan se ndryshime të rëndësishme në tru ndodhin në moshën 57, 70 dhe 78 vjeç. Lajmi i mirë është se ka mënyra se si mund të ngadalësoni plakjen e trurit. Për…
Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet për vrasje në tentativë kundrejt një personi. Sipas raportit të policisë, arsyet mbeten akoma të panjohura. Bëhet me dije se viktima ndihmën e parë mjekësore e ka marrë në emergjencën e Podujevës dhe më pas është dërguar në QKUK. I dyshuari pas marrjes në pyetje me vendim të prokurorit, është dërguar në paraburgim.
Kina shfaqi fuqinë ushtarake të saj në rritje dhe thellimin e raporteve me Rusinë gjatë paradës ekstravagante ushtarake që synonte të shfaqte statusin e presidentit kinez, Xi Jinping, si udhëheqës i një rendi botëror alternativ joperëndimor. Parada e 3 shtatorit ofroi një imazh të koordinimit dhe forcës ushtarake, duke përfshirë mbi 10 mijë pjesëtarë të organizuar me koreografi të lartë dhe qindra pajisje ushtarake. China unveils advanced drones in V-Day military parade. #VDayParade https://t.co/zVq8FjmmkL pic.twitter.com/VOi3Jvb62x — China Daily (@ChinaDaily) September 3, 2025 Në fjalimin e tij hyrës në paradën ushtarake, Xi tha se vendi i tij bën gjithmonë zgjedhjen e…
Futbollisti i Drenicës, Altin Vojvoda e ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin e ri në Superligën e Kosovës. Vojvoda u transferua tek skuadra nga Skenderaj në merkaton e verës, kurse në edicionin e kaluar ishte pjesë e Vëllaznimit në Ligën e Parë. Ai ishte vendimtar në fitoren e Drenicës ndaj Prishtinës së Re, duke bërë një asistim fantastik për Kreshnik Ukën, i cili realizoi golin e vetëm në ndeshje. Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, ai tha se është shumë i lumtur për kontributin e tij në këtë takim, kurse tha se ka bërë përgatitje maksimale për këtë…
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se menaxhimi i ujit do të bëhet me të njëjtën filozofi, që është aplikuar në sektorin e energjisë. Sipas saj, krijimi i Operatorit të Ujit do të çojë sektorin në një nivel më të lartë. “Sektori i energjisë në 2013 ishte me humbje deri në 50%, bëhej fjalë për vjedhje dhe rrjet të amortizuar, faturave aforfe. Duke pasur shembullin energjisë elektrike dhe avancimin që ka bërë ky sektor, me ndarjen e shoqërive, ne sot kemi një skemë të qartë të funksionimit të kompanisë që duhet të aplikohet dhe në sektorin e ujësjellësit…
Përgjigja e Evropës ndaj luftës në Gazë ka qenë “një dështim” dhe rrezikon të minojë besueshmërinë e saj në botë, tha kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez. Para takimit të tij me kryeministrin britanik, Keir Starmer, në Londër, Sachez– udhëheqësi i parë evropian që e ka akuzuar Izraelin se po kryen gjenocid në Gazë – tha për The Guardian se lufta paraqet “një nga episodet më të errëta të raporteve ndërkombëtare në shekullin 21”. “Është një dështim”, tha ai. “Absolutisht. Po ashtu është e vërtet që brenda BE-së ka shtete që janë të ndara rreth mënyrës se si duhet të ndikojnë…
Mbrojtësi i Zvicrës, Manuel Akanji, është paraqitur në konferencë para ndeshjes me Kosovën. Akanji tha se duan gjashtë pikë në dy takimet e muajit shtator dhe nisje të mbarë në ndeshjen ndaj ‘Dardanëve’, transmeton GazetaBlic Sport. “Është periudha më e shkurtër kualifikuese që kam pasur me ekipin kombëtar deri më tani. Kështu që duhet të jemi plotësisht të përqendruar. Gjëja e mirë është se kemi dy ndeshje në shtëpi për të filluar. Presim gjashtë pikë nga ato ndeshje. Nuk do të jetë e lehtë, por ky është qëllimi ynë”, tha Akanji. Kujtojmë që ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës, do të…
I dyshuar si bashkëpunëtor për kultivimin e 2000 bimëve narkotike, në fshatin Mukset, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari. Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin: Vasel Mecaj, 38 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve…
