Autor: TV News
Rezultati i referendumit në Islandë kundër rifillimit të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian ka marrë një tjetër dimension politik në Francë, pasi Marine Le Pen e ka përdorur votën islandeze si argument për vizionin e saj për një Evropë të përbërë nga shtete më të pavarura dhe sovrane. Në një reagim në rrjetin social X, Le Pen e cilësoi vendimin e islandezëve si një rikujtim të asaj që ajo e quan “një të vërtetë të dukshme”: anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk është horizonti i natyrshëm për çdo demokraci evropiane. Sipas saj, vota e islandezëve tregon se popujt duhet të…
Protesta e sotme (30 gusht) kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama shënon ditën e 92 të qëndresës. Me thirrjet: ‘Rama jepe dorëheqjen!’ qytetarët e mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej’ marshojnë drejt Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ për tu vendosur para kryeministrisë. Aty improvizojnë një podium dhe mbajnë fjalime ku denoncojnë keqqeverisjen dhe korrupsionin e kësaj qeverie, dhe kërkojnë largimin e saj. Ata i bëjnë thirrje dhe administratës ti bashkohen në këtë protestë për një Shqipëri të re. rganizatorët kanë paralajmëruar se protestat në shtator do të jenë më të fuqishme ndërsa u kanë bërë thirrje dhe studentëve dhe pedagogëve tu bashkohen për…
Një zbulim që pritet të ndryshojë hartën arkeologjike të Europës ka dalë në dritë në brigjet shqiptare të liqenit të Ohrit. Një bashkëpunim mes arkeologëve shqiptarë dhe atyre zviceranë ka identifikuar vendbanimin më të vjetër të dokumentuar ndonjëherë në kontinent, që daton nga periudha 8000 deri në 4000 vjet para erës sonë. Punimet arkeologjike po zhvillohen në zonën e Buqezës, ku ekipi kërkimor i Universitetit të Bernës dhe specialistë shqiptarë janë angazhuar në gërmime intensive si në tokë, ashtu edhe nënujor, për të zbuluar gjurmët e jetës së hershme në këtë territor. Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, znj. Ruth Huber,…
Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, propozoi zhvillimin e një takimi trepalësh mes presidentit amerikan Donald Trump, presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë vizitës së tij të fshehtë në Moskë në fillim të kësaj jave, në përpjekje për t’i dhënë fund luftës. Lajmi është bërë i ditur për Axios nga dy burime të informuara mbi çështjen. Kjo ishte hera e parë që Ratcliffe u përfshi personalisht në përpjekjet diplomatike për të arritur një përparim në negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës.Vizita e Ratcliffe në Moskë kishte pjesërisht si synim të përcaktonte nëse drejtuesit rusë të shërbimeve të inteligjencës…
Po, Rrahim Ademi ishte pjesë e fitores së madhe kroate kundër forcave serbe në Kroaci. Kjo është pjesë e historisë dhe nuk ka arsye të mohohet. Por historia nuk mbaron aty. Kur erdhi koha e luftës së Kosovës, kur atdheu i tij ishte përfshirë në luftë për jetë a vdekje, Rrahim Ademi nuk erdhi të drejtonte as edhe një betejë të vetme për çlirimin e Kosovës. Arsyetimet që ai ka dhënë më vonë për këtë mungesë janë postfestum. Mund të diskutohen, të pranohen ose të kundërshtohen. Por një fakt nuk ndryshon: ai nuk ishte në frontin e luftës së Kosovës.…
Ambasadori rus për çështje speciale, Andrey Belousov, akuzoi të dielën SHBA-në se e shohin Evropën si një fushë beteje të mundshme bërthamore. Duke folur në një intervistë me kanalin televiziv rus RT, Belousov tha se këmbëngulja me të cilën Uashingtoni po përpiqet të fillojë diskutime mbi armët bërthamore jo-strategjike ruse sugjeron se SHBA-të po e shqyrtojnë seriozisht mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore në teatrin evropian të operacioneve. “Dhe, në thelb, ata e shohin Evropën si një teatër të tillë ushtarak të mundshëm”, tha ai. Belousov argumentoi se duke i kërkuar Rusisë të angazhohet në një dialog mbi arsenalin bërthamor…
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kalimit ilegal të kufirit në rajonin e Stublinës dhe Doberqanit. Sipas raportit policor, më 29 gusht, rreth orës 11:05, njësia policore ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë, në të cilën ndodheshin dy persona, një mashkull dhe një femër, shtetas të Serbisë. Të dyshuarit kanë deklaruar se kishin hyrë nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës përmes një rruge ilegale. “Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa të dyshuarit janë dërguar me procedurë të shpejtë në gjykatë për kundërvajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
“Kjo është një procedurë rutinë brenda kuadrit të bashkëpunimit policor”, tha një zëdhënës i policisë së Freiburgut (Gjermani)Siç është raportur tashmë, mbrëmë në zonën ku mbahej një aktivitet muzikor në Schachen të Aaraut ka pasur të shtëna armësh. Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë të plagosur, disa me plagë të rënda, transmeton albinfo.ch.Sipas policisë kantonale të Aargaut, viktima ndjerë është një grua 22-vjeçare. Ajo nuk ka vdekur vendngjarje. Katër burra dhe një grua, të moshave midis 24 dhe 27 vjeç, pësuan lëndime nga të lehta deri në serioze. Ata janë aktualisht në spital.…
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare për Përkujtimin e Viktimave të Zhdukur me Dhunë. Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar se mbi 1 mijë e 500 persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, shumë prej tyre fëmijë, ende mbesin pa varr dhe pa përgjigje për fatin e tyre. “Sot shënojmë Ditën Ndërkombëtare për Përkujtimin e Viktimave të Zhdukur me Dhunë. Mbi 1500 persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, shumë prej tyre fëmijë, ende mbesin pa varr, pa drejtësi dhe pa përgjigje. Ata janë plaga më e…
Një skenë e pazakontë është parë në ndeshjen mes Novi Pazarit dhe Maçvës në kampionatin serb të futbollit. Tifozët boshnjakë të Novi Pazar kanë hedhur një numër të madh pampersash në fushën e lojës, ndërsa nga tribunat janë dëgjuar thirrje kundër Ratko Mladiçit, ish-komandantit serb të dënuar për gjenocid dhe krime lufte. Sipas mediave boshnjake, protesta lidhet me raportimet se Mladiçi kishte përdorur pampersa gjatë qëndrimit në burgun e Hagës. Mladiçi, i dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata ndërkombëtare për krimet e kryera gjatë luftës në Bosnje, vdiq para disa ditësh.
