Autor: TV News
Bashkimi Evropian propozoi më 19 shtator që të vendoset ndalesë ndaj importeve të gazit rus, si pjesë e një pakete të re të sanksioneve që shënjestron të ardhurat që Moska përdor për luftën, por edhe për të plotësuar kërkesën e presidentit amerikan, Donald Trump. Sipas masave të prezantuara, që duhet të miratohen nga shtetet anëtare të bllokut, Komisioni Evropian tha se synon që të heqë dorë nga blerjet e gazit e lëngshëm natyror nga Rusia deri në janar të vitit 2027 – një vit më herët se sa ishte planifikuar. “Ekonomia e luftës së Rusisë po mbahet nga të ardhurat…
Forcat e marinës amerikane kanë zhvilluar një aksion të amdh në pjesën lindore të Oqeanit Paqësor, ku sekuestruan mbi 34 ton kokainë. Mediat raportojnë se që nga nisja e tij, operacioni ka çuar në 20 ndërhyrje detare, me një mesatare prej 820 kilogramësh kokainë të sekuestruar çdo ditë, si dhe në arrestimin e 59 personave të dyshuar për trafik droge. Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare e ka cilësuar këtë fushatë si një “goditje e vërtetë kundër karteleve”. Trump dhe politika e ashpër ndaj karteleve Kjo ofensivë vjen në vazhdën e qasjes së ashpër të promovuar nga Donald Trump për të…
Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, nuk arriti të konfirmojë nëse Cole Palmer do të luajë kundër Manchester United këtë fundjavë, kur foli në konferencën për shtyp para ndeshjes të premten. Maresca tha se Palmer ishte “mirë”, por pranoi se për disa lojtarë do të vendoset në minutën e fundit para udhëtimit në ‘Old Trafford’. Palmer është një prej tyre. Maresca tha: “Cole është mirë. Ne kemi stërvitje tani, u kthyem dje. Duhet të vlerësojmë disa lojtarë, kemi disa dyshime. Nuk kemi pasur stërvitje që nga ndeshja e së mërkurës, por do ta shohim.” Problemi i Palmerit me ijën u zbulua…
Abdi Baleta është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga familja e tij në një postim në rrjetet sociale. Abdi Baleta ka qenë ambasador i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ai ka qenë dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike. Lindita Baleta, vajza e ish-ambasadorit, ka shkruar në Facebook se babai i saj besonte te nderi dhe dashuria për familjen e për vendin. “Me pikëllim njoftojmë se sot u nda nga jeta bashkëshorti dhe babai ynë, Abdi Baleta. Për shumëkënd ishte diplomat, gjykatës, politikan, zë i fuqishëm për kombin. Për ne ishte burrë…
Tre avionë luftarakë rusë MiG-31 shkelën hapësirën ajrore estoneze të premten, tha qeveria e vendit. Avionët qëndruan në hapësirën ajrore estoneze për 12 minuta. Incidenti ndodhi këtë mëngjes pranë ishullit Vaidlo, vetëm 10 ditë pasi dronët rusë hynë në hapësirën ajrore polake. BE ka reaguar pas ngjarjes. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se Unioni do t’i përgjigjet me vendosmëri çdo provokimi të Rusisë. Edhe shefja e Diplomacisë Evropiane, Kaja Kallas ka shprehur mbështetjen për vendet anëtare përballë çdo provokimi rus. Von der Leyen: “Ne do t’i përgjigjemi provokimeve të Moskës” “Evropa qëndron në solidaritet me Estoninë përballë shkeljes së fundit…
Pep Guardiola ka lënë të kuptohet se nëse Arsenali ose Liverpooli fitojnë titullin e Premier Ligës këtë sezon, kjo do të ndodhë sepse ata “shpenzojnë shumë para”. Trajneri i Manchester Cityt ka thënë se Mikel Arteta dhe Arne Slot trajtohen ndryshe nga ai kur shpenzojnë shumë në tregun e transferimeve. Kampionët e Premier Ligës, Liverpooli, shpenzuan rreth 440 milionë paund këtë verë, ndërsa nënkampionët e sezonit të kaluar, Arsenali, shpenzuan 250 milionë paund. “Dua vetëm t’i them mikut tim Mikel Arteta se nëse fiton titullin, do të jetë vetëm sepse ka shpenzuar para, jo sepse ka punuar shumë ose sepse…
Gjykata e Posaçme ka shqyrtuar sot kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, për revokimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. GJKKO ka vendosur lënien në fuqi të masës së sigurisë, duke mos lejuar lirimin e tij nga qelia. SPAK pretendon se gjatë hetimeve janë zbuluar skema korrupsioni dhe abuzime me pushtetin. Përveç Metës dhe Kryemadhit, janë dërguar për gjykim edhe tre persona të tjerë. Seanca e parë paraprake do të zhvillohet më 25 shtator dhe dosja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila do të vendosë nëse e kalon për gjykim, e kthen në…
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha sot se ofensiva ushtarake e Izraelit në Gaza po shkatërron besueshmërinë e vendit. “Këto lloje operacionesh në Gaza janë krejtësisht kundërproduktive; kjo është, duhet ta them, një dështim”, tha Macron në një intervistë me transmetuesin izraelit Channel 12. “Po shkaktoni kaq shumë viktima dhe viktima midis civilëve sa po e shkatërroni plotësisht besueshmërinë dhe imazhin e Izraelit jo vetëm në rajon, por edhe në opinionin publik kudo”, shtoi ai. Izraeli ka bombarduar enklavën bregdetare për gati dy vjet që nga sulmi terrorist i 7 tetorit i udhëhequr nga Hamasi. Këtë javë Forcat Mbrojtëse të Izraelit nisën një ofensivë…
Mirlind Daku tashmë vlen 10 milionë euro, sipas “Transfermarkt”. Deri ditën e djeshme, vlera e sulmuesit të Kombëtares shqiptare ka qenë 8 milionë euro, por tashmë ajo është rritur. Plot 2 milionë euro më shumë vlen sulmuesi nga Gjilani, i cili po kalon një moment të mirë me Rubin Kazan në Rusi. Ky vlerësim vjen pak para ndeshjes që Shqipëria do të luajë në transfertë përballë Serbisë. Këtë sezon, Daku ka luajtur në 11 ndeshje me Rubin Kazan. Në këto sfida që ka marrë pjesë ia ka dalë që të shënojë 8 gola dhe të asistojë në një tjetër.
Kreu i Bashkisë Tiranë ka kërkuar sot të jetë i pranishëm në mbledhjen që do të zhvillohet ditën e martë, ku do të vendoset në lidhje me shkarkimin e tij nga detyra. Shkak për këtë është bërë fakti se një nga katër zëvendës kryetarët e emëruar nga Anuela Ristani, do të emërohet të mbaje detyrën e Veliajt. Ky debat i ashpër mes anëtarëve është për faktin nëse është ky moment ose jo i ligjshëm. Gjasat janë që mbledhja e së martës të mbahet me dyer të hapura.
