Autor: TV News

Qeveria ‘Rama 4’ ka nisur sot zyrtarisht detyrën. Pas betimit të kabinetit qeveritar në Presidencë, para presidentit Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e rinj, do të dalin nga godina e Presidencës në këmbë, ashtu siç ndodh përherë. Më pas i pari i qeverisë, bashkë me vartësit e tij do t’i drejtohet godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahet dhe mbledhja e parë e Këshillit të Ministrave. Nuk dihet se cilët do të jenë vendimet e para që do të marrin kjo qeveri, ndërsa në fokus të këtij mandati është integrimi i vendit në BE.

Read More

Ish- banorja e Big Brother Vip Kosova, Xheneta Fetahu duket se e ka të pamundur të harrojë ish- partnerin e saj, Besart Kelmendin, i njohur si Gjesti. Dyshja nisën një romancë gjatë qëndrimit në BBVK, porse fatkeqësisht nuk është se u zgjati shumë. Janë disa detaje që na bindin se Xhenki ende nuk e ka harruar, apo edhe nuk dëshiron ta lë në harresë Gjestin, derisa ky i fundit e ka injoruar kaherë totalisht.

Read More

Barcelona ka lëshuar një deklaratë zyrtare duke njoftuar se ndeshja në shtëpi kundër Paris Saint-Germain në raundin e dytë të fazës kryesore të Ligës së Kampionëve do të luhet në stadiumin Estadi Olimpic Lluis Companys, pasi ende nuk ka leje administrative për të përdorur Camp Nou. Ja çfarë shkruan klubi: “FC Barcelona njofton se ndeshja e dytë e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, të mërkurën, më 1 tetor, në orën 21:00, kundër Paris Saint-Germain, do të luhet në stadiumin olimpik Luis Companys” Klubi vazhdon të punojë intensivisht për të marrë lejet e nevojshme administrative për hapjen e stadiumit…

Read More

Janë publikuar pamjet e para nga banesa e deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, pas shpërthimit që ndodhi pas mesnatës në rrugën “Arjan Sala”, në Kamëz. Foto të marra nga vendngjarja tregojnë dëmet e shkaktuara në murin rrethues të banesës, si dhe situatën në zonën përreth menjëherë pas shpërthimit. Nga pamjet e bëra publike, shihet qartë se lënda plasëse ka shkaktuar dëmtime në pjesën e rrethimit të banesës, aty ku edhe dyshohet se është vendosur sasia e eksplozivit. Në momentin e shpërthimit, në banesë ndodhej vetëm deputeti Xhelal Mziu dhe bashkëshortja e tij. Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar.

Read More

Trajneri i Napolit, Antonio Conte, ndau mendimin e tij pas humbjes 2-0 ndaj Manchester Cityt në Etihad në një ndeshje të raundit të parë në fazën kryesore të Ligës së Kampionëve. Trajneri italian vuri në dukje ndryshimin që erdhi pas kartonit të kuq të Giovanni Di Lorenzos. “Ndjesia ime ishte se lojtarët e dinin saktësisht se çfarë donin të bënin dhe donin të jepnin gjithçka kundër Manchester Cityt, por në fund të fundit nuk mund të nxjerrim shumë përfundime vetëm pas kësaj ndeshjeje,” tha Conte. “City është një ekip shumë i pajisur mirë. Qëllimi i tyre është të triumfojnë në…

Read More

Ndërsa afrohet stina e ftohtë, mënyrat natyrale për të forcuar imunitetin bëhen thelbësore. Kjo pije kombinon përbërës të pasur me vitamina, antioksidantë dhe veti natyrale antibakteriale. Sipas hulumtimeve nga ekspertët e të ushqyerit, konsumi i rregullt i këtyre ushqimeve përmirëson rezistencën e trupit dhe rrit energjinë dhe vitalitetin. Njerëzit që e përdorin atë çdo ditë vënë re një rrezik të reduktuar të sëmundjeve dhe një ndjenjë force dhe përqendrimi më të madh. Pse këto përbërës forcojnë imunitetin? Limoni është një burim natyror i vitaminës C, e cila mbështet funksionin e qelizave të bardha të gjakut. Mjalti ka veti antibakteriale dhe…

Read More

Ukraina ka goditur dy objekte energjetike ruse me dronë me rreze të gjatë veprimi, duke shkaktuar shpërthime të fuqishme. Sulmi i parë u krye ndaj kompleksit Gazprom Neftekhim Salavat në Baskurtostan, rreth 1300 km nga fronti në Ukrainë. Objektivi ishte njësia për përpunimin e naftës bruto ELOU-AVT-4, ku shpërtheu zjarr pas goditjes. Guvernatori lokal konfirmoi sulmin me dy dronë, por nuk raportoi viktima. Ndërkohë, një tjetër sulm u krye ndaj rafinerisë së naftës në Volgograd, e cila luan rol kyç në furnizimin e ushtrisë ruse. Rafineria përpunon 15.7 milionë tonë naftë në vit dhe është më e madhja në Distriktin…

Read More

Për një kohë janë përfolur për një lidhje, por tani Patris Berisha dhe Santiana Maloku, e kanë bërë zyrtare marrëdhënien e tyre. Lidhja u konfirmua përmes një fotografie intime që muzikanti publikoi në InstaStory, ku dyshja u panë të përqafuar në ashensor. Ky moment i kapur në imazh tregon qartë afrimin mes dyshes dhe duket se shënon fillimin e një kapitulli të ri në jetën e tyre personale. Për kontekst, Patrisi është muzikant i njohur, ndërsa Santiana Maloku ka qenë pjesë e spektaklit të famshëm Big Brother VIP Kosova. Imazhi i tyre në ashensor duket se është mënyra e tyre…

Read More

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ndau mendimin e tij pas fitores 2-0 ndaj Napolit në Etihad në një ndeshje të raundit të parë të Ligës së Kampionëve. Ai vlerësoi ‘njeriun e golave’ Erling Haaland dhe tha se norvegjezi mund të bëhet golashënuesi numër 1 në historinë e turneut. “Në këtë ritëm, ai mund të thyejë rekordin. Nëse ai nuk është i dëmtuar, ai mund të luajë edhe për 10-12 vjet të tjera. Numrat flasin vetë. Është fat që kemi një lojtar të tillë”, tha tekniku katalanas për Erling Haaland, i cili vendosi një rekord për 50 golat më të…

Read More

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar pas mesnate në zonën e Kamzës, ku dyshohet se është vendosur një sasi tritoli pranë një banese, e cila është në pronësi të  deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu. Sipas informacioneve paraprake nga policia, rreth orës 00:55, në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xhelal Mziu, është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pa të lënduar në njerëz.

Read More