Autor: TV News
Komisioni Evropian ka njoftuar paketën e 19-të të sanksioneve kundër Moskës, duke theksuar se Unioni do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën dhe se Rusia agresore do të duhet të paguajë për atë që vazhdon të bëjë. Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen njoftoi se sanksionet do të përqendrohen në tre sektorë të ndryshëm ekonomikë. Fillimisht, ajo theksoi se importi dhe blerja e gazit natyror të lëngshëm rus (LNG) nga të gjitha vendet anëtare tani është e ndaluar. Së dyti, Von der Leyen theksoi se sanksione të reja po vendosen ndaj 118 anijeve të tjera ruse të “flotës në hije” të Moskës, përmes së cilës Rusia…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të vijojë të qëndrojë në qeli. Meta, i cili ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024 kishte kërkuar një masë më të butë sigurie, kërkesë e cila është rrëzuar nga GJKKO. Pas vendimit, avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani tha për mediat se do të vijojnë betejën për lirimin e Metës. “Unë e dija që do ta rrëzonte. Për mua…nuk aludoja që mund të kishte një vlerësim ndryshe. Nga sot zonja Gjoka do largohet, nuk e bën dot këtë çështje. Sot, edhe një herë tjetër, duhet të jeptë një vendim…
Një komplot për vrasjen e liderit sirian Ahmed al-Sharaa është parandaluar me ndihmën e inteligjencës irakiane. Kështu zbuloi këtë të premte gazeta libaneze An-Nahar. Sipas raportit, informacioni u dorëzua rreth gjashtë muaj më parë, pasi inteligjenca irakiane mësoi për komplotin, i cili përkoi me përpjekjet e disa grupeve ekstremiste siriane për të kryer një seri bombardimesh në të gjithë Sirinë. Falë transferimit të këtij informacioni te autoritetet siriane, komploti u parandalua. Një burim i lartë i sigurisë irakiane i tha An-Nahar se atentati u krye nga ish-anëtarë të Hayat Tahrir al-Sham (HTS) – grupi rebel sirian që al-Sharaa dikur drejtonte…
Për herë të parë, seanca për miratimin e qeverisë dhe programit politik zgjati vetëm 25 minuta dhe asnjë deputet nuk arriti të diskutonte për aktin më të rëndësishëm të parlamentit. As vetë kryeministri nuk e përfundoi prezantimin e programit. Seanca e një dite më parë, nisi në orën 10:00 me fjalën e kryeministrit Edi Rama për prezantimin e programit të qeverisë deri në vitin 2029. Por për shkak të kaosit të krijuar nga opozita, mazhoranca kërkoi të kalohej në votim duke e mbyllur seancën pas 25 minutash. Deputetja e PS-së në qarkun e Vlorës, Erjona Ismaili, në një lidhje të…
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi për të lejuar presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas të flasë në takimin vjetor të liderëve botërorë që fillon javën e ardhshme përmes lidhjes video, pasi Shtetet e Bashkuara thanë se nuk do t’i jepnin atij vizë për të udhëtuar në Nju Jork, ku ndodhet selia e OKB-së. Rezoluta u miratua me 145 vota pro dhe pesë kundër, me gjashtë vende përfshirë Shqipërinë që abstenuan. Operacioni i Izraelit në Gaza vazhdon, teksa ushtria rrit urdhrat e evakuimit në pritje të shtimit të bombardimeve dhe luftimeve. Sipas ushtrisë izraelite, rreth 480,000 palestinezë janë…
Një zjarr i madh është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Spitallës, në Durrës. Flakët përfshinë një garazh në ndërtim, duke dëmtuar katër automjete. Fillimisht zjarri mësohet se ka rënë tek një kamionçinë e vogël e më pas është përhapur edhe te mjetet e tjera. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet të ketë persona të lënduar. Shkaqet e shpërthimit të flakëve mbeten ende të paqarta, ndërsa zjarrfikësit kanë ndërhyrë për neutralizimin e situatës dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka dënuar shkeljen e hapësirës ajrore estoneze nga avionët rusë. Me anë të një postimi në “X”, Spiropali thekson se Shqipëria qendron në solidaritet të plotë me aleatin toinë, Estoninë. Deeply concerned by the violation of Estonian airspace by three Russian Mig-31 fighter jets this morning.We🇦🇱 stand in full solidarity with our Ally, Estonia 🇪🇪 @Tsahkna #NATO remains united against Russia’s provocations. — Elisa Spiropali (@elisaspiropali) September 19, 2025 Postimi i Spiropalit: Thellësisht të shqetësuar nga shkelja e hapësirës ajrore estoneze nga tre avionë luftarakë rusë Mig-31 këtë mëngjes. Ne🇦🇱 qëndrojmë…
Presidenti kinez, Xi Jinping dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump zhvilluan sot një bisedë telefonike, sipas mediave shtetërore kineze, në një komunikim të shumëpritur midis dy udhëheqësve, mes tensioneve tregtare dhe gjeostrategjike. “Presidenti kinez Xi Jinping pati një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së, Donald Trump”, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV. Presidenti amerikan e kishte njoftuar komunikimin e sotëm në ditët e mëparshme, kur po fliste për marrëveshjen SHBA-Kinë për TikTok. Telefonata vjen në një kohë tensionesh mes dy superfuqive për shkak të luftës në Ukrainë dhe pas samtit SCO në Pekin me Rusisë, Kinës, Koresë së Veriut e…
Të paktën 43 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës që ditën e sotme, raporton Al Jazeera. Ushtria izraelite paralajmëroi të premten se do të sulmonte qytetin e Gazës me “forcë të paparë”, duke u thënë banorëve të largoheshin nga jugu ndërsa vazhdon ofensivën e saj tokësore në qendrën më të madhe urbane të territorit. Por shumë palestinezë thonë se udhëtimi është tepër i kushtueshëm dhe nuk ka vend të sigurt për të shkuar. “Për disa ditë, ne jemi përpjekur të evakuohemi në jug, por nuk kemi mundur të gjejmë asnjë mjet transporti”, tha për…
Vlerësojmë miqësinë midis dy vendeve, pres me padurim forcimin e mëtejshëm të partneritetit – faxweb
Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa’ar uroi kryeministrin Edi Rama dhe ministren e re të Jashtme, Elisa Spiropali për marrjen e detyrës sot si ministre e Jashtme. Ai shtoi se mezi pret që partneriteti mes Izraelit dhe Shqipërisë të vazhdojë të forcohet. “Duke i uruar Ministres së re të Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali shumë suksese në rolin e saj të ri. Ne e vlerësojmë shumë miqësinë e gjatë midis kombeve tona dhe e vlerësojmë veçanërisht miqësinë e Kryeministrit Edi Rama. Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të partneritetit tonë!”, shkroi ministri izraelit Gideon Sa’ar në X.
