Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

29 Nëntor, 2026

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Avionët rusë në hapësirën estoneze, reagon BE: Do t’i përgjigjemi me vendosmëri çdo provokimi, Putin po vë në provë vendosmërinë e Perëndimit

TV NewsBy TV News19 Shtator, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Tre avionë luftarakë rusë MiG-31 shkelën hapësirën ajrore estoneze të premten, tha qeveria e vendit.

Avionët qëndruan në hapësirën ajrore estoneze për 12 minuta.

Incidenti ndodhi këtë mëngjes pranë ishullit Vaidlo, vetëm 10 ditë pasi dronët rusë hynë në hapësirën ajrore polake.

BE ka reaguar pas ngjarjes. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se Unioni do t’i përgjigjet me vendosmëri çdo provokimi të Rusisë.

Edhe shefja e Diplomacisë Evropiane, Kaja Kallas ka shprehur mbështetjen për vendet anëtare përballë çdo provokimi rus.

Von der Leyen: “Ne do t’i përgjigjemi provokimeve të Moskës”

“Evropa qëndron në solidaritet me Estoninë përballë shkeljes së fundit të hapësirës sonë ajrore nga Rusia. Ne do t’i përgjigjemi me vendosmëri çdo provokimi, duke investuar njëkohësisht në forcimin e krahut tonë lindor. Ndërsa kërcënimet intensifikohen, do të rritet edhe presioni ynë. U bëj thirrje udhëheqësve të BE-së që të miratojnë me shpejtësi paketën tonë të 19-të të sanksioneve”, shkroi Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, në X.

Kallas: ‘Avionët rusë në Estoni janë një provokim i rrezikshëm’

“Shkelja e sotme e hapësirës ajrore estoneze nga avionët ushtarakë rusë përbën një provokim jashtëzakonisht të rrezikshëm. Ky është shkelja e tretë e hapësirës ajrore të BE-së brenda pak ditësh, duke përkeqësuar më tej tensionet në rajon. BE shpreh solidaritetin e saj të plotë me Estoninë”, shkroi Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Kaja Kallas.

“Jam në kontakt të ngushtë me qeverinë estoneze. Ne do të vazhdojmë të mbështesim shtetet tona anëtare. Putini po e vë në provë vendosmërinë e Perëndimit. Ne nuk duhet të tregojmë dobësi.”

Lexuar: 22

Lajme te ngjashme

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

Sulmet ruse në Kharkiv, 3 të plagosur. Persona të bllokuar nën rrënojat e një pallati banimi

Lajmet e fundit

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

29 Nëntor, 2026

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.