Autor: TV News

Napoli u mund 2-0 nga Manchester City mbrëmë në rikthimin e tyre në Ligën e Kampionëve. Kapiteni i Napolit, Giovanni Di Lorenzo, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 21-të, pasi faulloi Erling Haaland-in jashtë zonës me një ndërhyrje të ashpër. Që nga ai moment, skuadra e Antonio Contes luftoi me vendosmëri, por nuk arriti të ndalte makinerinë e Cityt, që në fund arriti të marrë fitoren. Dy gola brenda dhjetë minutash, fillimisht nga Haaland e më pas nga Jeremy Doku, mjaftuan që gjigantët e Premier League të siguronin tre pikët. Në një postim në llogarinë e tij…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do të takohet me homologun kinez, Xi Jinping, gjatë vjeshtës në samitin për Bashkëpunim Ekonomik të Azi-Paqësorit (APEC), që mbahet në Korenë e Jugut. Udhëheqësi amerikan e bëri këtë njoftim përmes platformës së tij sociale, Truth Social, pasi zhvilloi një bisedë telefonike me Xinë. Trump tha se do të udhëtojë për në Kinë në fillim të vitit të ardhshëm dhe pret që edhe udhëheqësi kinez të vizitojë Shtetet e Bashkuara. “Sapo përfundova një bisedë shumë produktive me presidentin Xi të Kinës”, shkroi Trump. “Kemi bërë përparim në shumë çështje të rëndësishme, përfshirë tregtinë, fentanilin,…

Read More

Diskutime dhe debate të shumta mbi draftin e ri të Kodit Penal pati sot nga gjyqtarë, prokurorë dhe përfaqësues të profesioneve të lira ligjore të Durrësit e Fierit. Tryeza konsultative, e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, që u mbajt në Durrës, u fokusua tek paqartësitë dhe problematikat që sjell ky draft në praktikën gjyqësore. Një nga çështjet më të ndjeshme që ngritën gjyqtarët ishte dhe parashikimi në draft i përgjegjësisë penale për vendimet e marra nga gjyqtarët. “Si mund të prezumohet që një vendimmarrje e imja që nuk mbështetet nga një gjykatë më e lartë qenka përgjegjësi penale?! Duhet që…

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar me tone të forta pas shkeljes së hapësirës ajrore të Estonisë nga avionë ushtarakë rusë, duke e cilësuar incidentin si “të papranueshëm” dhe pjesë të një fushate më të gjerë destabilizuese nga Moska. Në një deklaratë publike, Zelensky theksoi se ky veprim nuk është një rastësi, por pjesë e një strategjie të qartë të Kremlinit kundër vendeve të NATO-s dhe Perëndimit në përgjithësi. “Kjo nuk është rastësi. Është një fushatë sistematike ruse kundër Evropës, kundër NATO-s, kundër Perëndimit,” u shpreh presidenti ukrainas. Ai bëri thirrje për një përgjigje të përbashkët dhe të koordinuar…

Read More

Pronarët e Atletico Madridit janë në bisedime të avancuara për të shitur shumicën e aksioneve të klubit te fondi amerikan i investimeve Apollo Global Management, raportoi Reuters, duke cituar tre burime të ndryshme pranë marrëveshjes. Sipas njërit prej burimeve, Apollo mund të blejë disa nga aksionet e mbajtura nga CEO Miguel Angel Gil Marin dhe presidenti i bordit Enrique Cerezo. Një burim i dytë tregon se kjo mund të bëhet duke blerë aksione që aktualisht zotërohen nga një fond tjetër investimi – Ares Management. Burimi i tretë i Reuters pohon se ekziston mundësia që Apollo fillimisht të blejë një pjesë,…

Read More

Një gjyqtar federal amerikan ka rrëzuar padinë e Donald Trump për shpifje prej 15 miliardë dollarësh kundër gazetës “New York Times”, për shkak të problemeve në përmbajtjen e saj. Gjykatësi Steven Merryday në vendimin e tij të premten tha se Trump kishte shkelur një rregull federal që u kërkon aplikantëve të përshkruajnë në një “deklaratë të shkurtër dhe të qartë” pse meritojnë ndihmë nga gjykata.   Një ankesë ligjore, tha gjykatësi, nuk është “një platformë e mbrojtur për t’u tërbuar kundër një kundërshtari“. Ai i dha Trumpit 28 ditë kohë për të paraqitur një ankesë të ndryshuar ndërkohë që Trump…

Read More

Një shtetas shqiptar 27-vjeçar, i arratisur një ditë më parë nga burgu i Kassandra, ka sulmuar me thikë një ukrainase 25-vjeçare pasditen e së premtes në Kypsa, në Halkidiki. Sipas raportimeve, rreth orës 17:00, shqiptari hyri në banesën e të resë, e qëlloi me thikë, i mori telefonin celular dhe 2.000 euro. Pas sulmit, autori u arratis, ndërsa viktima u dërgua me urgjencë në spital nga një ambulancë e EKAB. 25-vjeçarja e njohu autorin nga një fotografi e shqiptarit që i treguan policët. 27-vjeçari ishte i burgosur për çështje të trafikut të paligjshëm të emigrantëve dhe u arratis rreth orës…

Read More

Presidenti Donald Trump do të takohet me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan në Shtëpinë e Bardhë më 25 shtator. Presidenti amerikan njoftoi takimin përmes një postimi në  Truth Social. Në postimin e tij në Truth Social, presidenti amerikan shprehet: “Jam i kënaqur të mirëpres Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Shtëpinë e Bardhë më 25 shtator. Po punojmë me Presidentin për shumë marrëveshje tregtare dhe ushtarake, duke përfshirë një blerje në shkallë të gjerë të avionëve Boeing, një marrëveshje të rëndësishme për F-16 dhe vazhdimin e bisedimeve për F-35, të cilat presim të përfundojnë me një rezultat…

Read More

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet këtë të diel me ndeshjet e javës së pestë, ku pritet të zhvillohen disa përballje tejet interesante. Kampionia në fuqi, Drita, që nuk e ka nisur mirë sezonin, do të presë Prishtinën e Re në një ndeshje ku gjilanasit kërkojnë fitoren e parë, ndërsa prishtinasit synojnë të befasojnë. Lideri i tabelës, Dukagjini, udhëton në Skenderaj për t’u përballur me Drenicën, ndërkohë që sfida të forta priten edhe në ndeshjet Llapi-Ballkani, Malisheva-Prishtina dhe Ferizaj-Gjilani. Superliga / Java e pestë Të dielën takohen: Malisheva-Prishtina Ferizaj-Gjilani Drenica-Dukagjini Llapi-Ballkani Drita-Prishtina e Re Të gjithë ndeshjet fillojnë në orën…

Read More

Me ardhjen e dimrit në një shtëpi ajo çfarë shtohet në mënyrë të ndjeshme është fatura e energjisë. Kjo për shkak të të ftohtit në vendin ku jetoni, por edhe si pasojë e rritjes së çmimeve në mbarë botën. Prandaj është e rëndësishme të keni parasysh disa këshilla për të shmangur të ftohtin dhe faturat e kripura në fund të muajit. Izoloni shtëpinë Edhe nëse nuk mund ta izoloni të gjithën, të paktën kujdesuni që të investoni tek çatia apo muret që kanë më shumë kontakt me erën dhe shiun. Sipas ekspertëve çereku i nxehtësisë që mund të shpërndani në…

Read More