
Gjykata e Posaçme ka shqyrtuar sot kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, për revokimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.
GJKKO ka vendosur lënien në fuqi të masës së sigurisë, duke mos lejuar lirimin e tij nga qelia.
SPAK pretendon se gjatë hetimeve janë zbuluar skema korrupsioni dhe abuzime me pushtetin. Përveç Metës dhe Kryemadhit, janë dërguar për gjykim edhe tre persona të tjerë. Seanca e parë paraprake do të zhvillohet më 25 shtator dhe dosja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila do të vendosë nëse e kalon për gjykim, e kthen në SPAK apo e pushon hetimin.

