Autor: TV News

Qendra Dokumentuese-Informative Veritas ka paralajmëruar qytetarët serbë që udhëtojnë në Kroaci se disa postime në rrjetet sociale mund të sjellin procedura gjyqësore dhe administrative. Sipas Veritasit, autoritetet kroate mund t’i trajtojnë disa publikime si shkelje të rendit dhe qetësisë publike, përfshirë edhe glorifikimin e personave të dënuar për krime lufte. Pasojat, sipas kësaj organizate, mund të jenë gjobë, dënim me kusht, madje edhe ndalim hyrjeje në BE. Paralajmërimi vjen pas arrestimit të futbollistit serb Branislav Joke në Bolman dhe procedimit të artistes Svetlana Spajiq në Zadar. Veritas pretendon se, edhe pas një vendimi të gjykatës për kundërvajtje, ndaj shtetasve serbë…

Read More

Në Festivalin Ndërkombëtar të Koreve në Herceg Novi, kori nga Beogradi “Sveti Joakim i Ana” ka provokuar me këngë nacionaliste serbe për Kosovën. Kjo ka ndodhur pavarësisht se organizatorët, përmes një manuali, u kishin kërkuar koreve pjesëmarrëse që “të mos bëjnë interpretime me baza nacionaliste që mund të provokojnë dhe t’i bëjnë të ndihen keq pjesëmarrësit e tjerë”. VIDEO: Në këtë festival po merr pjesë edhe kori “Siparantum” nga Kosova. Madje, “Sveti Joakim i Ana” është në të njëjtën kategori garuese me “Siparantum”. KOHA ka komunikuar me drejtoreshën e Festivalit, Nagja Karaxhiq, e cila ka thënë se pjesëmarrësve u është…

Read More

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq zhvilloi sot një bisedë rreth një orëshe me presidentin rus Vladimir Putin, ku tema kryesore ishte bashkëpunimi energjetik. Vuçiq tha se pret që marrëveshja për furnizimin me gaz rus të zgjatet edhe pas 30 shtatorit, me çmimin 318 euro për 1.000 metra kub, ndërsa çmimi aktual në treg, sipas tij, është rreth 868 euro. Gjatë bisedës u diskutua edhe për Naftna Industrija Srbije (NIS), marrëdhëniet dypalëshe, luftën në Ukrainë dhe mundësinë e përfshirjes së Hekurudhave Ruse në projekte infrastrukturore në Serbi. Por pjesa më e pazakontë ishte ajo politike: Vuçiq tha se e ka informuar drejtpërdrejt…

Read More

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me kryeministrin Edi Rama dhe hetimet e SPAK, duke shprehur bindjen e saj se brenda vitit 2026 ai mund të thirret nga Prokuroria e Posaçme. E ftuar në emisionin “A Show” në mars të këtij viti, Lala deklaroi se, sipas vlerësimit të saj, Rama mund të thirret fillimisht si person që ka dijeni për çështje nën hetim, por nuk përjashtoi as mundësinë që ai të merret i pandehur. Gazetarja argumentoi se kryeministri ka pasur informacion për çështje të rëndësishme që kanë prekur qeverinë dhe institucionet shtetërore dhe e interpretoi sjelljen…

Read More

Në jug të Hanoi po ndërtohet “VinFast Stadium”, me kapacitet prej 135 mijë spektatorësh. Ndërtimi nisi në dhjetor 2025 dhe pritet të përfundojë në korrik 2027. Stadiumi do të ketë një çati tërësisht të lëvizshme, ndërsa shtyllat kryesore të konstruksionit arrijnë gati 80 metra lartësi. Objekti do të përdoret për futboll, aktivitete të mëdha sportive, koncerte dhe ngjarje ndërkombëtare. Stadiumi është pjesë e një projekti shumë më të madh sportiv dhe urban pranë Hanoi-t, me sipërfaqe mbi 9 mijë hektarë dhe investim të parashikuar rreth 35 miliardë dollarë. Megjithatë, kapaciteti gjigant ngre pikëpyetje për shfrytëzimin e tij të përditshëm, pasi…

Read More

Berat Buzhala::Vlora Hyseni është zyrtarja e parë shqiptare, në Kosovë dhe Shqipëri, që pritet nga figura qendrore të Administratës Trump. Këtë raport me ShBA-në Vlorës nuk ia ka dhënë as Edi Rama, as Bajram Begaj, por puna e saj. Mirëpo për dallim prej idiotève të Kosovës që e dëbuan si një leckë nga AKI, Edi Rama e mori dhe e vendosi në krye te Sherbimit Informativ Shtetëror, punë ku ajo po shkëlqen”.

Read More

Një takim i veçantë mes fotografit shqiptar Arbiol Simoni dhe një ushtari italian me origjinë arbëreshe është kthyer në një moment shumë të komentuar në rrjet.Teksa Simoni po fotografonte disa ushtarë në Itali, një prej tyre iu afrua dhe e përshëndeti në shqip, duke e surprizuar me mënyrën e rrjedhshme të të folurit.“Unë jam arbëresh. Ti u ke bërë fotografi disa shokëve të mi, a do të na bësh edhe neve të dyve?”, i tha ushtari.I habitur, Simoni e pyeti se sa vite kishte jetuar në Itali, por përgjigjja e ushtarit ishte edhe më e veçantë:“Kam lindur këtu, jam arbëresh.”Ai…

Read More

Nga administrata te biznesi, nga lidhjet politike te miliona euro pasuri dhe më pas në kërkim nga drejtësia – historia e Ergys Agasit po zhvillohet në një prej dosjeve më të mëdha të SPAK. Ergys Agasi, biznesmeni nga Durrësi dhe djali i ish-deputetit socialist Bardhyl Agasi, është kthyer në një prej personazheve më të përfolura të hetimeve të SPAK në Shqipëri. Nga një post drejtues në administratën shtetërore në moshën vetëm 26-vjeçare, Agasi kaloi në botën e biznesit, duke ndërtuar një aktivitet në disa sektorë, ndërsa emri i tij më pas u shfaq në një prej hetimeve më të rëndësishme…

Read More

Një shpërthim i fuqishëm, që dyshohet se është shkaktuar nga rrjedhja e gazit natyror, ka përfshirë plotësisht një ndërtesë dykatëshe në qendër të Athinës, mëngjesin e sotëm. Në vendngjarje po zhvillohet një operacion intensiv shpëtimi, ku janë angazhuar edhe qen të trajnuar për kërkim, pasi dyshohet se nën rrënoja mund të ketë persona të bllokuar. Sipas informacioneve jozyrtare, ekipet po kontrollojnë nëse në momentin e shpërthimit në ndërtesë ndodheshin një çift që jetonte në katin e dytë, si dhe tre turistë të akomoduar përmes Airbnb-së në katin e parë. Kryetari i Athinës, Haris Dukas, i cili mbërriti menjëherë në vendngjarje,…

Read More

Bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, ka paralajmëruar për pasojat potencialisht katastrofike të zhvillimit të inteligjencës artificiale (AI). Ai tha se, në rrethana të caktuara, kjo teknologji mund të bëhet aq e fuqishme sa të shkaktojë ngjarje në të cilat mund të humbin jetën deri në një miliard njerëz. Gates bëri gjithashtu thirrje për mbikëqyrje më të fortë dhe rregullim ligjor të inteligjencës artificiale.

Read More