Autor: TV News
Një projekt i ri i paraqitur në Bashkinë e Londrës parashikon ndërtimin e një qendre islame moderne 13-katëshe, e cila do të shërbejë si xhami dhe qendër komunitare për komunitetin mysliman shqiptar në zonën e Queen’s Park, në veriperëndim të kryeqytetit britanik. Kompleksi është planifikuar të ndërtohet në vendin e një ish-klubi. Godina e re është projektuar të ketë 13 kate dhe, sipas aplikimit të depozituar pranë autoriteteve britanike, do të përfshijë tre kate me salla faljeje, klasa për edukim, kafene, restorant, ambiente komunitare, si edhe një morg, duke funksionuar si një qendër multifunksionale për komunitetin mysliman shqiptar. Projekti është…
Të qëndrosh shumë online shton stresin dhe përkeqëson humorin. Sipas një studimi të Duisburg-Essen të publikuar në revistën shkencore Plos One, lundrimi në internet, ndahet në 3 kategori në bazë të konsumit, dhe klasifikohet në patologjik, të rrezikshëm dhe jo problematik.Për dy javë, 900 vullnetarë janë mbajtur nën vëzhgim nga grupi kërkimor, dhe ka rezultuar se ata me përdorim problematiik, pra që përfshinë kategoritë e rrezikshme dhe patologjike, kishin përkeqësim të humorit, nivel të lartë stresi, kohë përdorimi më të gjatë dhe lënie pas dore të aspekteve të tjera të jetës.Thelbi dhe faktori determinant është impuls i pafrenueshëm për të…
Analisti politik Enver Robelli, ka reaguar pas zhvillimeve te fundit ne Kosove lidhur me negociatat mes LVV-se dhe LDK-se, per presidentin e Republikes se Kosoves.Ja reagimi i tij ne facebook:“LDK duhet të tregojë kë dëshiron ta bëjë president. Nuk mund të thotë: «Na e jepni postin e presidentit, emrin nuk e tregojmë, pastaj ne në seancë të Kuvendit ju tregojmë kë e propozojmë». Kjo i bie: ta vësh parlamentin para aktit të kryer. Por, deputetët duhet të binden për të votuar një kandidat, nuk mund të shantazhohen. Nëse kandidati apo kandidatja e propozuar nga LDK pesë…
3 Rizarta ka ndarë me ndjekësit një seri fotografish nga pushimet, të cilat kanë tërhequr menjëherë vëmendjen në Instagram. E veshur me një kombinim të bardhë, ajo ka pozuar mbi jaht, duke vënë në pah stilin dhe linjat e saj elegante. Postimi ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, ndërsa fansat nuk kanë kursyer komplimentet për paraqitjen e saj. Rizarta vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku ndan shpesh momente nga udhëtimet dhe përditshmëria, duke zgjuar gjithmonë interes te ndjekësit.
Irani njoftoi se ka arritur një marrëveshje me Omanin për krijimin e një rruge detare nëpër Ngushticën e Hormuzit, e cila sipas Teheranit ndodhet në fazat përfundimtare të negociatave. Megjithatë, autoritetet iraniane theksuan se marrëveshja nuk garanton lundrim të sigurt, duke fajësuar bllokadën detare amerikane ndaj porteve iraniane për mungesën e sigurisë në rajon. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei, deklaroi se me Omanin janë dakordësuar koordinatat gjeografike të rrugës së re detare, por nuk dha detaje të tjera mbi projektin. Ndërkohë, zëvendësministri i Jashtëm Kazem Gharibabadi bëri të ditur se korridori do të jetë i përkohshëm…
Nga Kim Mehmeti Parlamenti i Shqipërisë, si i vetmi në botë, jo ndonjë shërbim policor apo ushtarak, por tërë Iranin e shpalli shtet terrorist. Ndërkohë, i njëjti parlament dhe të njëjtët deputetë – ata të PS’së – nuk pranuan ta miratojnë rezolutën që dënon gjenocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës?!Kryeministri i Shqipërisë shkoi deri në Izrael për t’ia shtrënguar dorën Netanyahut dhe për t’i treguar se sa krenar ndihet që qëndron pranë tij. Me këtë, mbase deshi të dëshmojë se e ka për mision t’ua shpërlajë duart e përgjakura atyre që shumëkush i konsideron përgjegjës për vrasjen e mijëra fëmijëve…
Shqiptarja Elona Latifi është përzgjedhur finaliste e BBC Radio Northampton Make a Difference Awards 2026, në kategorinë “Great Neighbour Award”, një çmim që vlerëson individët me kontribut të veçantë në komunitet përmes angazhimit social, vullnetarizmit dhe ndihmës ndaj të tjerëve, transmeton albinfo.ch. Ky nominim vjen si njohje për punën shumëvjeçare të Latifit dhe të Albanian Cultural Association, organizatë që ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në mbështetjen dhe fuqizimin e komunitetit shqiptar në Northampton dhe më gjerë. Për Elonën, ky vlerësim nuk përfaqëson vetëm një arritje personale, por edhe një mirënjohje për të gjithë vullnetarët, partnerët, mbështetësit dhe familjet që kanë kontribuar në realizimin…
Ish-ministrja franceze e sportit, Marie-George Buffet, ka pranuar në një dokumentar të ri për Zinedine Zidane se asaj iu urdhërua të pezullonte kontrollet e dopingut ndaj lojtarëve të ekipit kombëtar përpara Kupës së Botës 1998. Qëllimi ishte të mos pengohej ekipi deri në fund të turneut. Rrëfimi i saj, i transmetuar në dokumentarin “Zidane, Fabrika e Legjendave” në televizionin francez BFMTV, është në kontrast të plotë me dëshminë e saj në vitin 2013, kur ajo dëshmoi nën betim para një komisioni të Senatit: “Ne nuk dhamë kurrë udhëzime për këtë qëllim”. Buffet tani ka konfirmuar se zyrat e saj kanë…
Kontrollet do të përqendrohen në: – përputhshmërinë e përmbajtjes reale të produktit me përbërjen e deklaruar në etiketë; – deklarimin e qumështit pluhur, vajit të palmës dhe përbërësve të tjerë; – saktësinë e emërtimit dhe prezantimit të produkteve; – dokumentacionin e lëndëve të para dhe gjurmueshmërinë e produkteve; – produktet që posedohen për qëllime tregtimi ose ofrohen për shitje. “Produktet për të cilat, pas verifikimit zyrtar dhe rezultatit të analizave përkatëse, konstatohet se etiketa nuk pasqyron përmbajtjen reale të produkteve, do të tërhiqen nga tregu në përputhje me procedurat ligjore. Ndaj operatorëve ekonomikë përgjegjës do të ndërmerren masa administrative dhe…
24 Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka vendosur të mos heshtë përballë fenomenit të komenteve negative dhe gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale. Përmes një postimi të ashpër në “Instastory”, ajo ka shprehur revoltën e saj të hapur ndaj nivelit ku ka rënë komunikimi virtual sot. Ronela ka shkruar se i vjen turp nga ajo që lexon çdo ditë online, duke vënë theksin te fjalori dhe mendësia e përdorur, shpesh edhe nga njerëz me familje apo në moshë. “Përfundimisht grada e nivelit të komenteve në përgjithësi në rrjete sociale është ZH… Të vjen turp t’i lexosh, jo më t’i shkruash!…
