Autor: TV News

Grupi palestinez Hamas ka mirëpritur planin e Presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe pritet t’ia paraqesë përgjigjen ndërmjetësve egjiptianë dhe atyre nga Katari të mërkurën, thanë burime për CBS News. Plani, të cilin Trump e paraqiti në Shtëpinë e Bardhë gjatë takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, është një propozim me 20 pika. Ai kërkon një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura dhe një numri të të burgosurve palestinezë në Izrael, rritjen e ndihmës humanitare dhe më pas transferimin e kontrollit të Gazës te një administratë kalimtare teknokratësh palestinezë. Kjo administratë do të…

Read More

Zëvendëskryetari i bashkisë së Barcelonës, përgjegjës për sigurinë, Albert Batlle, është optimist se Camp Nou mund të jetë pjesërisht i hapur për derbin katalanas midis Barcelonës dhe Gironas. Në javët e fundit, Barca nuk ka qenë në gjendje të marrë lejet e nevojshme nga autoritetet lokale për t’u rikthyer në shtëpinë e tyre, megjithëse me kapacitet të lejuar vetëm pjesërisht në tribuna, transmeton GazetaBlic Sport. “Për 18 tetorin? Shpresoj që të bëhen rregullimet e nevojshme, edhe nga pikëpamja e sigurisë, për t’i dhënë dritën jeshile hapjes së pjesshme të Camp Nou. Mendoj se problemet e vogla që janë të pranishme…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thirrje të martën për përpjekje shtesë për ta mbrojtur më mirë hapësirën ajrore të aleatëve, pas një sërë shkeljesh të hapësirës ajrore dhe shfaqjes së dronëve. “Ne duhet ta mbajmë qiellin tonë të sigurt”, tha Rutte, duke folur përkrah presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, para një takimi me komisionarët e BE-së. “Ne e kemi parë gjatë javëve të fundit se çfarë ka ndodhur me dronët në Poloni, MiG-31 [avionët luftarakë) në Estoni, por edhe çfarë po ndodh tani në Danimarkë”, tha Rutte. Në fillim të shtatorit, tre avionë…

Read More

Luis Diaz ka shprehur admirim të madh për bashkëlojtarin e tij te Bayern Munich, Harry Kane, duke e cilësuar si një futbollist të përkryer. Dyshja ka qenë në formë të jashtëzakonshme këtë sezon, ndërsa bavarezët kanë fituar të tetë ndeshjet në të gjitha garat në edicionin 2025/26. Kane dhe Diaz kanë kontribuar në njëzet e pesë gola për Bayern në të gjitha garat. “Harry Kane! Që kur isha te Liverpool dhe ai ishte ende te Tottenhami, e dija që shënonte shumë gola. Por kur u stërvita për herë të parë me të, thashë: Ky djalë është fantastik’”, ka thënë Diaz.…

Read More

Një sërë reagimesh kanë ardhur pas nënshkrimit të një marrëveshjeje për përfundimin e luftës në Gaza, në Shtëpinë e Bardhë nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti amerikan Donald Trump. Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha se “të gjitha palët duhet ta shfrytëzojnë këtë moment për t’i dhënë paqes një shans të vërtetë”. Ndërkohë, presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, u shpreh se e mirëpret propozimin e paqes të Donald Trump për t’i dhënë fund luftës: “Inkurajoj të gjitha palët që ta shfrytëzojnë tani këtë mundësi. BE-ja është e gatshme të kontribuojë. Armiqësitë duhet të përfundojnë me ofrimin…

Read More

Projekti i përbashkët i AC Milan dhe Inter për të ndërtuar një stadium të ri në lagjen ‘San Siro’ të qytetit mori dritën jeshile nga Këshilli i Qytetit të Milanos mbrëmë. Këshilli i Qytetit miratoi një rezolutë të martën, në orën 4 të mëngjesit, duke miratuar shitjen e tokës së qytetit në të cilën ndodhet stadiumi dhe sipërfaqes përreth prej 28 hektarësh për 197 milionë euro, transmeton GazetaBlic Sport. Debati para votimit në Këshillin Bashkiak zgjati 11 orë dhe u paraqitën 239 amendamente. Rezoluta që miratonte shitjen e tokës u votua pro nga 24 këshilltarë, 20 kundër dhe dy abstenuan.…

Read More

Tifozët e Galatasaray i kanë lënë pa gjumë mbrëmë lojtarët e Liverpool. Gjatë orëve të para të mëngjesit, ata kanë ndezur fishekzjarre tek hoteli ku po qëndron skuadra angleze, shkruan GazetaBlic Sport. Ndeshja e sotme zhvillohet me fillim nga ora 21:00, atje ku pritet të ketë shumë spektakël në fushë, por edhe në tribuna. Ja formacionet e mundshme të këtij takimi: Galatasray: Cakir; Sallai, Singo, Sanchez, Elmali; Torreira, Lemina; Sane, Gundogan, Akgun; Osimhen Liverpool: Alisson; Frimpong, Gomez, Van Dijk, Robertson; Gravenberch, Jones; Gakpo, Wirtz, Salah; Ekitike /GazetaBlic Sport/

Read More

Udhëheqësit evropianë dhe të Lindjes së Mesme kanë mirëpritur një plan paqeje të SHBA-së për Gazën, ndërsa Presidenti Donald Trump e paralajmëroi Hamasin ta pranonte atë. Plani, i dakordësuar nga Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, propozon një ndërprerje të menjëhershme të luftimeve, lirimin brenda 72 orëve të 20 pengjeve të gjalla izraelite të mbajtura nga Hamasi, si dhe kthimin e trupave të pengjeve që besohet se kanë vdekur. Zyrtarëve të Hamasit u është dhënë plani me 20 pika, tha një burim palestinez për BBC-në. Plani gjithashtu parashikon që Hamasi nuk do të ketë asnjë rol në qeverisjen e Gazës…

Read More

FIFA e ka zyrtarizuar vendimin, Serbia dhe Shqipëria do të luajnë më 11 tetor para një numri më të vogël spektatorësh në Leskovac. Mediumi ‘Sport Klub’, njofton se kapaciteti i tifozëve në tribuna do të reduktohet me 20 përqind, transmeton GazetaBlic Sport. Praktikisht, 6,500 spektatorë do të jenë në gjendje të hyjnë në tribuna, pra që do të jetë një numër minimal i tifozëve. Kujtojmë që kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për kombëtaren shqiptare, të cilësi i duhet me patjetër fitorja në këtë takim. /GazetaBlic Sport/  

Read More

Liga e Kampionëve rikthehet me ndeshje shumë interesante në xhiron e dytë. Real Madrid përballet me Kairat Almaty, me takimin që luhet me fillim nga ora 18:45, shkruan GazetaBlic Sport. Përballje interesante pritet të jetë ajo mes Chelsea dhe Benfica, me Jose Mourinhon që rikthehet në ‘Stamford Bridge’, por tashmë si trajner i skuadrës portugeze. Liverpooli i Arne Slot do të ketë një sfidë jo të lehtë, ku ka udhëtuar në Stamboll, për përballjen me gjigantin turk, Galatasaray. Këto janë të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen:

Read More