Autor: TV News

Pjesëmarrja e mbrojtësit kosovar Lumbardh Dellova në ndeshjen mes CSKA Sofias dhe Ludogoretsit mbetet në dyshim, kanë raportuar të hënën disa mediume bullgare. Dellova ka munguar në dy ndeshjet e fundit të skuadrës shkaku i një problemi muskulor dhe ende nuk është e qartë nëse do të rikuperohet në kohë për derbin e javës së 11-të të kampionatit bullgar, që zhvillohet të dielën. “Ende nuk është e sigurt nëse Ivan Turitsov dhe Lumbardh Dellova do të jenë gati për këtë ndeshje”. “Të dy mbrojtësit kanë probleme me lëndimet, por tashmë po punojnë intensivisht për t’u rikthyer. Në ditët në vijim…

Read More

Një burrë në Oldenburg, Saksonia e Poshtme, qëlloi partneren e tij dhe dy fëmijët e mitur, një djalë nëntëvjeçar dhe një vajzë, përpara se të vriste veten. Incidenti i përgjakshëm ndodhi në mesditë të së hënës në një ndërtesë banimi. Pasi fqinjët telefonuan, policia gjeti katër trupa në shtëpi, raporton Bild. Arma u gjet pranë viktimave. Motivet e sulmuesit mbeten të panjohura, ndërkohë hetimi i policisë po vazhdon.

Read More

Gjilani është pa trajner, pasi ditën e sotme u shkarkua nga kjo detyrë Ardian Nuhiu. Ndërkohë që tek klubi i Superligës së Kosovës kanë nisur punën për të gjetur pasuesin e teknikut 46-vjeçar. Një nga emrat që doli në “skenë” ishte ai i Skënder Gegës. Por i kontaktuar nga “Newsport.al”, ish-trajneri i Partizanit e ka mohuar që nga klubi në fjalë t’i jetë komunikuar diçka e tillë. “Nuk jam kontaktuar nga klubi i Gjilanit, për herë të parë po e dëgjoj diçka të tillë”, tha Gega. 61-vjeçari është pa ekip që prej largimit të tij nga Partizani. Nuk dihet ende…

Read More

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi nga Shtëpia e Bardhë se plani i presidentit amerikan Donald Trump për Gazën është në përputhje të plotë me objektivat e Izraelit dhe përbën një hap vendimtar për t’i dhënë fund luftës. Në konferencën e përbashkët me Trump, ai u shpreh se ky është një moment historik që hap rrugën jo vetëm për paqen në Lindjen e Mesme, por edhe për marrëdhëniet me vendet myslimane përtej rajonit. “E pranoj planin tuaj për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Ky është një hap thelbësor për të arritur objektivat tanë dhe për të përparuar drejt paqes,” tha…

Read More

Torino është mposhtur në transfertë nga Parma, në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Ennio Tardini”, përfundoi me shifrat 2-1 në favor të vendasve. Goli i parë për Parmën u shënua nga Pellegrino me penallti, në minutën e 36-të. “Fajtor” për këtë 11-metërsh ishte mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, i cili preku një top me dorë në brendësi të zonës. Në krahun tjetër, titullar ishte edhe Asllani, por për 71 minuta që ishte në lojë ai qëndroi në “hije”, duke mos bërë asgjë vendimtare. Momenti drithërues ishte minuta e 77-të,…

Read More

Në një dokument të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Donald Trump ka ndarë planin e tij të titulluar “Plani Gjithëpërfshirës për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza”. Plani përmban 20 pika kryesore dhe nis me një propozim që Gaza të kthehet në një “zonë të deradikalizuar dhe të lirë nga terrorizmi”, e cila nuk përbën më kërcënim për fqinjët e saj. Sipas pikave kryesore të përfshira në dokumentin që po qarkullon përmes agjencisë Reuters, plani parashikon: Nëse të dyja palët bien dakord me propozimin, lufta do të përfundojë menjëherë, me pezullimin e të gjitha operacioneve ushtarake, përfshirë bombardimet ajrore…

Read More

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen më shumë për të arritur aty ku duan. Sipas astrologjisë, disa shenja kanë një lidhje të veçantë me mundësit, falë planetëve që i sundojnë dhe tipareve të tyre të veçanta. Këto janë 5 shenjat që duket se e kanë suksesin të shkruar në yje! Dashi Kur bëhet fjalë për të rrezikuar dhe për të marrë atë që duan, Dashët janë të parët që hidhen në aksion. Sunduar nga Marsi, planeti i veprimit dhe energjisë, ata nuk kanë frikë të ndjekin…

Read More

Theo Hernandez vazhdon të frymëzojë Al Hilal të Simone Inzaghit. Mbrojtësi francez shënoi përsëri në fitoren 3-2 ndaj Nasafit, një ndeshje në javën e dytë të Grupit B të Ligës së Kampionëve të Azisë. Goli ishte një kryevepër e vërtetë: Hernandez vrapoi përgjatë gjithë fushës i vetëm me topin në këmbë, duke dribluar pesë mbrojtës – përpara se të përfundonte me një gjuajtje të këndshme me të majtën, shkruan GazetaBlic Sport. Golat e tjerë u shënuan nga Milinkovic-Savic dhe Marcos Leonardo. Theo Hernández decides to do it all on his own! 👏#ACLElite | #NASvHIL pic.twitter.com/FeF5jOAxu3 — #ACLElite | #ACLTwo (@TheAFCCL)…

Read More

Një fluturim nga Luton i Britanisë së Madhe drejt Alicante-s në Spanjë, u kthye në një skenë kaotike që rrezikoi të përfundonte në tragjedi ajrore. Një grup pasagjerësh britanikë që udhëtonin për një festë beqarie shkaktuan incidente të rënda në bord. Piloti u detyrua të devijonte avionin drejt aeroportit të Tuluzës në Francë. Sapo u ul në pistë, policia franceze ndërhyri dhe arrestoi disa prej të përfshirëve. Sipas pasagjerëve, ata kishin filluar sjelljet e çrregullta që para ngritjes, duke shpërfillur udhëzimet e sigurisë dhe duke shqetësuar të tjerët. Pas ngritjes, ata konsumuan alkool, përdorën fjalë fyese para fëmijëve dhe përshkallëzuan…

Read More

Trajneri i Elche-s, Eder Sarabia, është zgjedhur si trajneri më i mirë i muajit në ligën spanjolle, sipas faqes zyrtare të La Liga-s. Në shtator, nën drejtimin e trajnerit 44-vjeçar, Elche regjistroi dy fitore dhe dy barazime. “Franjiverdes” mposhtën Real Oviedon (1–0) dhe Celtën (2–1) dhe barazuan me Sevillan (2–2) dhe Osasunën (1–1). Çmimi kishte edhe tjerë pretendentë, përfshirë trajnerin e Real Madridit, Xabi Alonson, dhe Hansi Flick të Barcelonës. Aktualisht, Elche renditet në vendin e katërt në renditjen e La Liga-s, duke grumbulluar 13 pikë nga shtatë ndeshje. /GazetaBlic Sport

Read More