Autor: TV News
Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump ka lëshuar urdhër ekzekutiv duke u zotuar për të mbrojtur sigurinë e Katarit, përfshirë ndërhyrjen ushtarake nëse vendi sulmohet, transmeton Anadolu. Urdhri erdhi tre javë pasi Izraeli kreu sulme ajrore që shënjestruan udhëheqësit e Hamasit në Doha, gjë që shkaktoi kritika të ashpra si nga zyrtarët e Katarit ashtu edhe nga ata amerikanë. Urdhri i lëshuar të hënën siç duket e siguron Katarin se një sulm i tillë nuk do të ndodhë përsëri, duke deklaruar se çdo sulm ndaj vendit do të konsiderohet “kërcënim për paqen dhe sigurinë e SHBA-së”. Katari, ku ndodhet…
Italia dhe Greqia i kanë bërë thirrje të përbashkët Izraelit që të garantojë sigurinë e aktivistëve ndërkombëtarë në bordin e Flotiljes Global Sumud, e cila po udhëton drejt Gazës me ndihma humanitare. Në një deklaratë të përbashkët zyrtare, Roma dhe Athina kërkuan që autoritetet izraelite të sigurojnë “sigurinë e pjesëmarrësve dhe të lejojnë të gjitha masat e nevojshme të mbrojtjes konsullore”. Kjo flotilje përfshin aktivistë nga shumë vende, mes tyre edhe aktivistja e njohur për klimën Greta Thunberg. Në një video të shpërndarë nga bordin e njërës prej anijeve, shihet një anije luftarake izraelite që supozohet se po i afrohej…
Në një zhvillim që ka tronditur tregjet energjetike globale, Rusia po përballet me një krizë të pazakontë në sektorin e rafinimit të naftës, pas një serie sulmesh me dronë të kryera nga Ukraina ndaj rafinerive kyçe. Aktualisht rreth 38 për qind e kapacitetit total të rafinimit në vend është jashtë funksionit, duke shënuar nivelin më të lartë të ndërprerjes që nga fillimi i këtij sektori në Rusi. Kjo situatë ka sjellë pasoja të mëdha në prodhimin e produkteve naftë-përpunuese, veçanërisht në prodhimin e benzinës, i cili ka pësuar një rënie prej rreth 1 milion tonësh vetëm gjatë muajit shtator. Kjo…
Një studim i publikuar në Cell Reports Medicine dhe i cituar nga Nature hedh dritë mbi sekretin e jetëgjatësisë, duke analizuar rastin e Maria Branyas, një nga gratë më të moshuara në botë, e cila jetoi deri në moshën 117 vjeç. Shkencëtarët zbuluan se ajo kishte një gjenom shumë “të ri”, me mutacione të rralla që lidhen me imunitetin, shëndetin kardiovaskular dhe trurin. Testet e kryera me mostra gjaku, pështyme dhe jashtëqitjes treguan se ajo kishte shëndet të shkëlqyer, shumë pak inflamacion në trup dhe një mikrobiomë të zorrëve të ngjashme me njerëz shumë më të rinj. Po ashtu, ajo…
Pas vendosjes së javës me gjashtë ditë pune nga viti 2024, qeveria greke synon të miratojë një projektligj të ri që lejon punën deri në 13 orë në ditë, për deri në 37 ditë në vit. Ministrja e Punës, Niki Kerameos, e cilëson këtë si një rregull përjashtues “në interes të punonjësve”, por sindikatat e kundërshtojnë fuqishëm. Ata kanë bërë thirrje për një grevë të përgjithshme më 1 tetor 2025, për të kundërshtuar projektligjin për “fleksibilizimin e kohës së punës”. Greva pritet të paralizojë vendin: anijet nuk do të lundrojnë, avionët do të qëndrojnë të parkuar, dhe treni do të…
Për herë të parë pas shtatë vitesh, qeveria federale e Shteteve të Bashkuara ka hyrë në mbyllje, pasi demokratët dhe republikanët nuk arritën të gjejnë gjuhën e përbashkët për miratimin e një financimi të përkohshëm. Negociatat disa-javore përfunduan pa rezultat, duke bërë që mijëra punonjës të administratës shtetërore të dërgohen në pushim të detyruar pa pagesë. Shërbimet thelbësore, si kontrolli i fluturimeve dhe sektorë të tjerë jetikë, do të vijojnë funksionimin, megjithëse edhe punonjësit e tyre nuk do të paguhen gjatë kësaj periudhe. E njëjta situatë vlen për ushtarët dhe civilët në Departamentin e Mbrojtjes dhe atë të Çështjeve të…
Nuk është vetëm rrushi fruti i këtij sezoni, sadoqë ai është më i dukshmi në treg, për shkak të sasisë së prodhimit vendas. Edhe frtutat ekzotike, që në fakt prodhohen edhe në vende të tjera të afërta, kanë sezonin e tyre. Kivi, fiqtë e Indisë, kërpudhat, tartufi e shumë të tjera, janë më të mirat e këtij muaji. Nëse jeni lodhur me shijet e verës, tani, qiellza do të ndryshojë! Shtatori është një nga muajt më të pasur në tryezë, nis që nga fiqtë e dytë (siç njihen ndryshe) e përfundon me frutat e pyllit që në fakt janë vazhdim…
Rita Ora ka fituar betejën e saj të ashpër me fqinjët për ndërtimin e një palestër “që pengon syrin” në kopshtin e zhytur të vilës së saj prej 7.5 milionë £. Planet e këngëtares së hitit Let You Love Me shkaktuan reagime të zemëruara nga banorët lokalë, të cilët frikësoheshin se objekti modern i fitness-it do t’u prishte qetësinë e jetës së tyre. Ata akuzuan 34-vjeçaren se po shkatërronte “ekologjinë natyrore për të ndërtuar një palestër moderne” dhe frikësoheshin se dyert me xham të hapjes së dyfishtë do të bënin që palestra të funksiononte “më shumë si një paviljon që…
Nëpërmjet një videoje në Telegram, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se, sipas planit të miratuar, trupat izraelite do të mbeten në pjesën më të madhe të territorit. “Ishte një vizitë historike. Në vend që Hamasi të çonte në izolimin tonë, ne e ndryshuam situatën dhe e izoluam Hamasin. Tani e gjithë bota, përfshirë botën arabe dhe myslimane, po i bën presion Hamasit që të pranojë kushtet që vendosëm së bashku me Presidentin Trump: të lirojë të gjithë të rrëmbyerit tanë, si të gjallë ashtu edhe të vdekur, ndërsa IDF mbetet në pjesën më të madhe të territorit”, tha Benjamin…
Rusia nisi një sulm të rrallë me dron gjatë ditës në qytetin ukrainas të Dniprosë, duke vrarë një person dhe duke plagosur 20 të tjerë, si dhe duke shkaktuar dëme në objekte mjekësore, ndërtesa apartamentesh dhe ndërtesa zyrash, thanë zyrtarët. Guvernatori rajonal, Serhiy Lysak, tha se sulmi kishte në shënjestër qendrën e qytetit industrial në një kohë kur njerëzit ishin në punë dhe fëmijët ishin në shkollë. Ai postoi një video që tregonte tym të dendur që ngrihej nga ndërtesat dhe zjarrfikësit që luftonin me flakët në qendër të qytetit të Dnipros, një qendër industriale dhe biznesi në Ukrainën juglindore.…
