Autor: TV News

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se blloku ka rënë dakord të ndajë 2 miliardë euro për teknologjinë e dronëve për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës. “Kjo i lejon Ukrainës të zgjerohet dhe të përdorë kapacitetin e saj të plotë dhe, sigurisht, do t’i lejojë gjithashtu Bashkimit Evropian të përfitojë nga kjo teknologji”, tha von der Leyen gjatë një konference për shtyp së bashku me shefin e NATO-s, Mark Rutte. Ministrat evropianë të mbrojtjes ranë dakord të premten të zhvillojnë një “mur dronësh” përgjatë kufijve të tyre me Rusinë dhe Ukrainën për të zbuluar, ndjekur dhe…

Read More

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme i Rusisë ( SVR) ka akuzuar shërbimet e inteligjencës ukrainase për përgatitjen e një “provokimi sensacional” në Poloni, që përfshin një sulm komando dhe sulme të mundshme me dronë ndaj “infrastrukturës kritike”, duke synuar të fajësojë Moskën dhe Bjellorusinë dhe kështu të përpiqet ta fusë NATO-n në luftë me Rusinë. Në një deklaratë të cituar nga TASS, SVR deklaron se veprimet pritet të kryhen nga komando, përfshirë luftëtarë nga grupe të armatosura ruse dhe bjelloruse të lidhura me Kievin: Legjioni i Lirisë i Rusisë dhe Regjimenti K. Gjithashtu Volodymyr Zelenksy ka bërë dhe një postim…

Read More

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nga Brukseli, theksoi se Europa duhet të japë një “përgjigje të fortë dhe të unifikuar” ndaj shkeljeve të kryera nga Rusia me dronë në kufijtë e saj. Ajo konfirmoi gjithashtu angazhimin e Bashkimit Evropian për masa të reja mbështetëse ndaj Ukrainës dhe për forcimin e industrisë evropiane të mbrojtjes. Von der Leyen nënvizoi se BE-ja duhet të ndërmarrë hapa vendimtarë për ndërtimin e një “muri kundër dronëve” për të përforcuar sigurinë në kufijtë e jashtëm të Evropës. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i…

Read More

Ministri gjerman i Mbrojtjes Pistorius dhe ministri i Jashtëm Wadephul në takimin me kolegët europianë në Varshavë bënë thirrje për reagim me arsye dhe njëkohësisht me vendosmëri ndaj provokimeve të pandehura ruse. Shkeljet së fundi të hapësirave ajrore në disa vende të BE-së kanë treguar, se “Rusia gjithnjë e më shumë po kthehet në një kërcënim për NATO-n”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius (29.09.2025) në Varshavë. Ministri i Jashtëm Johann Wadephul paralajmëroi Rusinë ndaj një “agresioni hibrid” dhe po ashtu si edhe Pistorius tërhoqi vëmendjen, se “duhet ruajtur gjaftohtësia”. Moska teston aleatët eNATO-s “me intensitet dhe shpeshtësi në…

Read More

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, tha para ndeshjes kundër PSG-së në fazën kryesore të Ligës së Kampionëve se skuadra e tij po përballet me skuadrën më të mirë të vitit të kaluar, e cila drejtohet nga një trajner i shkëlqyer. “Po luajmë kundër ekipit më të mirë të vitit të kaluar. Ata kanë një trajner të shkëlqyer, stili i të cilit më pëlqen shumë. Më pëlqen shumë mënyra se si luajnë futboll dhe si stërviten”, tha ai. “Nuk kam vendosur ende se kush do të fillojë si titullar, por si Robert Lewandowski ashtu edhe Ferran Torres janë të dobishëm në…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Hamasit, duke deklaruar se grupi militant ka vetëm “tre ose katër ditë” për të dhënë një përgjigje përfundimtare lidhur me propozimin e tij për paqe. Duke folur shkurtimisht me gazetarët para se të nisej për në Virginia për të takuar zyrtarë të lartë ushtarakë, Trump tha se “jemi duke pritur vetëm nga Hamasi”. Ai shtoi se ka “shumë pak” hapësirë për negociata dhe theksoi se kërkesat kryesore janë kthimi i pengjeve dhe “sjellje e mirë”. Nëse Hamasi refuzon marrëveshjen, Trump ishte i qartë: “Do ta le Izraelin të bëjë…

Read More

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen më shumë për të arritur aty ku duan. Sipas astrologjisë, disa shenja kanë një lidhje të veçantë me mundësit, falë planetëve që i sundojnë dhe tipareve të tyre të veçanta. Këto janë 5 shenjat që duket se e kanë suksesin të shkruar në yje! Dashi Kur bëhet fjalë për të rrezikuar dhe për të marrë atë që duan, Dashët janë të parët që hidhen në aksion. Sunduar nga Marsi, planeti i veprimit dhe energjisë, ata nuk kanë frikë të ndjekin…

Read More

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka marrë edhe një lajm të keq në prag të ndeshjes me Serbinë. Serbia dhe Shqipëria do të përballen me 11 tetor në Leskovc në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Pas Marash Kumbullës dhe Arbër Hoxhës, është lënduar edhe Ardian Ismajli. Ai pësoi lëndim në ndeshjen e fundit të Torinos, të humbur 2-1 nga Parma, dhe u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 77-të. Gjithashtu, edhe mesfushori Julian Shehu ka probleme me lëndimet. Ai u zëvendësua në takimin ndërmjet Eidzew Lodzit dhe Rakowit. Të dy lojtarët do t’i nënshtrohen kontrolleve shtesë…

Read More

Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, ka deklaruar të martën në një takim të rrallë me shefat ushtarakë të mbledhur nga të gjitha bazat ushtarake amerikane në botë se ushtria amerikane do të reformohet për t’iu dhënë fund atyre që i ka përshkruar si “dekada të kalbjes”. Duke folur para qindra gjeneralëve dhe admiralëve në Virxhinia, Hegseth e ka shpallur përfundimin e “mbeturinave ideologjike” përfshirë aty shqetësimet për çështje sikurse ndryshimet klimatike, ngacmimet, liderët “toksikë”, si dhe promovimet në grada më të larta ushtarake bazuar në racë dhe gjini. “Ushtria është detyruar nga politikanë të pamatur që të përqendrohet në gjërat…

Read More

Federata e Futbollit njofton se nga dita e sotme, të gjithë tifozët e Kombëtares mund të blejnë biletat edhe fizikisht për ndeshjen miqësore të 14 tetorit, Shqipëri – Jordani. Biletat mund të sigurohen pranë pikës së shitjes te hyrja e tribunës kryesore të stadiumit “Air Albania”. Pika fizike do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në 18:00. Ndërkohë, vijon edhe shitja online e biletave në ebileta.al në këtë link: Shqipëri – Jordani.

Read More