Autor: TV News
Interi ka njoftuar të ardhura rekord për sezonin 2024/25. Sipas raportit financiar të klubit për sezonin e kaluar, të ardhurat e Interit arritën në 567 milionë euro – më të lartat në historinë e klubit dhe një rekord në Serie A. Rritja e të ardhurave u nxit nga rritja e të ardhurave nga garat vendase dhe turnetë evropiane, si dhe pjesëmarrja në Kupën e Botës për Klube. Të ardhurat komerciale nga sponsorizimet dhe aktivitetet e ndeshjeve gjithashtu panë rritje. Për herë të parë në 15 vjet, Interi e përfundoi sezonin me një fitim neto, duke arritur në total 35.4 milionë…
Shumë njerëz pyesin veten se kur është koha më e mirë për të bërë dush: në mëngjes apo në mbrëmje. Ekspertët thonë se përgjigjja varet nga stili i jetës, shëndeti i lëkurës dhe zakonet personale. Dushi në darkë ka disa përparësi të rëndësishme. Ai ndihmon trupin të qetësohet, ul temperaturën e brendshme dhe përgatit organizmin për gjumë më të mirë. Përveç kësaj, gjatë ditës lëkura mbledh djersë, pluhur dhe ndotje nga mjedisi. Duke u larë para gjumit, ju flini më të pastër dhe mbroni edhe çarçafët nga mikrobe apo yndyra të tepërta. Nga ana tjetër, dushi në mëngjes është ideal…
Trajneri i Benficas, Jose Mourinho, ka folur përpara ndeshjes së skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve me Chelsean në Stamford Bridge, duke reflektuar mbi njohjen e tij me stadiumin e Londrës dhe mentalitetin e tij konkurrues. “Kam luajtur tashmë këtu me Spurs, Man United dhe Inter Milan. Në 90 minuta, nuk mendoja se ku isha ose me kë po luaja.Ndihem si në shtëpi këtu.” “Por unë nuk jam më Blu… Tani jam i Kuq dhe dua të fitoj”, tha Mourinho në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes. Chelsea pret Benfican nesër, më 30 shtator nga ora 21:00. Deklaratat…
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka folur me besim në lidhje me situatën e kontratës së Frenkie de Jong me Barcën. Deco konfirmoi se Barca ka filluar negociatat për të zgjatur kontratën e De Jong. “Po flasim,” tha Deco. “Frenkie po e shijon vërtet kohën e tij këtu. Nëse je një lojtar me karakter, nuk do vetëm të qëndrosh te Barcelona, por do të garosh për tituj, dhe De Jong e sheh se mund të garojë për tituj te Barca. “Ai e sheh këtë dhe dëshiron të qëndrojë këtu. Në klub, ne e shohim atë si një lojtar kyç për…
Mesfushori i Barcelonës, Pedri kompletoi 647 nga 701 pasimet e tij, me një saktësi prej 93%. Askush nuk ka bërë më shumë pasime në të tretën e fundit sesa spanjolli. Barcelona arriti në krye të tabelës së LaLigas këtë fundjavë, me fitoren ndaj Real Sociedadit, dhe një nga figurat e mëdha të këtij fillimi të sezonit ka qenë Pedri, mjeshtri i mesfushës Blaugrana. Sipas platformës Squawka, askush nuk ka kompletuar aq shumë pasime në 5 ligat kryesore të Evropës sa spanjolli. Ai tashmë ka tentuar 701 pasime, nga të cilat 647 i ka përfunduar, duke i dhënë një efikasitet prej……
“Rusia po bëhet “kërcënim gjithnjë e më i madh” për NATO-n”. Ky ishte paralajmërimi i Ministrit të Mbrojtjes së Gjermanisë në Forumin e Sigurisë në Varshavë. “Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po përpiqet me qëllim ta minojë sigurinë evropiane dhe integritetin territorial të kombeve evropiane. Ai kërkon t’i provokojë shtetet anëtare të NATO-s. Ai dëshiron t’i ekspozojë dobësitë brenda aleancës sonë“, Boris Pistorius, Ministër i Mbrojtjes i Gjermanisë. Ai theksoi se NATO-ja ka reaguar ndaj provokimeve të Rusisë me qartësi, unitet, vendosmëri dhe maturi. “Ne nuk do të biem në kurthin e Putinit të përshkallëzimit të vazhdueshëm. Po ruajmë gjakftohtësinë…
Arne Slot ka zbuluar se Federico Chiesa u la në shtëpi për udhëtimin e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve kundër Galatasarayt pasi pësoi një dëmtim kundër Crystal Palace. “Ai pati një problem të vogël në ndeshjen e fundit kundër Crystal Palace. E provoi sot, ishte në fushë në fillim, por nuk mundi ta përfundonte seancën, kështu që vendosëm të mos e merrnim, sepse pas disa ditësh është ndeshja jashtë fushe kundër Chelseat”, tha Slot. Skuadra e Liverpoolit do të ballafaqohet me Galatasarayn nesër me fillim nga ora 21:00. /GazetaBlic Sport
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt ka thënë se Izraeli dhe Hamasi janë shumë pranë një marrëveshjeje kuadër që mund t’i lërë palët disi të pakënaqura, por që do t’i jepte fund luftës në Gaza dhe do të siguronte një paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme. Ajo shtoi se presidenti Trump do të diskutojë planin me 21 pika me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë dhe më pas me Katarin.Lexo edhe :Related Posts “Për të arritur një marrëveshje të arsyeshme për të dyja palët, të dyja duhet të heqin dorë nga diçka dhe mund të largohen nga tryeza disi…
Arbër Hoxha ishte një nga më të mirët në fushë për Dinamon e Zagrebit, në fitoren 4-1 ndaj Slaven Belupos në kampionatin kroat. Sulmuesi i Kombëtares dhuroi një asist, ndërsa gjeti edhe rrugën e rrjetës. Hoxha, së fundmi, është përfshirë në formacionin e javës dhe paraqitja e tij është vlerësuar me notën 8.6. Jo gjithçka ka shkuar mirë për lojtarin, i cili pësoi dëmtim. Mbetet për t’u vlerësuar situata e tij, me trajnerin e Kombëtares, Sylvinho që e ka në planet e tij për ndeshjen ndaj Serbisë.
Shira të rrëmbyeshëm goditën Valencian dje dhe sot, vetëm 11 muaj pas përmbytjeve vdekjeprurëse të shkaktuara nga stuhia Dana në tetor të 2024-ës. Sipas gazetës spanjolle La Razon, për shkak të shiut të rrëmbyeshëm, Valencia tashmë po përballet me fatkeqësitë e para, pasi gryka La Saleta në Aldea është përmbytur, ndërsa energjia elektrike është ndërprerë në provincën e Tarragonës. Për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme, shkollat në Valencia dhe Katalonja janë pezulluar, ndërsa oraret e trenave janë ndërprerë, trafiku rrugor është ndërprerë dhe shumë fluturime janë anuluar. Në të njëjtën kohë, autoritetet kanë vendosur zona të caktuara të gadishullit lindor…
