Autor: TV News
Një ngjarje e papritur ka tronditur protestën e mbajtur në sheshin “Skënderbej” këtë pasdite, kur një ish-komandant i UÇK-së, Isuf Morina, ka kërkuar ndihmë mjekësore. Çfarë ndodhi realisht dhe si u reagua nga autoritetet? Protesta e organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, por ngjarja e papritur ka bërë që vëmendja të përqendrohet te shëndeti i Isuf Morinës. Ai është ndjerë keq dhe ka kërkuar ndihmë urgjente, duke shkaktuar alarm në vendngjarje. Isuf Morina, një figurë e njohur si ish-profesor i gjuhës shqipe nga Malisheva dhe ish-komandant i UÇK-së, ka përjetuar një moment të vështirë…
Rusia ka dënuar 15 ushtarë ukrainas të akuzuar për terrorizëm, pas një gjyqi që Kievi e dënoi si një mashtrim dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Sipas AFP, gjykata ushtarake dënoi 15 ushtarë nga batalioni “Aidar” – të cilin Rusia e ka cilësuar si grup terrorist – me burgim nga 15 deri në 21 vjet. Ky ishte gjyqi i dytë i të burgosurve të luftës ukrainas që nga marsi, kur 23 anëtarë të brigadës elitare “Azov” u dënuan për akuza të ngjashme. Edhe ky gjyq u dënua nga Ukraina si shkelje e së drejtës ndërkombëtare. Kur gjyqi i anëtarëve të…
Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen më shumë për të arritur aty ku duan. Sipas astrologjisë, disa shenja kanë një lidhje të veçantë me mundësit, falë planetëve që i sundojnë dhe tipareve të tyre të veçanta. Këto janë 5 shenjat që duket se e kanë suksesin të shkruar në yje! Dashi Kur bëhet fjalë për të rrezikuar dhe për të marrë atë që duan, Dashët janë të parët që hidhen në aksion. Sunduar nga Marsi, planeti i veprimit dhe energjisë, ata nuk kanë frikë të ndjekin…
Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër postim në Facebook, pas mbylljes së protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në sheshin “Skënderbej”. Në postimin e tij Rama ka publikaur foto nga protesta, ku siç shihet mijëra qytetarë ishin të pranishëm në shesh, ndërsa dominojnë simbolet kombëtare dhe ato të UÇK. Ndërsa e shoqëron postimin me shkrimin “Liria ka emër!”. Kujtojmë që kjo ishte protesta e tretë me radhë pas atyre të mbajtura në Prishtinë dhe Hagë, ku më 14 shtator u mblodhën rreth 10 mijë shqiptarë në afërsi të Gjykatës Speciale. Në Hagë, që prej 3 prillit 2023, po…
Pas shkarkimit të Jon Dahl Tomasson nga posti i trajnerit të përfaqësueses së Suedisë, Graham Potter ka shprehur interesimin për të marrë këtë detyrë. Suedia aktualisht është e fundit në Grupin B të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, me vetëm një pikë pas katër ndeshjeve. Potter, i cili është pa punë që nga shkurti i vitit 2025 pas largimit nga West Ham, ka lidhje të forta me futbollin suedez. Ai drejtoi Ostersunds FK për shtatë vjet, ku e nisi nga divizioni i katërt dhe arriti të ngjitej deri në elitë dhe në garat evropiane. Trajneri anglez thotë se për…
John Bolton mbërriti të premten në një gjykatë federale për t’u dorëzuar para autoriteteve, pasi akuzohet se, gjatë kohës sa ishte këshilltar për sigurinë kombëtare në administratën e presidentit amerikan Donald Trump, kishte ruajtur në shtëpinë e vet dokumente “tepër sekrete” dhe kishte ndarë me të afërm të tij shënime personale që përmbanin informata të klasifikuara. Aktakuza ndaj tij u ngrit të enjten. Ai nuk foli për gazetarë teksa mbërriti në gjykatën e Grinbelt, Mariland, për t’u dorëzuar para autoriteteve dhe pritet të dalë para gjykatës gjatë ditës. Bolton akuzohet se ndau informata të ndjeshme me dy të afërm të…
Kryetari OVL-UÇK-së, Hysni Gucati sot në “Kosova Today” ka dhënë detaje rreth protestës së sotme që do të mbahet në Tiranë, në mbështetje të krerëve të UÇK-së. Ai tha se në këtë protestë do të këndojnë dy këngëtaret e njohur, Arif Vladi dhe Shkurte Fejza. “Në ora 17:00 ne do të fillojmë me protestën, do të jenë katër fjalime, dy këngëtarëve të njohur, Arif Vladi do ta këndojë marshin e UÇK-së dhe Shkurte Fejza do të këndojë një këngë të Adem Jasharit”, u shpreh ai.
Kryetari i BDI Ali Ahmeti ishte i pranishëm në protestën që po zhvillohet në sheshin “Skënderbej”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në fjalën e tij, Ahmeti tha se drejtësia për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin është e vonuar. Kryetari i BDI bëri thirrje për bashkimin e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë për lirimin e çlirimtarëve. Ai nënvizoi se Ahmeti shtoi se liria e Kosovës nuk është arenë politike dhe ndasi për shqiptarët. Ali Ahmeti: Të nderuar atdhetarë, të ardhur nga të gjitha trevat shqiptare, organizatorë, drejtues të institucioneve të Republikës së Shqipërisë, sot…
Një trofe larg legjendës. Carlo Ancelotti, për nga statusi dhe rekordet, është tashmë një nga trajnerët më të mëdhenj në historinë e futbollit. Megjithatë, trajnerit të lindur në Reggiolo ende i mungon një trofe i madh i fituar me një ekip kombëtar. Kjo është arsyeja pse qëllimi i tij që nga qershori i kaluar, kur u bë trajner i Brazilit, ka qenë një dhe i vetëm: “Të fitojmë përsëri Kupën e Botës pas 24 vitesh”, shpjegoi trajneri italian në një intervistë me FIFA.com. “Kjo është ajo që dëshiron çdo brazilian: do të jetë përgjegjësia ime dhe e lojtarëve në fushë…
Endrit Thaçi, djali i ish-kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi i është bashkuar protestës në sheshin “Skënderbej” ku janë grumbulluar me mijëra qytetarë nga të gjitha trevat në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë. Djali i Hashim Thaçit ndodhet në rreshtin e parë të protestuesve në krah të kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Prej disa minutash ka nisur protesta në sheshin “Skënderbej”; ku mijëra qytetarë kanë mbushur vendin ndërsa mbizotërojnë silmbolet kombëtare dhe ato të UÇK. Në orët e para të ditës së sotme, në “Rrugën e Kombit”, e cila…
