Autor: TV News

Pesëmbëdhjetë anëtarë të një grupi të milicive ukrainase u shpallën fajtorë nga një gjykatë ushtarake ruse për pjesëmarrje “në një organizatë terroriste” dhe u dënuan me nga 15 deri në 21 vjet burgim, tha Prokurori i Përgjithshëm i Rusisë. Ata është thënë se do të vuajnë dënimin në një prej burgjeve të sigurisë më të lartë në Rusi. Të dënuarit ishin anëtarë të Batalionit Aidar të Ukrainës, të cilët u kapën në vitin 2022. Gjykimi ndaj tyre ishte i mbyllur për publikun dhe u zhvillua në një gjykatë ushtarake në qytetin jugor rus, Rostov-on-Don. Ende nuk ka reagime nga Ukraina…

Read More

Akademia e Forcave të Armatosura ka reaguar pas akuzave të ditëve të fundit në lidhje me pagesat e kryera ndaj Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke sqaruar se ai nuk ka qenë asnjëherë pedagog, as i brendshëm dhe as i jashtëm, por ka qenë i angazhuar si kërkues shkencor në periudhën 2013–2018. Sipas njoftimit zyrtar, Presidenti Begaj, në funksionet e tij të mëparshme si mjek ushtarak, ka qenë pjesë e ekipeve të kërkimit shkencor ushtarak së bashku me një staf akademik prej 15 profesorësh dhe është angazhuar në udhëheqjen e temave shkencore të ciklit të tretë të studimeve (Doktoratë) pranë…

Read More

Venezuela ka dislokuar mijëra trupa afër kufirit kolumbian në përgjigje të grumbullimit ushtarak të Shteteve të Bashkuara në Karaibe, ku mediat amerikane kanë raportuar për një sulm të ri ndaj një anijeje që dyshohet se po transportonte drogë. Shtetet e Bashkuara kanë dërguar disa anije ushtarake në Detin e Karaibeve dhe javët e fundit ka kryer një sërë sulmesh vdekjeprurëse ndaj anijeve. Të paktën 27 persona janë vrarë deri më tani si pasojë e sulmeve amerikane, teksa grumbullimi ushtarak ka rritur frikën në Karakas se qëllimi përfundimtar është ndryshimi i Qeverisë në Venezuelë. Venezuela ka nisur stërvitje ushtarake, përfshirë edhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet e tij sociale për protestën që po mbahet këtë të premte në sheshin “Skënderbej”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë.  Kryeministri Rama ka ndarë pamjet ku janë mbledhur mijëra njerëz nga të gjitha trevat shqiptare.Lexo edhe :Related Posts  “Zemra mal”, shkruan Rama krah videos duke e shoqëruar me flamurin shqiptar dhe atë të Kosovës. Protesta mban moton “Liria ka emër, Drejtësi për çlirimtarët”. Kjo protestë është e treta me radhë pas atyre të mbajtura në Prishtinë dhe Hagë, ku më 14 shtator u…

Read More

Një gjyqtar në Libi urdhëroi sot lirimin e djalit të Muamar Gadafit, Hanibalit, me kusht prej 11 milionë dollarësh dhe një ndalim udhëtimi, pas gati një dekade në paraburgim për zhdukjen e klerikut libanez Moussa Sadr. Libi hanibal gadafi lirohet Sipas burimeve gjyqësore të cituara nga mediat libaneze, gjyqtari, pasi e mori në pyetje Gadafin, vendosi ta lirojë atë “me kusht prej 11 milionë dollarësh dhe një ndalim udhëtimi”. Hannibal Gaddafi u arrestua në vitin 2015 me akuzën e fshehjes së informacionit në lidhje me zhdukjen e klerikut shiit Musa Sadr pothuajse katër dekada më parë, kur ai ishte fëmijë.…

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përshëndetur protestën madhështore në sheshin “Skëndërbej” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë. Përmes një postimi në Facebook, Begaj shkruan se UÇK është themeli i lirisë së Kosovës dhe askush nuk mund të zhbëjë këtë trashëgimi trimërie, sakrifice e heroizmi. Postimi i Begajt: UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës. Ajo është krenari e historisë sonë kombëtare. Askush nuk mund të zhbëjë këtë trashëgimi trimërie, sakrifice e heroizmi. Prej orës 17:00 me mijëra qytetarë shqiptarë nga të gjitha trojet janë mbledhur në sheshin “Skënderbej’ ku po protestojnë në mbështetje…

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për një takim të rëndësishëm me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Dy liderët shtrënguan duart para se të hynin brenda për bisedimet, ndërsa atmosfera në Uashington ishte e ngrohtë dhe moti me diell një kontrast i madh me temperaturat e ftohta në Kiev. Delegacioni ukrainas mbante një hartë të madhe, duke nxitur spekulime nëse diskutimet do të prekin mundësinë e përdorimit të raketave Tomahawk në territorin rus. Detaje zyrtare nga takimi pritet të publikohen së shpejti.

Read More

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu ishte i pranishëm pasditen e kësaj të premteje në sheshin “Skënderbej” në mbështetje të protestës për ish-krerët e UÇK të cilët po gjykohen në Hagë. Në fjalën e tij ish-Presidenti Moisiu tha se ish-krerët e UÇK Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi nuk kanë kryer krime, ata janë heronj. Ai ka kërkaur nga Gjykata e Hagës të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe të mos gjykojë mbi akuza të rreme të fabrikuara nga qarqet serbo-ruse. Fjala e Presidentit Moisiu: Sot jemi mbledhur për të mbrojtur dinjitetin kombëtar. Jemi këtu për të ngritur…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump mirëpriti sot presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, ku zhvilluan bisedime për situatën në Ukrainë. Takimi u hap me fjalët e Trump, i cili e cilësoi si një “nder” praninë e Zelenskyt dhe e përshkroi atë si “një lider shumë i fortë” që “ka kaluar shumë”. Trump deklaroi se gjatë takimit do të diskutohej telefonata që ai zhvilloi një ditë më parë me presidentin rus Vladimir Putin, si dhe samiti i planifikuar mes tyre që pritet të mbahet në Hungari. “Mendoj se gjërat po ecin mjaft mirë,” tha Trump, duke shtuar: “Duam të shohim…

Read More