Autor: TV News
Superliga e Kosovës rikthehet pas pushimit të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës. Ditën e sotme, do të zhvillohen dy ndeshje, kurse, nesër do të luhen edhe tri ndeshje tjera, shkruan GazetaBlic Sport. Sot, Prishtina e Re e pret në Lipjan Gjilanin, kurse kampionia në fuqi, Drita do të jetë nikoqire e Malishevës. Të dielën, Llapi në “Zahir Pajaziti” e pret Ferizajn, kurse Prishtina udhëton në Skënderaj për t’u ndeshur me Drenicën. Ballkani në anën tjetër do t’i bëjë konak Dukagjinit nga Klina. Kjo është renditja tabelare para ndeshjeve të kësaj xhiroje: /GazetaBlic Sport/
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka lënë të hapur mundësinë që vendi i tij të pajiset me raketa me rreze të gjatë Tomahawk nga Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se presidenti rus, Vladimir Putin, “është i frikësuar nga një skenar i tillë”. Në një intervistë ekskluzive, Zelenskyy foli për takimin dyorësh me presidentin amerikan Donald Trump, duke theksuar se çështja e raketave Tomahawk ishte një nga pikat kryesore të diskutimit. “Është pozitive që Presidenti Trump nuk tha ‘jo’, por për momentin nuk tha as ‘po’,” u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se ekziston ende shpresë për një vendim të…
Barcelona merr më në fund lajme të mira. Sipas Catalunya Radio, klubi ka marrë leje nga këshilli bashkiak për të hapur tribunën jugore të Spotify Camp Nou me një kapacitet total prej 27,000 spektatorësh. Megjithatë, Blaugranët nuk do të kthehen në ‘shtëpinë’ e tyre së shpejti për shkak të arsyeve ekonomike, transmeton GazetaBlic Sport. Rihapja e stadiumit me kaq pak tifozë do t’i kushtonte klubit para. Pas marrjes së kësaj leje të parë banimi, klubi do të presë lëshimin e lejes së dytë, e cila do t’i lejojë ata të hapin një tribunë anësore, duke e rritur kapacitetin në 45,000.…
Kivi përmban sasi të lartë fibradh, të cilat përmirësojnë sëmundje si diabeti, zvogëlon nivelin e kolesterolit, përmirëson kushtet e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare dhe ul probabilitetin e sulmeve të zemrës. Kivi përmban sasi të madhe të vitaminës C, E dhe A, kalium dhe një sasi të mirë të betakarotenit. Vitamina C është një antioksidant që shkrihet në ujë e është provuar se mbron trupin tonë nga radikalet e lira, përmirëson shëndetin e individëve të cilët e konsumojnë rregullisht atë kundër të gjitha llojeve te sëmundjeve. Ky frut gjithashtu sasi të lartë të fibrave të cilat përmirësojnë sëmundjen e diabeti sepse…
16 Tetori ishte afati i fundit që partitë politike kishin sa i përket depozitimit për regjistrim në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 Nëntorit. Këtë të premte KQZ do të miratojë forcat politike që pritën ditën e fundit, ku një prej tyre është edhe Partia Demokratike. Megjithatë, një pjesë e partive dhe kandidatëve të pavarur tashmë janë regjistruar si Partia Socialiste, Partia Lëvizja e Legalitetit, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar si dhe Lëvizja Shqipëria Bëhet. Në seancën që do të mbahet në drekë, kryekomisioneri Ilirian Celibashi pritet të shqyrtojë kërkesën e PD si dhe do të vendosë për sasinë e fletëve…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po planifikon që të implementojë Inteligjencën Artificiale në lokalet e pjesshme të 9 Nëntorit. Në tryezën “Mbikëqyrja e Digjitalizimit në Proceset Zgjedhore: Drejt Konvergjencës midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, kryekomisioneri Ilirian Celibashi shpjegoi se përfshirja e AI do të ndihmojë në numërimin e votave. “Identifikimi biometrik u aplikua 100%, ndërsa votimi elektronik është në proces zhvillimi. Që nga viti 2022 kemi aplikuar disa platforma në këtë fushë. Më 9 nëntor në zgjedhjet e pjesshme po punojmë për aplikimin e AI për numërimin e votave. Ky proces dixhitalizimi i mbështetur nga BE dhe jo vetëm ka sjellë…
Organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian e ka miratuar të enjten një plan pesëvjeçar për mbrojtjen, i cili përfshin ndërtimin e një “muri të dronëve” që pritet të jetë plotësisht funksional deri në fund të vitit 2027. “Qëllimi ynë është t’i forcojmë kapacitetet tona mbrojtëse për ta frenuar agresionin”, deklaroi komisionari i Mbrojtjes i BE-së, Andrius Kubilius, gjatë një konference në Bruksel. Sipas planit të Komisionit Evropian, Rusia dhe Bjellorusia përbëjnë “kërcënimin më të madh”, duke përmendur shkeljet e përsëritura të hapësirës ajrore të vendeve anëtare të BE-së nga automjetet ajrore pa pilot (UAV), apo dronët. “Ky ‘mur evropian i dronëve’…
Kryeministri Edi Rama ftoi sipërmarrësit turq të investojnë më shumë në Shqipëri, një vend që sipas tij po zhvillohet çdo ditë dhe ofron mundësi pafund. “Shqipëria sot nuk është më ishulli i mbyllur që dikur e përshkruanin, por është një vend i hapur, një ishull mundësish, një ishull ku mund të shumëfishosh investimin tënd në pak vite me taksa fare të ulëta, me energji të gjelbër, një turizëm në rritje një teknologji që zhvillohet çdo ditë. Vetëm këtë vit 300 mijë turistë turq e zgjodhën Shqipërinë, kjo është e jashtëzakonshme po të mendosh se jo shumë vite më parë ata…
Asnjë mbështetës i klubit izraelit Maccabi Tel Aviv nuk do të lejohet ta ndjekë nga stadiumi ndeshjen kundër Aston Villës në Ligën e Evropës muajin e ardhshëm në Angli, për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë, njoftoi klubi anglez të enjten. Ky vendim vjen pas protestave kundër ndeshjeve kualifikuese të kombëtares së Izraelit për Kupën e Botës kundër Norvegjisë dhe Italisë, ku policia përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve dhe demonstruesve propalestinezë në Oslo dhe Udine. Aston Villa tha se e mori këtë vendim pas udhëzimeve të Grupit Këshillues për Sigurinë (SAG), i cili është përgjegjës për lëshimin e certifikatave të sigurisë…
Partia Socialiste rrëzoi dy kërkesat e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet e 11 majit dhe një komision për çështjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, mazhoranca nuk ishte dakord me formulimin e kërkesave dhe kërkoi që Partia Demokratike të rishikojë objektin, ndërsa dy komisionet hetimore të diskutohen në seancë plenare. Mazhoranca mbajti të njëjtin qëndrim edhe për mocionin me debat për situatën në spitalin onkologjik, kërkesë për të cilën do të vendoset sërish në seancë plenare. /vizionplus.tv
