Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Sot skadon afati për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, vendi rrezikon zgjedhje të reja

6 Tetor, 2026

VLEN: Çerdhja e parë në Tearcë hapi dyert, shkolla super moderne po bëhet gati në Kumanovë

6 Tetor, 2026

Sot skadon afati për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, vendi rrezikon zgjedhje të reja

6 Tetor, 2026

“Liria është mbi çdo parti” – një tjetër dorëheqje në LDK

6 Tetor, 2026

Protestë popullore në Prishtinë, Haziri: Ligji për UÇK-në duhet të kalojë sot!

6 Tetor, 2026

Maqedonia përballë Zvicrës, sonte ndeshja në Lucern

6 Tetor, 2026

Ziadin Sela i shqetësuar nga pamjet në Prishtinë, kritika të ashpra klasës politike në Kosovë

6 Tetor, 2026

Rikthehet protesta për Ligjin e Speciales, Policia shton praninë te Qeveria

6 Tetor, 2026

Lajm i mirë për të gjithë qytetarët që marrin ndihmë sociale dhe shtesa për fëmijët

6 Tetor, 2026

Sali: Mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë në rrugëtimin evropian të Maqedonisë së Veriut

6 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 6 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Sot skadon afati për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, vendi rrezikon zgjedhje të reja

TV NewsBy TV News6 Tetor, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Screenshot

Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, ndërsa mungesa e konsensusit politik e ka lënë vendin përballë mundësisë së zgjedhjeve të reja. Në orët e mbrëmjes së djeshme, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është takuar me kryeministrin dhe kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në përpjekje për të gjetur një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit.

Megjithatë, sipas raportimeve të gazetares Albina Haliti nga Kosova, PDK ka vendosur si kusht për dhënien e 22 votave të saj miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

PDK, sipas saj, kërkon që fillimisht të përfundojë procedura për ndryshimin e këtij ligji dhe më pas të votohet për Presidentin. Sipas Rregullores së Kuvendit, ndërmjet dy leximeve të një projektligji duhet të kalojnë 72 orë, çka e komplikon përfundimin e procedurës brenda afatit kushtetues.

“Pritet të thirret një seancë për shkak të skadencës së ushtruesit të detyrës së presidencës dhe më pas të zgjidhet një president i ri. PDK ka si kusht elementar 22 vota për votim, në mënyrë të kalkulohet dhe procedohet në Kuvend edhe me projektligjet e tjera në Kuvend, sikurse ai për Gjykatën Speciale. Nëse nuk do të kemi president sot, do të shkojmë në zgjedhje.

Në Kuvendin e Kosovës mund të bëhen tejkalime, shmangie nga Rregullorja. Mund të vazhdonte edhe dje leximi i dytë i projektligjit për Specialen dhe të mos pritej si 72 orë, sikurse thotë edhe Rregullorja e Punës së Kuvendit, për ligje të kësaj rëndësie, sikurse ky. Edhe më herët Kuvendi ka bërë shmangie të Rregullores edhe për ligje që nuk kanë pasur rëndësinë sikurse ky.

PDK është e vendosur që 22 votat e saj të mos i japë në asnjë formë, nëse nuk kalon ky ligj. Në orët e vona të mbrëmjes u takua Bedri Hamza, kreu i PDK-së, me kreun e LVV-së, Albin Kurtin, për të tentuar gjetjen e një marrëveshjeje politike, duke marrë parasysh që sot jemi në ditën e fundit të skadimit. Sipas Gjykatës Kushtetuese, nëse sot, deri në mesnatë, nuk kemi president, shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe nuk ka efekt as Qeveria, as Kuvendi”, tha gazetarja për emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri-Aktualitet”.

Në Kuvend pritet të zhvillohen përpjekje për të gjetur një zgjidhje procedurale dhe politike, ndërsa mbetet e paqartë nëse do të arrihet marrëveshje gjatë ditës. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit ka nisur më 8 gusht dhe përfundon sot, më 6 tetor. Nëse Presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja parlamentare. Zgjedhjet, sipas përcaktimit kushtetues, duhet të mbahen brenda 45 ditësh nga shpërndarja e Kuvendit.

Lexuar: 20

Lajme te ngjashme

Sot skadon afati për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, vendi rrezikon zgjedhje të reja

“Liria është mbi çdo parti” – një tjetër dorëheqje në LDK

Protestë popullore në Prishtinë, Haziri: Ligji për UÇK-në duhet të kalojë sot!

Rikthehet protesta për Ligjin e Speciales, Policia shton praninë te Qeveria

Çitaku, Kurtit: Eja në Kuvend, ta votojmë ligjin – mos nxit, mos provoko

HaIiI Geci publikon dekIaratën e Thaçit për SpeciaIen: Nuk mund të shfuqizohet!

Lajmet e fundit

Sot skadon afati për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, vendi rrezikon zgjedhje të reja

6 Tetor, 2026

VLEN: Çerdhja e parë në Tearcë hapi dyert, shkolla super moderne po bëhet gati në Kumanovë

6 Tetor, 2026

Sot skadon afati për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, vendi rrezikon zgjedhje të reja

6 Tetor, 2026

“Liria është mbi çdo parti” – një tjetër dorëheqje në LDK

6 Tetor, 2026

Protestë popullore në Prishtinë, Haziri: Ligji për UÇK-në duhet të kalojë sot!

6 Tetor, 2026

Maqedonia përballë Zvicrës, sonte ndeshja në Lucern

6 Tetor, 2026

Ziadin Sela i shqetësuar nga pamjet në Prishtinë, kritika të ashpra klasës politike në Kosovë

6 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.