Autor: TV News
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve i Serbisë (KRZ) ka shpallur 19 lista zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 25 tetorit, ndërsa votuesit nga Kosova do të votojnë në Vranjë, Rashkë, Kurshumli dhe Tutin. Votuesit nga Kosova që kanë të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare në Serbi, më 25 tetor do të votojnë në qendra votimi jashtë Kosovës. Komisioni Republikan i Zgjedhjeve i Serbisë ka vendosur që votimi për ta të organizohet në Vranjë, Rashkë, Kurshumli dhe Tutin. Është vendosur që votuesit nga pjesa lindore e Kosovës dhe zona e Gjilanit të votojnë në Vranjë, ndërsa votuesit nga veriu i Kosovës…
Bashkimi Evropian shprehu shqetësim të thellë për ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Zyrtarët në Bruksel vlerësojnë se votimi i mbrëmshëm bie ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së. “BE-ja e ka mbështetur vazhdimisht punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës si institucion i pavarur gjyqësor, i themeluar me vendime të Kuvendit të Kosovës në vitet 2014–2015, që vepron brenda sistemit ligjor të Kosovës dhe është i sanksionuar në Kushtetutën e Kosovës. Mandati i tyre aktual dhe pavarësia e tyre duhet të respektohen plotësisht”, deklaroi një zëdhënës i…
Thellenza Krasniqi është emëruar Sekretare e Shoqatës së Kombeve të Bashkuara të ShBA-së – Dega e Westchesterit. Lajmin e ka bërë të ditur motra e saj, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur krenarinë për arritjen e saj dhe për angazhimin e vazhdueshëm në fushën e të drejtave të njeriut, drejtësisë dhe barazisë. “Jam jashtëzakonisht krenare për motrën time, Thellenzën, dhe për gjithçka që ajo vazhdon të arrijë. Përkushtimi i saj ndaj të drejtave të njeriut, drejtësisë dhe barazisë është vërtet frymëzues”, ka shkruar ajo.
Analisti politik Astrit Gashi ka deklaruar se, sipas vlerësimit të tij, zhvillimet politike të mbrëmshme, përfshirë zgjedhjen e presidentes së re, i kanë dhënë kryeministrit Albin Kurti edhe tetë vjet pushtet. Gashi tha se një opozitë e dobët dhe me probleme të brendshme mund t’ia lehtësojë pozitën Kurtit. “Unë, për vete, mendimin fillestar sot, pra mendimin fillestar sot e kam që, Albin Kurtit mbrëmë i janë dhënë edhe tetë vjet”, ka theksuar ai. Sipas tij, marrëveshjet dhe zhvillimet e fundit politike mund të ndikojnë edhe në fuqizimin e pozitës së Vetëvendosjes. Ai theksoi se ky është vetëm vlerësimi i tij…
Pas zgjedhjes me 81 vota në Kuvend, Justina Shiroka-Pula ka marrë zyrtarisht detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës. Në ceremoninë e inaugurimit, Albulena Haxhiu ia ka dorëzuar Kushtetutën e Kosovës. Justina Shiroka-Pula ka marrë zyrtarisht detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës, përcjell albinfo.ch. Në ceremoninë e marrjes së detyrës, ushtruesja e deriatëhershme e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ia ka dorëzuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës presidentes së re. Shiroka-Pula u zgjodh presidente me 81 vota të deputetëve, në votimin e zhvilluar në mesnatën mes së martës dhe së mërkurës, vetëm pak para përfundimit të afatit kushtetues për…
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se presidentja e Kosovës duhet ta ushtrojë rolin e saj brenda përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore, ndërsa partitë politike duhet t’i përmbushin përgjegjësitë e tyre, raporton Ekonomia Online. Hamza ka theksuar se presidentja ka rol unifikues, ndërsa partitë në pushtet dhe opozitë kanë detyra të ndryshme politike.“Mendoj që presidentja luan rolin e vet brenda përgjegjësive kushtetuese edhe ligjore, rolin e vet unifikues, ndërsa partitë politike i kanë punët e veta. Ata që janë në pozitë, Qeveria duhet me kry punë, ne që jemi në opozitë duhet me dhanë alternativa, po edhe me i kritiku…
Nje histori qe rikthehet nga koha e luftes se Kosoves!• Sipas materialit të publikuar, Lekê Buqaj, shqiptar dhe pjesétar i ushtrisé amerikane, ishte pjese e misioneve ajrore që goditën caqe serbe.Nê artikull ai paraqitet si njé prej shaiptarêve qe, edhe pse larg vendlindjes, nuk harroi rrënjet dhe u gjend n qiell ne nje nga periudhat me vendimtare per fatin e Kosovës.Por ajo qe terheq me shume vemendjen êshte deklarata që i atribuohet Buqajt: “S’jam krenar, se është dashtë me godit edhe më tepër caqe.”Sot ai jeton në SHBA, ndërsa historia e tij vazhdon të kujtohet si ajo e një shaiptari…
Është arrestuar personi i dyshuar për sulmin ndaj gazetarit Jeton Sopa, gjatë protestës pranë Kuvendit të Kosovës. Lajmin për RTK-në e ka konfirmuar Policia e Kosovës.Personi me inicialet L.G. dyshohet se ka sulmuar gazetarin Sopa, i cili po raportonte nga protesta. Sopa ishte penguar nga disa persona teksa po kryente detyrën e tij si gazetar dhe rastin e kishte raportuar në Polici.Arrestimi i të dyshuarit është bërë pas hetimeve lidhur me rastin, ndërsa ndaj tij pritet të zhvillohen procedurat e mëtejshme ligjore.Sulmi ndaj gazetarit Jeton Sopa kishte ndodhur më 5 tetor, gjatë protestës pranë Kuvendit të…
Komisioni Evropian ka propozuar ndryshimin e mënyrës së vendimmarrjes në procesin e zgjerimit të BE-së. Hapja e kapitujve/klasterëve dhe disa etapa të tjera të negociatave do të mund të miratoheshin me shumicë të kualifikuar, duke kufizuar mundësinë që një shtet anëtar të bllokojë i vetëm një vend kandidat. Ndryshimi, nëse miratohet, mund të jetë veçanërisht i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut, e cila prej vitesh përballet me pengesa që lidhen me mosmarrëveshjet dypalëshe. Sipas propozimit, Bullgaria do ta ruante të drejtën për të kundërshtuar anëtarësimin përfundimtar të Maqedonisë së Veriut, pasi pranimi në BE vazhdon të kërkojë pëlqimin e të…
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuar. Për këto ndryshime kanë votuar 88 deputetë. Të pranishëm në sallë kanë qenë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ata të PDK-së, të Aleancës, të LDK-së, si dhe të komuniteteve nga grupi multi-etnik.Kalimi i këtij projektligji ka qenë kërkesa e PDK-së dhe protestuesve tash e 21 ditë.
