Autor: TV News
Policia në Hercegnovi të Malit të Zi, ka ndaluar rrethuar një autobus me shtetas kosovarë, që raportohet se janë tifozë zë KB Bashkimit. “Arpaxhikët” ishin duke u kthyer nga Italia për në Kosovë, kur, siç raportojnë mediat në Mal të Zi, ata kanë ndaluar për pushim në një lokacion të quajtur Meljine. Ata thuhet se kanë shkruar grafite me akronimin UÇK-së. Si pasojë, policia malazeze jozyrtarisht ka thënë për mediat atje se dy persona janë shoqëruar në stacion policor. Më poshtë, shihni disa pamje nga ky rast:
Irani paralajmëroi kundër çdo sulmi të ri ndaj tij, pasi shefi i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për energji bërthamore tha se ka frikë se do të rikthehet “përdorimi i forcës” nëse dështojnë përpjekjet diplomatike me Iranin. Në mes të qershorit, Izraeli nisi një fushatë të paprecedent bombardimesh kundër Iranit, duke nxitur një luftë në të cilën Irani u kundërpërgjigj me sulme me raketa dhe dronë. Gjatë luftës 12-ditore, Izraeli goditi ndërtesat ushtarake dhe bërthamore iraniane si dhe zona të banuara, ndërkaq më vonë Shtetet e Bashkuara sulmuan ndërtesat kyç bërthamore të Iranit. Konflikti shkaktoi ndërprerje të bisedimeve bërthamore mes…
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho e ftuar këtë të enjte në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj ka folur mbi raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit. Xhixho tha se në raport është e qartë që në Shqipëri nuk ka patur zgjedhje të lria dhe të ndershme. Sipas saj në raport janë reflektuar shumë prej shqetësimeve të ngritura nga opozita. Pjesë nga biseda: Borakaj: Si e lexove raportin? Xhixho: Është një raport në të njëjtën linjë me atë paraprak, adreson shumë nga shqetësimet e opozitës. Boshti është që nuk ka zgjedhje të barabarta, kishim zgjedhje ku partia…
Mënyra që kishte gjetur një burrë 59-vjeç për të grabitur banesat në zonën e Pire-ut në Greqi është e denjë për skenare filmash. Sipas mediave, bëhet me dije se burri, i cili shënjestronte banesat ku jetonin kryesisht të moshuarit, shkonte si punëtor. Ai shtirej sikur ishte hidraulik dhe sapo hynte brenda banesave, niste zbatimin e planit të tij. 59-vjeçari u pikas nga policia duke lëvizur në Pire dhe i thirrën që të ndalonte. Kësaj thirrje burri refuzoi t’i përgjigjej dhe tentoi të largohej, por arratia e tij do të zgjaste shumë pak. Brenda pak sekondave ai u arrestua nga policia,…
Ekspertja për Çështjet Zgjedhore, Gerta Meta, e ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj ka analizuar raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Ajo u shpreh më e rëndësishme se çfarë shkruhet, është leximi që do t’i bëjnë palët politike këtij raporti. Sipas saj raporti bën të qartë që qeveria duhet të ngrijë që ditën që dekrkletohet data e zgjedhjeve, në mënyrë që të mos përdoret shteti. Pjesë nga biseda: Borakaj: Si e pe këtë raport? Meta: Ne kemi gjithë këtë periudhë që presim raportin, por nuk është që i ekzagjeruar vonesa, duke parë se edhe…
Policia në Hercegnovi të Malit të Zi, ka ndaluar një autobus me shtetas kosovarë, që raportohet se janë tifozë zë KB Bashkimit. “Arpaxhikët” ishin duke u kthyer nga Italia për në Kosovë, kur, siç raportojnë mediat në Mal të Zi, ata janë ndaluar për pushim në një lokacion të quajtur Meljine, ku edhe thuhet se kanë shkruar grafite me akronimin UÇK-së. E në pamjet që tashmë janë publikuar, shihet se shkrimi është “ARPZ – UÇK – 1878”. Si pasojë, policia malazeze jozyrtarisht ka thënë për mediat atje se dy persona janë shoqëruar në stacion policor.
Kopshtet dhe parqet në kryeqytetin e Francës janë mbyllur për vizitorët si pjesë e masave paraprake të marra për stuhinë Benjamin. Sipas lajmeve të shtypit kombëtar, vendi është vendosur nën ndikimin e stuhisë Benjamin, me erëra që arrijnë shpejtësi 161 kilometra në orë, dhe niveli i alarmit është rritur në “portokalli” në 19 provinca. Stuhia, e cila ka prekur veçanërisht provincat në veri dhe veriperëndim të vendit, ka lënë më shumë se 100 mijë familje pa energji elektrike. Për shkak të stuhisë Benjamin, në kryeqytet janë marrë masat e sigurisë.
Pesë muaj pas zgjedhjeve parlamentare, ODIHR publikoi raportin përfundimtar për procesin e 11 majit. Gazetarja Danjela Maloku, e ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, tha se në raport është nënvizuar gjuha kritike midis dy liderëve. Sipas gazetares, Berishës iu deshën vetëm pak minuta për ta lexuar raportin dhe për ta vlerësuar si një konfirmim të shqetësimeve të ngritura nga Partia Demokratike gjatë fushatës, në ditën e zgjedhjeve, si edhe pas zgjedhjeve. Pjesë nga biseda: Borakaj: Në selinë blu janë të kënaqur me raportin e OSBE/ODIHR? Maloku: Berisha, të paktën ai që ka peshën kryesore të reagimit në…
Skuadra e Bashkimit ka reaguar pas shoqërimit në policinë malazeze të tifogrupit ‘Arpaxhikët’. Klubi prizrenas ka shkruar se është e papranueshme që Arpagjikët të ndalohen në Mal të Zi vetëm për një grafit të shkruar: UÇK, transmeton GazetaBlic Sport. “Ata nuk kanë kryer asnjë krim, e megjithatë po mbahen padrejtësisht. Solidariteti me ta është i pakushtëzuar! I bëjmë thirrje organeve përgjegjëse dhe veçanërisht ambasadës së Republikës së Kosovës në Mal të Zi për reagim dhe mbrojtje të tifo grupit Arpagjikët si qytetarë të Kosovës dhe të kujdesen që djemtë tanë të lirohen, të mos mbahen padrejtësisht, dhe të vazhdojnë rrugën për…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin mund të ulet në tryezën e bisedimeve për armëpushim me Ukrainen përmes “presionit të vazhdueshëm”. “Jam absolutisht i bindur se me presion të vazhdueshëm, do të jemi në gjendje ta bindim Putinin të ulet në tryezë për të rënë dakord për një armëpushim dhe më pas për bisedime të tjera”, u tha Rutte gazetarëve pas një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Rutte tha se të dy shkëmbyen pikëpamje se si mund t’i japin fund luftës Rusi-Ukrainë dhe si…
