Autor: TV News

Raporti i OSBE/ODIHR ka qenë “molla e sherrit” këtë të enjte në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus mes gazetarit Arbër Hitaj dhe deputetes së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho. Hitaj tha se ky është raporti më i balancuar ku të dyja palët janë goditur njëlloj. Ndëkrohë që deputetja e PL tha se në raport thuhet qartë se zgjedhjet nuk ishin të lria dhe të ndershme. Pjesë nga biseda: Hitaj: Raporti e thotë qartë zgjedhjet ishin të lira dhe profesionale. Xhixho: Jo, e thotë aty, janë jo të barabarta. Hitaj: Ka dhe gjëra që nuk…

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka hedhur poshtë përsëri çdo shkëmbim territoresh me Rusinë si pjesë të një marrëveshjeje të ardhshme paqeje, duke përsëritur se çdo plan për të arritur paqen duhet të fillojë me një armëpushim, të cilin do ta ndjekin negociatat. Zelensky, i cili ndodhet në Bruksel për Samitin e BE-së, tha gjithashtu se asetet ruse të “ngrira” nuk duhet të përdoren vetëm për qëllime humanitare, por edhe për të forcuar kapacitetin mbrojtës të Ukrainës. Sipas tij, Ukraina duhet të jetë në gjendje të përdorë një pjesë të këtyre fondeve për prodhimin vendas të armëve, si dhe për blerjen…

Read More

Gazetari Arbër Hitaj tha se raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit është më i balancuari krahasuar me vitet e mëparshme. I ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, me moderatoren Pranvera Borakaj, Hitaj tha se në raport janë përmendur tre raste korrupsioni, por dy prej tyre i përkasin opozitës. Sipas gazetarit, raporti e ka rrëzuar Berishën, pasi nuk i jep të drejtë në asgjë. Pjesë nga biseda: Borakaj: Heshtja nga mazhoranca apo po e shohin me vëmendje raportin e OSBE/ODIHR? Hitaj: Është një raport i balancuar, madje më i balancuari. Ndan në disa kategori, para…

Read More

Shtetasi i Kosovës Edison Shehu (22) u dënua me 10 ditë burg pasi pranoi se sot në Meljine shkroi grafitin “APRZ UÇK 1878”. Atij iu caktua edhe masa mbrojtëse njëvjeçare e dëbimit të një shtetasi të huaj nga territori i Malit të Zi. Kjo u konfirmua për “Vijesti” nga Gjykata për Kundërvajtje të Vogla e Budvës – Departamenti i Hercegnovit. Sipas “Vijesti”, shtetasi i Kosovës kreu shkelje të nenit 18 të Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike, i cili përcakton se kushdo që shkakton dëme në ndërtesa, monumente ose objekte të tjera duke shkruar grafite ose mbishkrime të tjera në…

Read More

Gjiganti i teknologjisë Meta ka njoftuar se do të shkurtojë rreth 600 vende pune në njësinë e saj të Inteligjencës Artificiale, si pjesë e një riorganizimi që synon të thjeshtojë strukturën drejtuese dhe të përmirësojë efikasitetin operativ. Sipas raportimeve të CNBC, lajmi u bë publik nga drejtori i njësisë së Inteligjencës Artificiale, Alexandr Wang, i cili iu bashkua kompanisë në muajin qershor, pas një investimi prej 14.3 miliardë dollarësh të Meta-s në Scale AI. Shkurtimet pritet të prekin sektorë të rëndësishëm, përfshirë AI Infrastructure dhe FAIR (Fundamental Artificial Intelligence Research). Punonjësit që do të largohen do të kompensohen me 16…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ai detyroi kryeministrin Benjamin Netanyahu të ndalonte luftën kundër Hamasit në Gaza. Trump shton se në të kundërt lufta mund të kishte vazhduar për vite me radhë, shkruajnë mediat e huaja.  “I thashë Bibit: ‘Bibi, nuk mund ta luftosh botën. Mund të luftosh beteja individuale, por bota është kundër teje. Dhe Izraeli është një vend shumë i vogël në krahasim me botën. Presidenti amerikan vazhdoi, E dini, unë e ndalova, sepse ai do të kishte vazhduar. Mund të kishte vazhduar me vite. Do të kishte vazhduar me vite. Dhe unë e ndalova, dhe…

Read More

Raporti i OSBE/ODIHR ka vlerësuar votën e diasporës për zgjedhjet e 11 majit, e cila për herë të parë ishte aktive. Lidhur me këtë koment të bërë në raportin e ODIHR, deputetja e PL, Erisa Xhixho, e ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj, tha se vota e diasporës ishte diçka shumë pozitive, por që u keqmenaxhua nga mazhoranca. “Menaxhimi dhe implementimi i votës linte për të dëshiruar. Për të gjitha zarfat PS i porosiste të shkonin në një adresë dhe të plotësoheshin aty. Pra, përdorimi i votës së diasporës, mënyra se si PS e instrumentalizoi dhe…

Read More

Ylli i ri i Real Madridit, Arda Guler, është i lumtur që po merr më shumë kohë loje këtë sezon krahasuar me sezonin e kaluar. 20-vjeçari turk u shpall lojtari i ndeshjes në fitoren 1-0 ndaj Juventusit në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve, transmeton GazetaBlic Sport. “Ndihem si një pjesë e rëndësishme e Realit falë trajnerit Xabi Alonso, i cili vërtet besoi tek unë. Përpiqem të jap gjithçka nga vetja. Ai do që unë të kontrolloj ritmin dhe të jem kreativ”, tha talenti turk. “Mund të luaj në çdo pozicion. Nëse Alonso dëshiron që unë të shënoj dhe…

Read More

Dy avionë ushtarakë rusë shkelën hapësirën ajrore lituaneze Sipas raportimeve, incidenti ndodhi pothuajse në kufirin me enklavën ruse të Königsbergut. “Avioni luftarak Su-30 dhe një tanker Il-78, kaluan 700 metra në hapësirën ajrore lituaneze, një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial të Lituanisë, tha në një mesazh presidenti lituanez Gitanas Nausëda. Ai shtoi se sërish po konfirmohet rëndësia e forcimit të gatishmërisë së mbrojtjes ajrore evropiane.  

Read More

Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit ka shkaktuar debat mes të ftuarve këtë të enjte në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. E ftuar në studio, deputetja e PL, Erisa Xhixho, tha se patën një fushatë të vështirë pasi lideri i partisë u rrëmbye në mes të rrugës pak muaj para zgjedhjeve. Por i menjëhershëm ishte reagimi i gazetares Daniela Maloku, e cila evidentoi faktin se justifikimi se kryetari i partisë ishte në burg është “të fshihesh pas gishtit”, duke theksuar se as pjesa tjetër nuk doli në fushatë. Pjesë nga debati: Xhixho:…

Read More