Autor: TV News
Një person ka shpërthyer një pajisje plasëse në një stacion treni në veri të Ukrainës, duke vrarë veten dhe tre të tjerë, thanë zyrtarët. Tre gra, një roje kufitare dhe dy civile, u vranë gjatë shpërthimit që ndodhi gjatë kontrollit të dokumenteve në një platformë pranë një treni, thanë rojet kufitare ukrainase përmes një deklarate. “Shpërthimi u krye nga një burrë gjatë kontrollit të dokumenteve në një zonë kufitare në stacionin hekurudhor Ovruç”, në rajonin e Zhitomirit, thanë rojet kufitare ukrainase. Personi që kreu shpërthimin, 23 vjeç, vdiq nga plagët e marra teksa po trajtohej në një autoambulancë, thanë autoritetet.…
Zv. kryemministrja, Belinda Balluku merret nën hetim nga SPAK. Kështu ka pretenduar kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi. Sipas një postimi të gjatë në faqen e tij në facebook, Bardhi thotë se të hënën ajo është thirrur nga prokurori si e pandehur. “Belinda Balluku është zyrtarja më e korruptuar e shtetit shqiptar në këto 35 vite. Në çdo aferë, në çdo sektor, janë gjurmët e saj të korrupsionit, nga energjia tek infrastruktura; nga Tuneli i Llogarasë tek Aeroporti i Vlorës. Dosjet e saj në SPAK janë me dhjetëra dhe duket se njëra prej tyre ka marrë rrugë tashmë.…
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar ndërprerjen e të gjitha bisedimeve tregtare me Kanadanë, ndërsa ka akuzuar vendin fqinj për sjellje të shëmtuar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump tha se dhënia fund e negociatave vjen pas publikimit të një reklame ku ish-presidenti i ndjerë Ronald Reagan flet negativisht për tarifat amerikane. “Ata e bënë këtë vetëm për të ndërhyrë në vendimin e Gjykatës Supreme të SHBA-ve dhe gjykatave të tjera. Tarifat janë shumë të rëndësishme për sigurinë kombëtare dhe ekonominë e SHBA-ve. Bazuar në sjelljen e tyre skandaloze, të gjitha negociatat tregtare me Kanadanë përfundojnë këtu.” Reklama në…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, postim i cili u fshi pas disa minutash, deklaroi se kreu i PSD-së, Tom Doshi ishte arratisur nga vendi. Sipss Berishës, SPAK i kishte prerë urdhër-arresti Doshit dhe për këtë arsye ai ishte larguar nga vendi. “Toma ia mbathi! Miq, gosipi i qytetit gumëzhiti mbrëmë anë e kënd e qoshe-qoshe të Tiranës se Tom Doshi u arrestua, se Tom Doshit i kanë prerë urdhër-arrestin skapistët e partisë dhe se Tom Doshi ishte diku larg apo te Rrapi e Treshit dhe sot në mëngjes do paraqitej…
Djali i ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy, Louis Sarkozy, është bërë baba për herë të parë. Lajmin e gëzueshëm e ndau vetë përmes një postimi në rrjetet sociale. Në publikimin e tij, Louis shkroi: “Ekzistojnë tre mënyra për të arritur pavdekësinë, thoshte revolucionari i madh kuban José Martí: të mbjellësh një pemë, të shkruash një libër dhe të rritësh një djalë. Dje, bashkëshortja ime dhe unë iu afruam pak më shumë përjetësisë: u bëmë prindër.” Ai njoftoi se së bashku me bashkëshorten e tij, Nathalie Husic Sarkozy, kanë mirëpritur në jetë një djalë, të cilit i vunë emrin Sylla Nicolas Sarkozy.…
Zbardhet projektvendimi për përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Komisioni do të ketë përfaqësim të barabartë mes mazhorancës dhe opozitës, me nga 7 anëtarë të PS-së dhe PD-së, ndërsa PSD dhe partia “Mundësia” do të kenë secila nga një anëtar. Ndërkohë, dy partitë e tjera, “Lëvizja Bashkë” dhe “Shqipëria Bëhet” do të marrin pjesë në mbledhje vetëm me të drejtë fjale, por pa të drejtë vote. K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I: I. Ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore. II. Komisioni i posaçëm…
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se vendi i tij është gati të presë një Samit midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, për të gjetur një zgjidhje paqësore për luftën në Ukrainë. “Ne jemi të gatshëm të organizojmë negociata për Ukrainën në çdo kohë. Është për të ardhur keq që takimi në Budapest nuk u zhvillua. Ne besojmë se çdo dialog mund të kontribuojë në përfundimin e kësaj lufte. Që nga fillimi, ne e kemi mbështetur këtë perspektivë, kemi punuar drejt këtij drejtimi dhe kemi kërkuar një paqe të drejtë”, tha presidenti turk. Erdogan shtoi se Ankaraja “mban marrëdhënie të mira me…
Kthimi i orës prapa për dimër, një praktikë që ndodh çdo vit, ka një ndikim më të thellë në shëndetin tonë sesa mendojmë. A e dini se ky ndryshim i dukshëm në orë mund të ketë efekte të rëndësishme në gjumin dhe humorin tonë? Mijëra njerëz përfitojnë nga një “orë shtesë” gjumi, por sa realisht ndikon ky proces në trupin tonë? Ndryshimi i orës në tetor, i njohur si kthimi i orës prapa, është një moment që shumë e presin me padurim. Sidoqoftë, ekspertët paralajmërojnë se ky ndryshim, megjithëse më i lehtë se ai i pranverës, mund të ketë pasoja…
Dashi Sot është dita që sinqeriteti juaj të dalë në pah: folni me qartësi dhe sjellje të qëllimshme. Në punë, mund të lindin keqkuptime nëse fshihni ndjenjat, hapuni dhe qetësia do të vijë. Demi Ka një lëvizje të brendshme sot, ndjenja se po jeni në një proces, edhe pse nuk duket menjëherë në sipërfaqe. Lejo që dikush t’ju ndihmojë dhe mos mendo se duhet të bëni gjithçka vetë. Binjakët Mund të ndjeheni të shpërqendruar nga njerëz ose situata që ju marrin energji. Sot është mirë të shikoni se çfarë po ju shteron dhe të vendosni përpara vetes me kujdes. Gaforrja…
Lituania ka thirrur të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Rusisë në Vilnius në një takim sqarues, si dhe e ka kundërshtuar fuqishëm atë që e quajti hyrje të dy avionëve rusë në hapësirën e saj ajrore më 23 tetor. Ushtria lituane tha në një komunikatë se një avion luftarak, Sukhoi SU-30, dhe një avion cisternë, IL-78, nga enklava ruse e Kaliningradit kaluan në hapësirën ajrore të Lituanisë për 18 sekonda, mbase gjatë stërvitjeve për furnizim me karburant në ajër. Vilniusi i kërkoi Rusisë të “shpjegojë menjëherë” arsyet e shkeljes së hapësirës ajrore të Lituanisë dhe t’i ndërmarrë “të gjitha…
