Autor: TV News
Presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë dërguar bombardues strategjikë B-1 pranë kufijve të Venezuelës, me qëllim rritjen e presionit ushtarak ndaj regjimit të Karakasit. “Jo, është e rreme,” tha Trump përpara gazetarëve, kur u pyet nëse SHBA kishte vendosur avionë bombardues në rajon. Megjithatë, kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se Uashingtoni është “shumë i pakënaqur me Venezuelën”, duke lënë të hapur mundësinë për veprime të tjera diplomatike ose ekonomike. Më herët gjatë ditës, gazeta “Wall Street Journal” kishte raportuar se Forcat Ajrore të SHBA-së kishin dërguar avionë B-1 Lancer pranë Venezuelës, duke e…
Si mund të rikthehet opozita në pushtet? Kjo ishte një tjetër pyteje që u diskutua në studion e Quo Vadis të moderatores pranvera borakaj ën Vizion Plus. I ftuar në studio gazetari Arbër Hitaj tha se gjëja e parë që duhet bërë është që Sali Berisha të largohet si kryetar i PD pasi e ka kryer misionin e tij. “Me gjithë respektin për zotin berisha, ai e ka kryer misionin e tij dhe duhet të ikë. Por jo vetëm zoti berisha, por i gjithë enturazhi i tij. Duhen figura të reja politike”, tha Hitaj.
Trajneri i ekipit Portland Trail Blazers në NBA, Chauncey Billups, dhe basketbollisti i Miami Heat, Terry Rozier, u arrestuan më 23 tetor pasi dyshohen për përfshirje në baste të paligjshme, thanë zyrtarët amerikanë. Billups, ish-lojtar i Detroit Pistons dhe anëtar i “Hall of Fame” të Shoqatës Kombëtare amerikane të Basketbollit (NBA), u arrestua në lidhje me lojëra të paligjshme dhe të manipuluara të pokerit, që dyshohet se janë të lidhura me familje mafioze, bëri të ditur drejtori i FBI-së, Kash Patel. Rozier dhe ndihmës trajneri i basketbollit, Damon Jones, janë në mesin e gjashtë personave të arrestuar në rastin që…
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e 31-vjeçarit Arbër Havolli, i cili që nga shtatori ishte në kërkim për një rast vrasjeje në Llapashticë e Epërme të Podujevës. Sot, njësitet e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë kanë lokalizuar dhe arrestuar personin e dyshuar gjatë një operacioni të organizuar në kryeqytet. Arrestimi i tij vjen pas dyshimeve të bazuara për përfshirje në veprën penale të vrasjes, ndërsa veprimet e mëtejshme do të merren në koordinim me Prokurorinë e Shtetit. Rasti kishte ndodhur më 6 shtator 2025, në fshatin Llapashticë e Epërme të Podujevës. Viktima ishte identifikuar si Bashkim Spahiu, banor…
Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani në një prononcim për RTK-n, është shprehur i kënaqur me barazimin ndaj Omonia-s, por sipas tij, Drita me pak fat ka mundur edhe ta fitojë këtë sfidë. Drita dhe Omonia luajtën baras 1-1, të enjten mbrëma në ‘Fdail Vokrri’, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës. Sipas strategut shkupjan e pranon se skuadra qipriote ka përvojë më të madhe se skuadra gjilanase. “Bëhet fjalë për një skuadër me eksperiencë, një moment na ndëshkuan. Kemi bërë paraqitje të mirë. I përgëzoi lojtarët për angazhim. Shpresoj se tretë do të jetë e…
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se uria dhe vuajtjet në Gaza mbeten të rënda pavarësisht një armëpushimi të brishtë, si dhe ka theksuar se niveli i ndihmave mezi është përmirësuar dhe evakuimet mjekësore janë shumë të kufizuara për të përmbushur nevojat në enklavë. “Armëpushimi i shpallur dy javë më parë është i brishtë dhe është shkelur, por vazhdon të mbahet, gjë që është një lajm i shkëlqyer për të gjithë”, tha në një konferencë për media drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesusl. “Kriza është larg përfundimit dhe nevojat janë të jashtëzakonshme. Nuk ka ulje të urisë, sepse nuk…
5 muaj pas zgjedhjeve parlamentare, ODIHR publikoi raportin përfundimtar për procesin e 11 majit. Eksperti i zgjedhjeve, Andon Kume, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Roland Zilin, tha se raporti përdor një gjuhë më të fortë se më parë dhe sjell më shumë fakte që dëshmojnë ndërhyrjen e qeverisë në procesin zgjedhor. Kume theksoi si problemet madhore të paraqitura në raport ndërhyrjet e qeverisë në procesin zgjedhor dhe që partia dhe shteti humbën dallimin midis njëra-tjetrës. Sipas tij, raporti ka vlerësuar pozitivisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si dhe votën…
Drita dhe Omonia po përballen sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Po zhvillohet minuta e 75-të në këtë takim, me rezultatin që vazhdon të jetë 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport. Skuadra mysafire ka dominimin në pjesën e dytë, por që shifrat nuk kanë ndryshuar. /GazetaBlic Sport/
Autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar kanë arrestuar tre burra nën dyshimin për spiunazh për Rusinë, tha të enjten Policia Metropolitane. Të dyshuarit, të moshës midis 44 dhe 48 vjeç, u ndaluan në adresa në Londrën perëndimore dhe qendrore. Ata dyshohet se kanë shkelur Aktin e Sigurisë Kombëtare të vitit 2023 duke “ndihmuar një shërbim të inteligjencës së huaj”, tha policia në një deklaratë. Forca shtoi se Rusia ishte vendi që besohet se e kanë ndihmuar të tre burrat. Po kryhen kërkime në adresat ku ata u arrestuan dhe në një vendndodhje tjetër në Londrën perëndimore. Komandanti Dominic Murphy, kreu i…
Gjashtë kilometrat e para të autostradës Tiranë-Durrës do të hapen për qarkullim në dhjetor. Sipas zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ritmi i punimeve për zgjerimin e autostradës në dy fazat e para ka qenë i mirë. “Tashmë autostrada Tiranë-Durrës, në 6 kilometrat e parë nga Casa Italia deri te mbikalimi i Kasharit, kthehet në një autostradë të tipit a me kurorë 32.5 metra gjerësi. Do të ketë tre korsi në secilin krah, plus një korsi emergjence – pra katër korsi gjithsej për secilin drejtim“, tha Balluku. Drejtori i autoritetit rrugor shqiptar, Gentian Gjyli, shtoi se po punohet edhe për ndriçimin dhe gjelbërimin…
