Autor: TV News
Një 13-vjeçar nga Zelanda e Re gëlltiti rreth 200 magnete, duke pësuar dëmtime serioze në zorrë. Ai pranoi se një javë më parë kishte gëlltitur qindra magnete neodimi-hevizi, por numri real i të nxjerrëve nga trupi i tij ishte pothuajse dyfish. Fotot me rreze X zbuluan katër vargje magnete të shpërndara në pjesë të ndryshme të zorrëve të djaloshit. Pasi futën në sistemin tretës, pjesët e vogla metalike u lidhën ndërmjet tyre. Gjatë operacionit u vërtetua që vargjet e magnete nga zorra e hollë dhe nga zorra e verbër ishin tërhequr pranë njëri-tjetrit, duke shtypur inde të mesme, shkruan sciencealert.…
Dashi Atmosfera yjore do jete goxha e favorshme gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Do kuptoheni mjaft mire me personin qe keni ne krah dhe do filloni te mendoni paksa edhe për te ardhmen. Beqaret nuk duhet te nxitohen sepse do gabojnë. Me financat duhet te merreni shume seriozisht sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit me vone. Demi Do tregoheni mjaft kërkues ndaj atij qe keni ne krah sot dhe nuk do e lini te marre fryme i qete. Ky do jete një gabim, pasojat e te cilin do i ndjeni për një kohe te…
Donald Trump ka nisur turneun e tij në Azi, i konsideruar i rëndësishëm për ekonominë globale, gjatë të cilit do të takohet me Presidentin kinez Xi Jinping. Presidenti amerikan njoftoi të mërkurën se do të udhëtonte në Malajzi, Japoni dhe Korenë e Jugut, vizita e tij e parë në rajon në mandatin e tij të dytë. Shtëpia e Bardhë të enjten përshkroi detajet e axhendës së Trump, duke konfirmuar kryesisht takimin e tij me Xi. Ai do të zhvillohet të enjten, më 30 tetor, në Korenë e Jugut, në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) . “Të enjten në mëngjes, sipas orës lokale, Presidenti Trump do të marrë pjesë në një…
Gjatë ditës së djeshme nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, më konkretisht nga zyrtarë të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, është lokalizuar dhe arrestuar Arbër Havolli. Sipas raportit policor të 24-të orëve të fundit është bërë e ditur se gjatë arrestimit janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri dhe një thikë. Podujevë 06.09.2025-19:36. Lidhur me rastin, me 23.10.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar tek i cili gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri dhe një thikë. Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit dërgohet në mbajtje” Ai ishte ishte në kërkim për vrasje. Havolli më 6…
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz në samitin e BE-së në Bruksel i bëri thirrje Komisionit të BE-së për të vepruar me vendosmëri në uljen e burokracisë. “Ne na duhet në BE një kthesë e vërtetë kulturore”, tha kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz. Eshtë mirë, vazhdoi ai, që Komisioni i ka vënë vetes disa objektiva, por ato duhet të zbatohen. Në përgjithësi Komisioni ka marrë përsipër të ulë burokracinë prej nga do të gjenerohet një vlerë prej gati 40 miliardë eurosh. “Por deri tani janë realizuar gati 9 miliardë euro dhe janë zbatuar masa për vetëm 1,5 miliardë euro”, kritikoi Merz.…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka qenë kritik ndaj “Paketës së Maleve” të prezantuar ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se kjo nismë do të mbjellë armiqësi dhe vëllavrasje. Berisha: Tani, për sa i përket paketës së maleve, ajo është një plaçkitje e madhe që po bëhet. Edi Rama me asgjë nuk mund të mbulojë armiqësinë e tij të egër ndaj veriut të Shqipërisë dhe zonave malore sepse në vitin 2012, ne miratuam ligjin në të cilin investimin në të gjithë zonat malore e përjashtonim për 8 vite nga taksat. Por…
Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, në vijim të takimeve me banorë të zonave të ndryshme të Tiranës, u ndal sot me banorë dhe biznese të Njësisë 9. Për disa legjislatura me radhë, Manastirliu ka qenë kandidate e Njësisë 9, zëri i banorëve në çdo forum dhe bashkëpunëtorja më e afërt e tyre për zgjidhjen e problemeve të përditshme, nga infrastruktura deri te shërbimet sociale e komunitare. Ajo ndau me komunitetin e kësaj njësie vizionin për Tiranën, duke vënë në qendër planin “Tirana 2030” dhe Rilindjen Urbane 2.0, programi që do të sjellë një frymëmarrje të…
Skuadra e Bashkimit ka reaguar pas shoqërimit në policinë malazeze të tifogrupit ‘Arpaxhikët’. Klubi prizrenas ka shkruar se është e papranueshme që Arpagjikët të ndalohen në Mal të Zi vetëm për një grafit të shkruar: UÇK, transmeton GazetaBlic Sport. “Ata nuk kanë kryer asnjë krim, e megjithatë po mbahen padrejtësisht. Solidariteti me ta është i pakushtëzuar! I bëjmë thirrje organeve përgjegjëse dhe veçanërisht ambasadës së Republikës së Kosovës në Mal të Zi për reagim dhe mbrojtje të tifo grupit Arpagjikët si qytetarë të Kosovës dhe të kujdesen që djemtë tanë të lirohen, të mos mbahen padrejtësisht, dhe të vazhdojnë rrugën për…
Shtetet e Bashkuara vendosën të mërkurën vonë sanksione të reja që në shënjestër kanë dy kompanitë më të mëdha të naftës ruse – Rosneft dhe Lukoil – në përpjekje për t’i bërë trysni Moskës të ulet për të biseduar për arritjen e një marrëveshjeje për paqe në Ukrainë. Ky vendim erdhi pak pasi BE-ja e miratoi të paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Moskës, të mërkurën, për luftën e saj kundër Ukrainës, e cila përfshin edhe ndalimin e importeve të gazit të lëngshëm natyral të Rusisë (LNG). Masat e Trumpit pasuan gjithashtu vendimin e Britanisë javën e kaluar për t’i…
Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashki e ka cilësuar raportin e OSBE për zgjedhjet si kthim 35 vite pas për Shqipërinë. Në postimin e tij në Facebook, Bylykbashi thekson se në raportin e OSBE-ODIHR theksohet qartë se në 11 maj nuk ka patur zgjedhje as të lira dhe as të ndershme. Sipas tij është e qartë se zgjedhjet ishin plotësisht nënkontrollin e partisë-shtet. Postimi i Bylykbashit: ODIHR vë vulën: Kthim pas 35 vite 1990, sapo ra Komunizmi, OSBE caktoi standartin bazë për zgjedhje të lira dhe të drejta: – Shteti duhet te ndahet nga partia në pushtet. – Zgjedhjet duhet të…
