Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Cilët i quan “tuxharë politikë”, ish-deputeti Orhan Ibrahimi?

14 Janar, 2026

“Vjosa Osmani do ta marrë mandatin e dytë”, Ja kush e konfirmon skenarin presidencial

14 Janar, 2026

Ndërhyrja ushtarake amerikane në Iran mund të ndodhë brenda 24 orëve?

14 Janar, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • Cilët i quan “tuxharë politikë”, ish-deputeti Orhan Ibrahimi?
  • “Vjosa Osmani do ta marrë mandatin e dytë”, Ja kush e konfirmon skenarin presidencial
  • Ndërhyrja ushtarake amerikane në Iran mund të ndodhë brenda 24 orëve?
  • Ahmeti: Po për një Njësi zgjedhore, por me prag prej 5% dhe me lista të hapura!
  • Irani nis sot varjen e protestuesve të arrestuar? Trump paralajmëron reagim të ashpër
  • Shfuqizim i qeverisë teknike, por me konsensus! Mickoski: Nëse LSDM s’pranon tani, atëherë pas zgjedhjeve të ardhshme
  • Suedia nis trupa për në Grenlandë
  • Takimi i liderëve/ Gashi: Më gëzon fakti që Kuvendi po kthehet në epiqendër të zgjidhjes së problemeve
  • Impressum
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 15 Janar
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Si e priti PD raportin e OSBE/ODIHR? Përgjigjet gazetarja në QUO VADIS

24 Tetor, 2025 Rajoni
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pesë muaj pas zgjedhjeve parlamentare, ODIHR publikoi raportin përfundimtar për procesin e 11 majit.

Gazetarja Danjela Maloku, e ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, tha se në raport është nënvizuar gjuha kritike midis dy liderëve.

Sipas gazetares, Berishës iu deshën vetëm pak minuta për ta lexuar raportin dhe për ta vlerësuar si një konfirmim të shqetësimeve të ngritura nga Partia Demokratike gjatë fushatës, në ditën e zgjedhjeve, si edhe pas zgjedhjeve.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Në selinë blu janë të kënaqur me raportin e OSBE/ODIHR?

Maloku: Berisha, të paktën ai që ka peshën kryesore të reagimit në selinë e Partisë Demokratike, iu deshën shumë pak minuta për ta lexuar dhe për të patur një mendim mbi raportin e OSBE/ODIHR-it. Ai në fakt e shpalli si një fitore të opozitës. Dhe unë këtu jam dakord me disa qëndrime të Partisë Demokratike, ose edhe të opozitës. Sepse raporti adreson disa prej shqetësimeve që Partia Demokratike i ka shprehur vazhdimisht, qoftë gjatë fushatës elektorale, qoftë gjatë zgjedhjeve, ose edhe pas tyre kur doli rezultati. Partia Demokratike dhe opozita ngrinin me forcë disa argumente përse humbi zgjedhjet. Këto shqetësime përfshinin përdorimi i administratës zgjedhore, që gjithsesi në raportin e OSBE-së përmendet fort, të paktën në këndvështrimin tim. Çështja e patronazhistëve, që po ashtu përmendet në raport. Gjuha e polarizuar, shpesh shumë kritike në drejtim të njëri-tjetrit, të dy liderëve kryesorë që u përfshinë në garën elektorale. Këto janë evidentuar dhe janë parë si shqetësuese edhe nga vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it. Qoftë nga Rama, që “bufin e Kënetës” e përmendte në çdo takim të tij elektoral, por qoftë edhe epitetet që ka vendosur zoti Berisha në drejtim të kundërshtarit të tij politik. Pra, të gjitha këto evidentime që ka pasur raporti, një pjesë e tyre kanë adresuar edhe shqetësimet e opozitës. Dhe kjo e fundit e ka “tundur” si një fitore të saj, në kushtet kur kërkonte me ngulm daljen dhe publikimin e raportit.

/vizionplus.tv

Lexuar: 185

Lajme të ngjashme

“Vjosa Osmani do ta marrë mandatin e dytë”, Ja kush e konfirmon skenarin presidencial

Suedia nis trupa për në Grenlandë

Ambasadori William Walker po qëndron në Kosovë, kryeministri Kurti e pret me përqafim në Qeveri!

Endrit Thaçi viziton babanë në Hagë: Duke i numëruar ditët kur nga ky objekt do të dalë me shokët e tij

Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike (LDK),

Kroacia “godet” serbët në Zagreb, kënduan këngë çetnike kundër Kosovës

showbiz

Publiku u befasua: Kaq vjet diferencë në moshë ka Blero me Eronitën

Showbiz 13 Janar, 2026

Dasma e këngëtarit Blero ka bërë bujë të madhe në mediat rozë. Ai kurorëzoi dashurinë…

Labi ia puth këmbën gruas: Kurrë s’të kam tradhtuar, me ty do të vdes

Showbiz 12 Janar, 2026

Labinot Rexha është takuar me bashkëshorten e tij, Lauretën, për të cilën ai tha se…

Albës i rrjedhin lot në PRIME, derisa Limi flet për raportin mes tyre

Showbiz 12 Janar, 2026

Sonte në Prime është diskutuar raporti mes Limit dhe Albës. Alba ka vendosur që të…

Pse është kaq i rrezikshëm “Big Brother”?

Opinion 12 Janar, 2026

Shkruan: Labinot Kunushevci Spektaklet “reality show”, të shndërruara në fenomen global, ku të vetëquajturit artistë…

Nëna e Brikenës reagon për herë të parë për raportin e saj me Mateon: Nuk kanë pasur plane…

Rajoni 11 Janar, 2026

Në Fan Club është diskutuar sërish raporti apo njohja e Mateos me Brikena Selmanin. Ka…

© 2026 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.