Autor: TV News
22 Një gëzim i veçantë ka përfshirë familjen e DJ Dagz. Artisti është bërë dajë për herë të parë, pasi motra e tij, Aurora, ka sjellë në jetë një djalë. Lajmin e bukur e ka bërë edhe më të veçantë ardhja në jetë e vogëlushit, i cili tashmë ka marrë një vend të veçantë në zemrën e dajës së tij. Ky është vogëlushi që e bëri DJ Dagzin dajë për herë të parë. Urime Aurorës dhe gjithë familjes për ardhjen në jetë të princit të vogël!
Zyra e Prokurorit Publik të Konfederatës aktualisht po kryen 140 hetime mbi dyshimet për terrorizëm xhihadist në Zvicër, sipas informacionit nga RTS. Një numër i paarritur më parë. Këto procedura kanë të bëjnë në veçanti me rekrutimin e organizatave të ndaluara terroriste, financimin e tyre, përhapjen e propagandës, largimet për xhihad ose njerëzit që kthehen prej tij. Disa kanë të bëjnë edhe me përgatitjen e projekteve të sulmit, raporton RTS. Kjo rritje reflektohet edhe në gjykata. Midis viteve 2022 dhe 2025, Zyra e Prokurorit Publik të Konfederatës ngriti 17 akuza për terrorizëm xhihadist para Gjykatës Federale Penale, transmeton albinfo.ch. Që…
Eksperti i ujërave, Mumin Morina, ka komentuar paralajmërimin e presidentit serb, Alleksandar Vuçiq, për mundësinë e ndërhyrjes në rrjedhën e lumit Ibër. Në “Kosova Today”, Morina tha se teknikisht ndërhyrje të tilla janë të mundshme, por në rrethanat e sotme do të ishin pothuajse të pamundura. “Realisht, mundësitë teknike inxhinierike gjithmonë janë të mundshme për gjëra të tilla, që të ndërhyhet në rrjedhën e lumenjve, por në një kohë ku jetojmë, këto gjëra janë pothuajse të pamundura”, tha Morina në Klan Kosova. Ai u shpreh se deklaratat e Vuçiqit nuk duhet të shpërfillen, pavarësisht se ato mund të jenë pjesë…
Policia e Kosovës ka pajisur sektorët e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim me 14 vetura të reja hibride, të dedikuara për policët e lagjes në drejtoritë rajonale. Një veturë tjetër është ndarë për Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore. Sipas Policisë së Kosovës, automjetet synojnë të rrisin efikasitetin e policëve dhe të forcojnë bashkëpunimin me qytetarët.
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Djuric, i është përgjigjur kryediplomatit shqiptar Ferit Hoxha, pas shqetësimeve të ngritura nga Tirana lidhur me deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiç për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Djuric e cilësoi reagimin e Hoxhës si një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga ato që ai i konsideron shkelje të të drejtave të serbëve në Kosovë. “Ajo që po shohim është një përpjekje e qartë për të ndryshuar temën dhe për të larguar vëmendjen nga shkeljet e vazhdueshme të të drejtave themelore të popullit serb në Kosovë (dhe Metohi)”, deklaroi…
6 Gjesti po kalon një periudhë mjaft aktive në muzikë. Vetëm së fundmi ai solli “Gasolina”, bashkëpunimin e shumëpritur me Dhurata Dorën, ndërsa gjatë kësaj kohe ka qenë vazhdimisht i pranishëm edhe me performanca. Por, prapa gjithë kësaj, Prive By Liberta Spahiu mëson se ka ndodhur një ndryshim i rëndësishëm në ekipin e tij. Burime të Prive By Liberta Spahiu bëjnë të ditur ekskluzivisht se Gjesti i ka ndarë rrugët me Three60 Music dhe menaxherin Bonart Ajvazi. S ipas burimeve tona, ndarja nuk është e ditëve të fundit. Ajo ka ndodhur që në muajin qershor, përpara nisjes së sezonit veror…
Lista Serbe ka kërkuar takim urgjent me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, pas ndryshimeve të konfirmuara sot në praninë e sigurisë në urën kryesore mbi Ibër në Mitrovicë. Kjo parti ka kundërshtuar atë që e cilëson si “tërheqje ose çdo reduktim” të pranisë së KFOR-it në urë, duke kërkuar pezullimin e këtij aktiviteti, transmeton Zeri.info. Reagimi vjen pasi pjesëtarët e karabinierëve italianë kanë larguar tendën dhe pikën statike të sigurisë nga pjesa veriore e urës, ndërsa prania e tyre ka vazhduar në anën jugore. KFOR-i më herët ka konfirmuar për “Zërin” se ka nisur tërheqja graduale nga ura për…
Biserko: Vuçiqi s’mund ta ndryshojë rrjedhën e Ibrit, kërcënimi është në funksion të fushatës së tij
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko, e konsideron të pamundur realizimin e paralajmërimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër. Në një intervistë për Radio Dukagjinin, Biserko ka thënë se deklaratat e fundit të Vuçiqit duhet të shihen në kontekstin e situatës së tij politike në Serbi dhe zgjedhjeve që, sipas saj, pritet të mbahen në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm. Sipas Biserkos, presidenti serb vazhdimisht përpiqet ta shfrytëzojë çështjen e Kosovës dhe pozitën e serbëve në Kosovë për mobilizimin e opinionit publik…
Një nga gazetarët më të njohur jo vetëm në Gjermani, Walter Mayr, korrespondent i revistës më të madhe evropiane, ‘Spiegel’, ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën ‘Die Presse’. Gazetari legjendar, i cili ka raportuar për më shumë se 37 vite, ka folur për karrierën e tij në katër dekada. Po ashtu në intervistë ai flet edhe për librin e publikuar së fundmi prej tij, të titulluar ‘Granzfaelle’ (Çështjet kufitare). Reporteri legjendar ka udhëtuar dhe ka raportuar nga çdo vend post-komunist. Por ndër të tjera, gazetari Christian Ultsch e pyet se cili është takimi apo përvoja më e pakëndshme…
Dy avionë civilë janë interceptuar nga avionë luftarakë amerikanë të tipit F-16, pasi hynë në një zonë ku ishte vendosur përkohësisht ndalimi i fluturimeve pranë klubit privat të presidentit amerikan Donald Trump, në Bedminster të New Jersey-t. Lajmi është bërë i ditur nga forcat e armatosura amerikane dhe është raportuar edhe nga mediat në SHBA. Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD) konfirmoi se avionët F-16 u ngritën me urgjencë dhe interceptuan dy avionët civilë, duke i shoqëruar më pas jashtë zonës së ndalimit të fluturimeve. Sipas Fox News dhe New York Post, incidenti ndodhi në…
