Autor: TV News

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për rrjedhën e Ibrit. Vuçiq ditë më parë ka thënë se autoritetet serbe po shqyrtojnë me ekspertë mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit, deklaratë kjo që ka nxitur reagime të shumta në Kosovë, por edhe nga shtete të ndryshme. Së fundmi, është edhe Demartamenti Amerikan i Shtetit që është deklaruar për këtë rast. Nga DASH për REL, kanë thënë se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë prioritete të Shteteve të Bashkuara. “Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është pjesë e domosdoshme e…

Read More

Presidenti Trump sulmoi të hënën Qendrën për Progresin Amerikan- Center for American Progress (CAP), një institut kërkimor liberal, pasi organizata publikoi muajin e kaluar një raport që sugjeronte se vendosja e Gardës Kombëtare nuk kishte arritur të ulte krimin e dhunshëm në qytete. “Chandler Hall, duke përfaqësuar në televizion atë që quhet ‘Center for American Lack of Progress’, deklaroi se dërgimi i Gardës Kombëtare në qytete, përfshirë Uashingtonin, i cili tani është bërë sërish i madh, ‘NUK pati asnjë ndikim mbi krimin’”, shkroi Trump në Truth Social, duke iu referuar autorit të raportit. “Çfarë çmendurie! Hall u përball me kundërshtime…

Read More

Një foto e publikuar këtë të martë në rrjetet sociale tregon kryeministrin Edi Rama në shoqërinë e Alex Sorosit, teksa darkojnë së bashku në një restorant në jug të Shqipërisë. Nga sa është raportuar, Alex Soros ndodhet për pushime në vilat qeveritare në jug të vendit. Takimi mes Ramës dhe Sorosit vjen në një kohë kur prania dhe ndikimi i familjes Soros në politikën shqiptare vijojnë të jenë pjesë e debatit publik, si dhe në SHBA vijon përlasja me presidentit Trump me familjen Sosor.

Read More

18 Rebecca ka tërhequr vëmendjen me fotografitë e saj më të fundit, ku shfaqet me një veshje të bardhë dhe një paraqitje mjaft elegante. Në pozën e realizuar në një ambient të kuruar, ajo kombinon veshjen e bardhë me taka, duke krijuar një pamje elegante dhe të sofistikuar. Megjithatë, është një detaj i veçantë i veshjes ai që bie menjëherë në sy. Prerja e saj anësore dhe mënyra se si është realizuar veshja i japin fotos një element më të guximshëm, duke bërë që poza të mos kalojë pa u vënë re. Fotografia ka marrë vëmendje nga ndjekësit e saj,…

Read More

Bashkëshortja e poetit të ndjerë disident Havzi Nela, i cili më 10 gusht 1988, u dënua me vdekje nga regjimi komunist, duke u varur në qendër të qytetit të Kukësit, ka mbajtur një fjalim para Kryeministrisë.Lavdije Nela tha se Rama duhet të japë dorëheqjen pasi Shqipërisë i duhet një drejtim i ri dhe jo një qeveri e krimit dhe drogës.Po ashtu ajo kërkoi nga Rama që të kërkojë falje pëe firmën që babai i tij Kristaq Rama vendosi për ekzekutimin e poetit Havzi Nela. “Vetëm në Shqipëri ndodh që biri i një ezkekutori të bëhet kryeministër, sespe pas 1990 nuk…

Read More

Kur përmendet Londra dhe Mbretëria Britanike, mendja të shkon menjëherë te Buckingham Palace apo St. James’s Palace – rezidenca simbol të familjes mbretërore britanike. Por pas një perdeje luksi dhe diskrecioni, një tjetër familje mbretërore ka nisur të krijojë në heshtje një perandori të pasurive të paluajtshme në kryeqytetin britanik: Familja Mbretërore e Katarit, dinastia Al-Thani, përcjell TV21. Një mbretëri paralele në Mayfair Në zemër të Londrës, konkretisht në zonën elitare të Mayfair, ndikimi i Katarit është bërë i pakontestueshëm. Aq i madh është numri i pronave të blera nga anëtarët e familjes Al-Thani, sa zona tashmë është pagëzuar me…

Read More

Një studim zbuloi se ata që hapën llogari në rrjetet sociale në moshën 10-11 vjeç kishin rezultate më të dobëta në matematikë dhe gjuhë sesa ata që pritën deri në moshën 13-14 vjeçFëmijët që fillojnë të përdorin rrjetet sociale që në moshën 10-11 vjeç priren të kenë rezultate më të dobëta në shkollë krahasuar me ata që hapin llogarinë e parë disa vite më vonë. Në këtë përfundim ka arritur një studim i Universitetit Milano-Bicocca, i zhvilluar me 5 mijë e 277 nxënës nga shkolla të Italisë Veriore dhe i publikuar më 3 gusht në revistën shkencore Nature Human Behaviour.…

Read More

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të martën në takim senatoren amerikane Joni Ernst, një nga zërat më të angazhuar në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për Kosovën. Gjatë takimit, Kurti e ka falënderuar senatoren Ernst për mbështetjen dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kryeministri në detyrë e ka informuar senatoren amerikane për, siç është thënë në njoftim, progresin e shënuar nga Kosova në rritjen ekonomike dhe përmirësimin e situatës së brendshme të sigurisë. Një nga temat e diskutuara ka qenë edhe prania ushtarake amerikane…

Read More

Çmimet e hoteleve po rriten ndjeshëm dhe biletat e akomodimit po shiten në pjesë të ndryshme të Spanjës përpara eklipsit total diellor të së mërkurës ndërsa qindra mijëra turistë të tjerë përgatiten të zbresin në rrugën e eklipsit total. Eklipsi do të përfshijë Spanjën veriore drejt Ishujve Baleare, duke i vendosur disa nga destinacionet më pak të vizituara veriore dhe të brendshme të vendit në qendër të një fluksi të jashtëzakonshëm turistik. Në Soria, provinca më pak e populluar e Spanjës dhe një nga vendet kryesore për të parë eklipsin, çmimi mesatar i një dhome hoteli për natën e së…

Read More

7 Këngëtari i njohur, Ilir Shaqiri, po qëndron për një vizitë në Kalabri të Italisë. Gjatë qëndrimit atje, ai ka zhvilluar një takim me arbëreshen e njohur, Rina Belluscin, duke ndarë një moment të veçantë nga vizita e tij. Takimi në Kalabri sjell në vëmendje edhe një herë lidhjen e fortë me komunitetin arbëresh dhe ruajtjen e traditave e kulturës shqiptare jashtë trojeve.

Read More