Autor: TV News
Një ngjarje e rëndë është shënuar në liqenin e Pogradecit, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën, pasi është mbytur në ujë. Sipas të dhënave paraprake, 32-vjeçari ndodhej në një varkë rreth 150 metra larg bregut të liqenit, teksa po kalonte kohë në ujë. Në rrethana ende të paqarta, ai është hedhur nga varka në liqen për t’u larë, por pak çaste më pas ka pasur probleme dhe është mbytur. Menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar shërbimet e emergjencës, ndërsa vijojnë kërkimet për nxjerrjen e trupit nga ujërat e liqenit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ish-presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, është dënuar me vdekje në mungesë nga një gjykatë siriane, nën akuzat për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Assad u largua nga Damasku dhe u arratis drejt Moskës në dhjetor të vitit 2024, pasi regjimi i tij u rrëzua pas një ofensive të shpejtë nga forcat kundër regjimit, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv. Vendimi i gjykatës, i dhënë të martën, përfshin edhe vëllain e tij, Maher al-Assad, ndërsa në të njëjtin proces me vdekje është dënuar edhe kushëriri i tyre, Atef Najib, i cili ndodhet i arrestuar në Siri. Najib u akuzua për drejtimin…
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, pas debatit të ndezur mes Tiranës dhe Beogradit për lumin Ibër, duke kundërshtuar ashpër përfshirjen e konceptit të “Shqipërisë së Madhe” në diskutimet për Kosovën.Në reagimin e tij, Rama e cilëson si të vjetëruar këtë argument të politikës serbe dhe thekson se Shqipëria nuk ka pretendime territoriale ndaj Serbisë, ndërsa mbështetja e saj për Kosovën, sipas tij, lidhet me njohjen e Kosovës si shtet dhe me të drejtën e qytetarëve të saj për të përcaktuar të ardhmen. “Shqipëria nuk ka asnjë pretendim ndaj territorit serb…
Deklarata e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se Kievi vazhdon ta trajtojë Kosovën në kuadër të integritetit territorial të Serbisë, ka nxitur reagime në Prishtinë dhe Tiranë, ndërsa një deputet ukrainas e ka cilësuar qëndrimin e tij “gabim diplomatik” dhe ka kërkuar njohjen e Kosovës nga Ukraina. Gjatë vizitës së parë zyrtare në Beograd, Zelensky tha se shteti i tij s’ka ndryshuar qëndrim sa i përket mosnjohjes së Kosovës dhe tha se respekton integritetin territorial të Serbisë dhe të drejtën ndërkombëtare. Udhëheqësi ukrainas tha se shteti i tij i është mirënjohës Serbisë për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës, përfshirë Krimenë…
19 Melinda Ademi është një nga këngëtaret me të pëlqyera nga publiku shqiptar. E vetëdijshme për këtë, ajo shfaqet shumë aktive edhe në rrjetet sociale, raporton IndeksOnline. Se fundmi, këngëtarja ka ‘trazuar’ rrjetin me imazhet e postura. Me look të ri e me veshje me stil, Melinda po duket ‘zjarr’ në këtë paraqitje.
Të paktën 50 persona kanë humbur jetën nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.4 që goditi Kolumbinë perëndimore. Ekipet e emergjencës vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se nuk ka rrezik për cunami. Presidenti i Kolumbisë, Abelardo de la Espriella, ka mbërritur në Bogotá, ku po drejton reagimin institucional ndaj situatës së emergjencës nga Salla Kombëtare e Krizave e Njësisë Kombëtare për Menaxhimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë (UNGRD). Në mbledhjen e krizës marrin pjesë edhe nënkryetari, ministrat dhe zyrtarë të lartë të qeverisë, ndërsa autoritetet po koordinojnë ndërhyrjet në zonat më të prekura. Presidenti kolumbian është shprehur se qeveria…
Misioni i KFOR-it në Kosovë ka bërë të ditur se ka filluar tranzicionin gradual të pranisë së përhershme të KFOR-it nga Ura e Ibrit në Mitrovicë. Siç ka njoftuar KFOR-i, kjo po zhvillohet me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë, si pjesë e procesit të zvogëlimit gradual të pranisë së KFOR-it. Tutje thuhet se ky proces do të zhvillohet gradualisht dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës e EULEX-in. “Misioni i KFOR-it të udhëhequr nga NATO ka filluar tranzicionin gradual të pranisë së përhershme të KFOR-it nga Ura Kryesore në Mitrovicë. Në përputhje me përmirësimin e situatës…
Zyrtarët në Kosovë shprehën zemërimin e tyre më 9 gusht, pas vizitës së parë zyrtare të Presidentit Volodymyr Zelensky në Serbi, ku ai përsëriti qëndrimin e Ukrainës se Kosova nuk është një shtet i pavarur. Kosovarët u përgjigjën duke hequr një flamur të madh ukrainas nga një ndërtesë në Prishtina, kryeqytetin e Kosovës, më 9 gusht. Largimi i banerit ka marrë jehonë të gjerë në mediat ukrainase. Zyrtarët në Kosovë shprehën zemërimin e tyre më 9 gusht, pas vizitës së parë zyrtare të Presidentit Volodymyr Zelensky në Serbi, ku ai përsëriti qëndrimin e Ukrainës se Kosova nuk është një shtet…
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti u ka bërë thirrje përsëri partive politike parlamentare për të pasur një marrëveshje politike për konstituimin e institucioneve të Kosovës. Kurti tha se është në komunikim me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Zgjidhja siç tha ai për të mos shkuar në zgjedhje është marrëveshja politike. “Jemi në komunikim dhe do të përpiqemi për çdo ditë që të arrijmë marrëveshje politike, në mënyrë që të shmangim zgjedhjet e panevojshme e të paarsyeshme, sepse ato vetëm sa do të përsëriten. U bëj thirrje edhe njëherë liderëve të partive të tjera që të diskutojmë e merremi vesh, sepse qytetarët…
22 Një gëzim i veçantë ka përfshirë familjen e DJ Dagz. Artisti është bërë dajë për herë të parë, pasi motra e tij, Aurora, ka sjellë në jetë një djalë. Lajmin e bukur e ka bërë edhe më të veçantë ardhja në jetë e vogëlushit, i cili tashmë ka marrë një vend të veçantë në zemrën e dajës së tij. Ky është vogëlushi që e bëri DJ Dagzin dajë për herë të parë. Urime Aurorës dhe gjithë familjes për ardhjen në jetë të princit të vogël!
