Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Arrestohet në Mal të Zi një nga njerëzit kyç të Putinit

9 Tetor, 2026

Sulm brutal në sheshin e Kumanovës, 3 persona godasin me send të fortë një vajzë të mitur!

9 Tetor, 2026

“Policia nuk guxon të terrorizojë qytetarët!” – Lëvizja Arbëria kërkon hetim për dhunën ndaj dy shqiptarëve

9 Tetor, 2026

4 gra të vrara, 2 tentativa vrasjeje – burgim i përjetshëm për vrasësin serial në Kumanovë!

9 Tetor, 2026

Të shtëna paralajmëruese në kufirin me Greqinë, policia ndalon 15 migrantë

9 Tetor, 2026

Kamberi i kundërpërgjigjet ashpër Vuçiqit

9 Tetor, 2026

Shqiptarja e parë nga Sanxhaku në listën për deputetë në Parlamentin e Serbisë

9 Tetor, 2026

Vuçiq alarmohet: Kurti i bashkoi partitë shqiptare në Serbi, për herë të parë garojnë të bashkuar

9 Tetor, 2026

Shqiptarja Thëllënza Krasniqi emërohet Sekretare e OKB-së në Westchester të Amerikës

9 Tetor, 2026

Durmishi: Shporta e re konsumatore bazohet në konsumin real të amvisërive dhe të dhënat zyrtare statistikore

9 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 9 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

KPK-ja ngre dyshime se Isufaj diktonte rrjedhën e hetimeve për “peshqit e mëdhenj”

TV NewsBy TV News9 Tetor, 2026 Rajoni Pa Komente5 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Këshilli Prokurorial ka publikuar vendimin e plotë me arsyetimin për shkarkimin e Blerim Isufajt nga pozita e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale. Në dokument theksohet se, duke qenë se kjo Prokurori ka juridiksion mbi korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar, kontrolli mbi ndarjen manuale të lëndëve për prokurorët “mund të ndikojë drejtpërdrejt në drejtimin dhe rezultatin e hetimit”
Këshilli Prokurorial (KPK) ka ngritur dyshime se gjatë kohës sa ishte kryeprokuror i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka mundur ta diktojë rrjedhën e hetimit në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë.

Në vendimin e plotë për shkarkimin e tij, e të cilin e ka publikuar KPK-ja, theksohet se kjo ka mundur të mbërrihet duke caktuar prokurorët vetë dhe jo nëpërmjet procesit që e kërkon ligji.

KPK-ja ka theksuar në vendim se ndarja elektronike dhe e rastësishme e lëndëve nuk është çështje teknike, por garanci institucionale, që asnjë person, përfshirë vetë kryeprokurorin, të mos përcaktojë se cili prokuror do të veprojë në cilën lëndë.

“Rreziku që kjo garanci synon të parandalojë është më i rëndë në Prokurorinë Speciale se kudo tjetër, sepse kjo Prokurori ka juridiksion mbi korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar, ku kontrolli mbi caktimin e prokurorit mund të ndikojë drejtpërdrejt në drejtimin dhe rezultatin e hetimit”, thuhet në arsyetimin e vendimit. “Duke e mbajtur ndarjen e lëndëve nën kontroll të drejtpërdrejtë njerëzor, pa kritere objektive dhe pa arsyetim, Blerim Isufaj ka cenuar parimet e paanshmërisë, transparencës dhe integritetit institucional, si dhe detyrimin për ushtrimin efikas dhe efektiv të funksioneve sipas nenit 7 të Ligjit Nr. 08/L-167 për Prokurorin e Shtetit”.

Neni 12 i Ligjit për Prokurorin e Shtetit e përcakton në mënyrë të prerë raportin mes rregullit dhe përjashtimit. Sipas KPK-së, rregulli është që ndarja e lëndëve bëhet në mënyrë elektronike përmes sistemit elektronik, ndërkaq përjashtimi është që ndarja manuale lejohet vetëm në raste specifike, siç parashihet me aktin nënligjor të Këshillit.
“Në Prokurorinë Speciale ky raport është përmbysur: përjashtimi është kthyer në rregull, ndërsa rregulli ligjor ka mbetur pa zbatim. Mungesa e vendimeve të arsyetuara e rëndon shkeljen, sepse e bën të pamundur verifikimin nëse ka ekzistuar ndonjë rast specifik që do ta justifikonte ndarjen manuale. Përjashtimi që nuk arsyetohet nuk është përjashtim ligjor, por veprim arbitrar”, thuhet në arsyetim.

Sipas KPK-së, praktika e ndjekur nga Isufaj ka prodhuar edhe pasoja konkrete brenda Prokurorisë: shpërndarje të pabarabartë të ngarkesës, mbingarkesë të disa prokurorëve në raport me të tjerët dhe perceptim për trajtim të pabarabartë, që, sipas vendimit, është vërtetuar nga statistikat e ngarkesës me lëndë për prokuror.
“Konstatimi i Komisionit Evropian e konfirmon se pasojat e kësaj praktike nuk kufizohen në funksionimin e brendshëm, por prekin besueshmërinë e sistemit prokurorial në tërësi”, thuhet në dokument. “Shkelja nuk mund të trajtohet si lëshim administrativ i izoluar. Ajo është përsëritur vazhdimisht dhe është vazhduar edhe pasi Këshilli ka kërkuar ta adresojë drejtpërdrejt me kryeprokurorin, i cili ka refuzuar takimin për çështjen e SMIL-it. Shkelja e vetëdijshme dhe e vazhdueshme e një dispozite ligjore që rregullon drejtpërdrejt funksionin menaxherial përbën keqmenaxhim dhe dështim në kryerjen e detyrave të pozitës, në kuptim të nenit 22 paragrafi 5 të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës”.

Sipas KPK-së, Isufaj ka dëshmuar keqmenaxhim gjatë udhëheqjes së Prokurorisë Speciale, e edhe jokompetenca në ushtrimin e pozitës së kryeprokurorit, e po kështu edhe mospërmbushje të standardeve të performancës.
Sipas vendimit të Këshillit Prokurorial, Prokuroria Speciale radhitet si organi i akuzës me efikasitetin më të ulët në nivel vendi në tre vjetët e fundit.

“Referuar raportit krahasimor 2023-2025, të miratuar më 1 tetor 2026, radhit Prokurorinë Speciale në nivelin më të ulët të efikasitetit sipas viteve: Në vitin 2023, përqindja e lëndëve të zgjidhura në raport me numrin e lëndëve në punë nga PSRK-ja është vetëm 14.33 %; në vitin 2024, përqindja e lëndëve të zgjidhura në raport me numrin e lëndëve nga PSRK-ja është 18.62 %; në vitin 2025, përqindja e lëndëve të zgjidhura në raport me numrin e lëndëve në punë nga PSRK-ja është 23.5 %”, thuhet në vendim.

Si arsye tjetër, Këshilli Prokurorial ka dhënë edhe refuzimin për llogaridhënie.

“Duke refuzuar takimin me anëtarin e Këshillit për çështjen e SMIL-it dhe me Komisionin për Buxhet, Financa dhe Administrim të Prokurorive, Blerim Isufaj e ka penguar Këshillin në ushtrimin e kompetencave të tij të përcaktuara me nenin 7 të Ligjit nr. për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Kur drejtuesi i Prokurorisë që heton korrupsionin e nivelit të lartë i shmanget mbikëqyrjes së organit kushtetues përgjegjës për administrimin e sistemit prokurorial, dëmi për integritetin institucional është i drejtpërdrejtë. Se i njëjti ka refuzuar që të presë përfaqësuesit e këtij komisioni, e ka pranuar edhe vetë kryeprokurori Isufaj në raportim tij para Këshillit në takimin e mbajtur më 2 shtator 2026”, thuhet në dokument.
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shkarkuar në fillim të këtij muaji Blerim Isufajn nga pozita e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale e Dren Paca është emëruar ushtrues detyre.

Isufaj ishte votuar nga Këshilli Prokurorial për kryeprokuror të Shtetit më 2022, por procesi mbeti pezull, pasi nuk u dekretua nga presidentja e asaj kohe, Vjosa Osmani.

Lexuar: 196

Lajme te ngjashme

Kamberi i kundërpërgjigjet ashpër Vuçiqit

Shqiptarja e parë nga Sanxhaku në listën për deputetë në Parlamentin e Serbisë

Vuçiq alarmohet: Kurti i bashkoi partitë shqiptare në Serbi, për herë të parë garojnë të bashkuar

Lushaj: Sheholli “mbrojtës” i UÇK-së, ndersa Arton Konushevci e Drita Pajaziti, cilësohen si “shërbëtorë të Serbisë”!!!

Përplasje e ashpër në emision: Adem Salihaj dërgon mesazh, Shaban Syla nxjerr përgjimet e Nazim Bllacës ku LDK-ja fliste kundër UÇK-së

Vizitën e parë e nis me homazhe, Shiroka-Pula nderon figurat historike

Lajmet e fundit

Arrestohet në Mal të Zi një nga njerëzit kyç të Putinit

9 Tetor, 2026

Sulm brutal në sheshin e Kumanovës, 3 persona godasin me send të fortë një vajzë të mitur!

9 Tetor, 2026

“Policia nuk guxon të terrorizojë qytetarët!” – Lëvizja Arbëria kërkon hetim për dhunën ndaj dy shqiptarëve

9 Tetor, 2026

4 gra të vrara, 2 tentativa vrasjeje – burgim i përjetshëm për vrasësin serial në Kumanovë!

9 Tetor, 2026

Të shtëna paralajmëruese në kufirin me Greqinë, policia ndalon 15 migrantë

9 Tetor, 2026

Kamberi i kundërpërgjigjet ashpër Vuçiqit

9 Tetor, 2026

Shqiptarja e parë nga Sanxhaku në listën për deputetë në Parlamentin e Serbisë

9 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.