Autor: TV News
A general view of a wildfire as it continues to burn, in Delvina, Albania, August 12, 2025. REUTERS/Florion Goga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po shqyrton ndalimin e barbekjuve njëpërdorimshe për të ndihmuar në parandalimin e zjarreve gjatë vapës ekstreme të verës, tha të mërkurën kryeministri Andy Burnham. Duke folur me gazetarët gjatë një vizite në Stevenage, Burnham tha se “sigurisht që do ta shqyrtojë” një ndalim. “Padyshim që ekziston një problem i konsiderueshëm me zjarret në jug”, tha Burnham. “Zjarri në New Forest është një shqetësim i madh; i kemi parë ato në zonat veriore, si dhe në Suffolk…
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim deri në shpalljen e aktgjykimit në rastin e përbashkët ndaj tij, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë ka refuzuar kërkesën për lirimin e Thaçit dhe ka vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij. Ky është vendimi i 27-të për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj ish-presidentit. Në vendimin e datës 10 gusht, Trupi Gjykues ka vlerësuar se aktualisht nuk ka informacion të mjaftueshëm për të konstatuar se Thaçi do t’i shmangej drejtësisë në rast se do të lirohej. Megjithatë, gjyqtarët…
30 Moderatorja e njohur kosovare, Agnesa Vitija, është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka sjellë në jetë vajzën e saj, duke e bërë familjen edhe më të plotë. Vogëlushja është pagëzuar me emrin e bukur Diella, një emër i veçantë që prindërit kanë zgjedhur për të bijën. Agnesa ka ndarë kështu një nga momentet më të rëndësishme të jetës së saj, duke nisur një kapitull të ri të ëmbël së bashku me vajzën e saj të dytë, shkruan Kosovarja. Me jetë të gjatë!
Pas vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, në Moskë janë ndezur reagime të forta, shkruan media serbe Danas, duke iu referuar komentatorit të Kommersant, Maksim Yusin. Sipas tij, reagimi në Rusi në disa raste ka qenë tepër emocional. Në emisione të televizioneve qendrore ruse, udhëheqja serbe është akuzuar pothuajse për “tradhti” dhe për një “goditje pas shpine” ndaj Rusisë. Ndërsa disa autorë radikalë në Telegram kanë propozuar që Rusia ta njohë pavarësinë e Kosovës, si hakmarrje ndaj deklaratës së Vuçiqit se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës shkruan ky medium, transmeton Telegrafi. Sipas Danas, Yusin vlerëson se këto…
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka nxitur reagime të ashpra nga faktori vendor, por edhe ai ndërkombëtar, pas deklaratës së tij për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër. Një zëdhënës i Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, ka thënë për Klankosova.tv se këto deklarata nuk janë në linjë me objektivin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. “Siç kemi deklaruar edhe më parë, Gjermania mbetet e përkushtuar ndaj pavarësisë së Kosovës dhe integrimit të saj evropian. Për të bërë përparim në këtë rrugë, Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë normalizimin e marrëdhënieve përmes dialogut. Deklaratat lidhur me ndryshimin…
Për vite me radhë, Shqipëria është njohur si “vendi i Mercedesëve”, por tregu i automjeteve të reja po ndryshon me shpejtësi, ndërsa marka kineze BYD po dominon shitjet. Sipas të dhënave të publikuara nga Deutsche Welle, në vitin 2022 në Shqipëri ishin të regjistruara rreth 740 mijë automjete, prej të cilave mbi 212 mijë Mercedes, ose rreth 30% e tregut. Megjithatë, gjatë vitit 2026, BYD është bërë marka më e shitur e automjeteve të reja në vend. Vetëm në gjysmën e parë të vitit, kompania ka siguruar rreth 50% të tregut, falë kërkesës së lartë për modelet elektrike dhe hibride.…
Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë rifilluar të martën në dhjetëra qytete dhe qyteza në Kolumbinë perëndimore, pasi tërmeti me magnitudë 7.4 të hënën ka lënë më shumë se 3,000 persona të zhdukur, ndërsa shumë prej tyre dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. Kryetarët e bashkive dhe guvernatorët e Kalit, Pereira-s, Çokos dhe Manizalesit, kanë thënë se të paktën 179 persona kishin vdekur në këto katër zona, teksa qeveria qendrore, e cila ka përditësuar për herë të fundit të dhënat të hënën, ka thënë se të paktën 111 persona kanë humbur jetën. Rreth 1,600 ndërtesa janë raportuar të dëmtuara ose…
Lideri i opozitës, Sali Berisha, e konsideron ‘kërcënim të hapur çnjerëzor’ deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për ndryshimin e mundshëm të rrjedhës së lumit Ibër . “Partia Demokratike dënon me forcë një kërcënim të tillë si akt destabilizues për paqen dhe stabilitetin në rajon’ thuhet në një reagim në facebook të liderit të opozitës. Lexo edhe: Kongresi i Autoriteteve Lokale i KE: Konsultoni komunitetet, ndryshimet të shoqërohen me autonomi vendore Më tej në reagimin në facebook Berisha thotë se kërcënimi i fundit i padronit të Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj “dëshmon dhe një herë se Presidenti i Serbomadhisë…
9 Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loci, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim të fundit në rrjetet sociale, duke ngritur dyshime se mund të ketë nisur një kapitull të ri në jetën sentimentale. Në fotografinë e publikuar, Sindi shfaqet pranë një mashkulli, identitetin e të cilit ka zgjedhur të mos e zbulojë. Ajo e ka shoqëruar postimin me mbishkrimin “My man”, detaj që është interpretuar menjëherë nga ndjekësit si një sinjal për një lidhje të mundshme. Megjithatë, ish-konkurrentja e programit të njohur të takimeve nuk ka dhënë asnjë informacion tjetër për personin që shfaqet në fotografi dhe as nuk…
Parlamenti i Libanit ka votuar për heqjen e dënimit me vdekje, duke e bërë vendin të parin në botën arabe që e zëvendëson këtë dënim me burgim të përjetshëm dhe punë të rëndë. Vendimi u miratua nga shumica e Parlamentit 128-anëtarësh, ndërsa blloku parlamentar i Hezbollahut votoi kundër heqjes së dënimit me vdekje, raporton Assocciated Press, transmeton Klankosova.tv. Ministri i Drejtësisë i Libanit, Adel Nassar, e ka cilësuar vendimin si një “hap historik” për vendin. Ndryshimi është mirëpritur edhe nga organizatat për të drejtat e njeriut, të cilat prej vitesh kanë kërkuar që moratoriumi mbi ekzekutimet të formalizohet dhe dënimi me…
