Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Shkoi pranë televizionit ku po zhvillohej debati – arrestohet nën dyshimin se kanosi gazetarin Lirim Mehmetaj

13 Tetor, 2026

BE miraton gati 1 mijë e 600 sanksione të reja ndaj Rusisë

12 Tetor, 2026

Andin Hoti: “Daçiq, eja në Prizren! Të presim! Merre edhe Radoiçiqin me vete, se me ty e me disa si ti s’kemi përfunduar punë ende”

12 Tetor, 2026

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi i dytë ndaj Thaçit

12 Tetor, 2026

BDI: MPB-ja të publikojë raportin për rrahjen e dy të rinjve në Saraj

12 Tetor, 2026

Mickoski paralajmëron pagë mesatare nga 1.000 euro

12 Tetor, 2026

Sezoni i 6 i Big Brother VIP Albania, zbulohet më në fund data e nisjes? Ndryshime edhe në shtëpi…

12 Tetor, 2026

Bastiset banesa e kongresmenes amerikane Ilhan Omar

12 Tetor, 2026

Gani Geci ndërmjetëson pajtimin mes familjes së Lirim Mehmetaj dhe familjes Geci

12 Tetor, 2026

AKI Tetovë ngre alarmin për parcelën e zjarrfikësve: 7,77 milionë euro dhe 40% për privatin

12 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 13 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Hapet kongresi botëror i rrushit dhe verës

TV NewsBy TV News12 Tetor, 2026 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Të hënën u hapën në Yinchuan të provincës Ningxia të Kinës Veriperëndimore Kongresi i 47-të Botëror i Rrushit dhe Verës dhe Asambleja e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Rrushit dhe Verës (OIV). Kjo është hera e parë në më shumë se një shekull që ky aktivitet mbahet në Azi, dhe gjithashtu hera e parë që Kina është vend organizator i një veprimtarie shkencore ndërkombëtare të nivelit të lartë në këtë fushë. Në të njëjtën kohë, u zhvillua edhe Panairi i 6-të Ndërkombëtar i Kulturës dhe Turizmit të Verës të Kinës (Ningxia).

Sivjet tema e kongresit është “Krijimi i modeleve të reja globale për industrinë e rrushit dhe verës”, duke tërhequr ekspertë, studiues dhe përfaqësues të industrisë nga shumë vende e rajone të botës. Veprimtaria përfshin seminarin për zhvillimin me cilësi të lartë të industrisë së rrushit dhe verës në Kinë, seksionin e shkencës dhe teknologjisë, si edhe aktivitete vizitash dhe eksperiencash të industrisë. Do të ketë edhe shkëmbime mendimesh mbi çështjet e transformimit dhe përmirësimit të industrisë globale të rrushit dhe verës, inovacionit shkencor e teknologjik dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke nxitur bashkëpunimin teknologjik ndërkombëtar dhe shkëmbimin e përvojave.

Si një nga aktivitetet akademike më të rëndësishme të kongresit të këtij viti, seksioni i shkencës dhe teknologjisë do të mbahet nga pasditja e së hënës deri të mërkurën. Ekspertë dhe studiues nga e gjithë bota do të diskutojnë mbi katër fusha kryesore: kultivimi i rrushit, prodhimi i verës, ekonomia e ligji, si edhe siguria e shëndeti, duke ndarë mbi 400 rezultate teknologjike të përparuara ndërkombëtare e duke shkëmbyer përvojat më të fundit në zhvillimin e industrisë së rrushit dhe verës.

Në të njëjtën periudhë do të mbahet edhe Panairi i 6-të Ndërkombëtar i Kulturës dhe Turizmit të Verës të Kinës (Ningxia), ku do të ekspozohen produktet cilësore të më shumë se 150 prodhuesve të brendshëm të verës dhe do të paraqiten arritjet e reja të industrisë, duke ofruar një platformë për shkëmbimet ndërmjet bizneseve brenda dhe jashtë Kinës. Në të njëjtën kohë, do të publikohen edhe rezultatet kryesore, si Indeksi i Markave të Verës të Kinës, renditjet e rajoneve dhe markave ndërkombëtare të verës, dhe vlera e markës së verës të malit Helan.

Lexuar: 128

Lajme te ngjashme

BE miraton gati 1 mijë e 600 sanksione të reja ndaj Rusisë

Bastiset banesa e kongresmenes amerikane Ilhan Omar

Ish-ministri gjerman për deklaratën e Daçiqit: Kjo rrugë çon drejt luftës, jo drejt BE-së

Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën

Buxheti i BE-së në pikë kritike, Parlamenti Evropian kërcënon me veto!

BE pa udhërrëfyes për Serbinë – Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit, Marta Kos e prerë: Pas zgjedhjeve do të shohim sa serioze është

Lajmet e fundit

Shkoi pranë televizionit ku po zhvillohej debati – arrestohet nën dyshimin se kanosi gazetarin Lirim Mehmetaj

13 Tetor, 2026

BE miraton gati 1 mijë e 600 sanksione të reja ndaj Rusisë

12 Tetor, 2026

Andin Hoti: “Daçiq, eja në Prizren! Të presim! Merre edhe Radoiçiqin me vete, se me ty e me disa si ti s’kemi përfunduar punë ende”

12 Tetor, 2026

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi i dytë ndaj Thaçit

12 Tetor, 2026

BDI: MPB-ja të publikojë raportin për rrahjen e dy të rinjve në Saraj

12 Tetor, 2026

Mickoski paralajmëron pagë mesatare nga 1.000 euro

12 Tetor, 2026

Sezoni i 6 i Big Brother VIP Albania, zbulohet më në fund data e nisjes? Ndryshime edhe në shtëpi…

12 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.