Autor: TV News

Predikuesi i fesë islame nga Bosnjë e Hercegovina, Elvedin Peziq, është shoqëruar të enjten nga Policia e Kosovës për intervistim informues, para një aktiviteti që ishte planifikuar të mbahej në Vitomiricë të Pejës. Lajmin për Radion Evropa e Lirë e konfirmoi Rexho Kojiq, nga organizata joqeveritare “Vullnetarët e Rinj” nga Kosova, organizatore e aktivitetit ku Peziq pritej të merrte pjesë të enjten. “Tani e kanë transferuar në stacionin policor në Prishtinë. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë më tej, pasi urdhri ka ardhur nga Prishtina. Ai ka hyrë rregullisht në Kosovë, përmes pikëkalimit kufitar në Kullë [pikëkalim kufitar…

Read More

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka intensifikuar kontrollet në treg për produktet e qumështit me bazë bimore, pas masave të ndërmarra nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Gjatë inspektimeve të zhvilluara në Prishtinë, Gjilan, Podujevë, Fushë-Kosovë, Obiliq dhe Suharekë, janë realizuar 12 kontrolle në markete të ndryshme. Si rezultat, nga shitja janë larguar shtatë produkte të evidentuara si të ndaluara nga AUV, raporton lajmi.net Produktet e tërhequra nga tregu janë: Schmand, VITA 18%, 180 g;Schmand, VITA 18%, 400 g;Schmand, VITA 18%, 800 g;Holla Cooking Cream, 1 L;Holla Barista, 3.8%, 1 L;Mazë tradicionale, DRENA, 1 kg;Schmand i freskët, BYLMETI. Sipas…

Read More

Numri i kompanive që kanë falimentuar në Zvicër është rritur ndjeshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, ndërsa një pjesë e kësaj rritjeje lidhet me ndryshimet ligjore që kanë hyrë në fuqi. Sipas të dhënave të kompanisë së informacionit ekonomik Dun & Bradstreet, në gjashtë muajt e parë të vitit janë regjistruar 7,496 raste të insolvencës së kompanive, një rritje prej afro 55 për qind. Ky është niveli më i lartë i regjistruar që nga viti 1994. Nëse ky trend vazhdon, numri i falimentimeve gjatë gjithë vitit 2026 mund të arrijë në rreth 15,000, krahasuar me afro 11,900 raste…

Read More

21 Lajmin e bukur çifti e ndau me ndjekësit përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale, ku konfirmuan se familja e tyre do të zgjerohet së shpejti. Murat dhe Iman janë të martuar që nga viti 2016 dhe prej vitesh konsiderohen një nga çiftet më të dashura për publikun. Vajza e tyre e parë, Miray, lindi në tetor të vitit 2022. Ardhja e Miray ishte një moment shumë emocional për çiftin, pasi më herët kishin përjetuar humbje të shtatzënive. Tani, gati katër vjet pasi u bënë prindër për herë të parë, ata po përgatiten të mirëpresin edhe një anëtar të…

Read More

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka reaguar pasi partia e tij ka dalë me një qëndrim sa i përket krizës politike në vend. Pas mbledhjes që ka mbajtur sot me grupin parlamentar të saj, LDK-ja është tërhequr nga kërkesat për pozita, duke thënë se do të qëndrojë në opozitë. Për këtë qëndrim, Haziri ka shkruar më pas në rrjetin social Facebook, por gjithashtu ka kritikuar edhe veprimet e një dite më parë që kanë ndodhur në Kuvendin e Kosovës dhe tensionet që janë krijuar në sallën plenare. “E patë qysh n’pikë t’ditës VV e shndërroi sallën e…

Read More

Screenshot Autoritetet kineze caktuan të enjten 80 milionë juanë (rreth 11.8 milionë dollarë amerikanë) nga fondet qendrore të ndihmës për fatkeqësitë natyrore, për të mbështetur përpjekjet e ndihmës për përmbytjet dhe fatkeqësitë gjeologjike në tre provinca. Fondet e akorduara bashkërisht nga Ministria e Financave dhe Ministria e Menaxhimit të Emergjencave, do të përdoren për reagimin ndaj emergjencave dhe punët e shpëtimit në provincat qendrore në Henan dhe Hubei, si dhe në provincën Anhui në Kinën Lindore, pas prekjes nga Tajfuni Dolphin, tajfuni i 13-të i vitit. Për shkak të ndikimit të Tajfunit Dolphin, pjesë të rajoneve Huanghuai, Jianghan dhe Jianghuai…

Read More

Ardon Jashari synon që marrëdhënien e mirë që ka krijuar jashtë fushës me Luka Modriqin ta transferojë edhe në lojë gjatë sezonit 2026/2027, transmeton albinfo.ch. Mesfushori i Milanit ka thënë se ka një raport shumë të mirë me legjendën kroate dhe se shpreson të ketë më shumë mundësi për të luajtur së bashku me të këtë sezon. “Kam një lidhje të shkëlqyer jashtë fushës dhe shpresoj ta kemi këtë edhe në fushë këtë edicion. Duhet të jemi krenarë që kemi dikë si ai në ekipin tonë. Vitin e kaluar nuk luajtëm shumë së bashku, por shpresoj të jetë ndryshe këtë…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas qëndrimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për Kosovën, duke thënë se Ukraina gabon në këtë çështje, por se e drejta e saj për liri mbetet e padiskutueshme.Në një postim në platformën X, Rama iu referua deklaratës së Zelenskyt dhe reagimeve që pasuan në Tiranë dhe Prishtinë.“Miku im i dashur, Volodymyr Zelensky, qëndroi në Beograd dhe tha se Ukraina nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj dhe nuk do ta njohë Kosovën. Brenda një ore, nacionalistët më të zëshëm në Tiranë dhe Prishtinë tashmë po nxirrnin kalkulatorin gjeopolitik: ndoshta duhet ta ndëshkojmë Ukrainën,…

Read More

Migrimi drejt Zvicrës ka vazhduar të shënojë rënie edhe gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet zvicerane, migrimi neto në popullsinë e huaj me qëndrim të përhershëm ishte 29,884 persona, ose 12.5% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, transmeton albinfo.ch. Nga janari deri në fund të qershorit, në Zvicër u vendosën 74,112 persona në kuadër të popullsisë së huaj me qëndrim të përhershëm. Kjo paraqet një rënie prej 2,220 personash ose 2.9% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.   Nga vendet e BE-së dhe EFTA-s, në Zvicër u zhvendosën…

Read More

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten në Ferizaj një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili rezultonte i kërkuar ndërkombëtarisht përmes INTERPOL-it. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi është kryer më 13 gusht 2026, rreth orës 10:00, nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj dhe Stacionin Policor në Ferizaj. Gjatë identifikimit të personit, autoritetet kanë konstatuar se ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut. I dyshuari kërkohej nga shteti fqinj për veprën penale që lidhet me “blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve,…

Read More