Autor: TV News
Goditja në tru është një nga kërcënimet serioze për shëndetin dhe disa prej faktorëve të rrezikut lidhen drejtpërdrejt me mënyrën e jetesës dhe zakonet e përditshme. Mes tyre, ushqyerja ka një rëndësi të veçantë, sidomos kur ndikon në tensionin e gjakut, nivelin e kolesterolit dhe shëndetin e zemrës. Nuk ekziston një ushqim i vetëm që mund të parandalojë goditjen në tru. Megjithatë, zgjedhjet e duhura ushqimore, kur bëhen pjesë e një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar, mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular dhe në uljen e disa faktorëve të rrezikut. Dieta mesdhetare, aleate e zemrës Dieta mesdhetare…
Evropa duhet të forcojë urgjentisht kapacitetet e saj mbrojtëse dhe të sigurojë një rol të barabartë me fuqitë e mëdha botërore, si SHBA-ja, Kina dhe Rusia. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm polak, Radosław Sikorski, gjatë Forumit të Sigurisë në Varshavë. Sipas tij, pozita e Evropës në rendin global është vënë në pikëpyetje, prandaj nevojiten përpjekje më intensive për forcimin e mbrojtjes evropiane. “Nëse përmbushim vetëm detyrimet që tashmë kemi marrë në samitet e Hagës dhe Ankarasë, deri në fund të kësaj dekade do të kemi ushtri me të cilat presidenti rus Vladimir Putin nuk do të mund të përballet me…
Pas spekulimeve, rrjedhjeve të të dhënave dhe informacioneve nga burime anonime gjatë katër vjetëve të fundit, bota më në fund është pranë dëgjimit të dëshmive publike, nën betim, në një gjykatë gjermane, për mënyrën se si u hodhën në erë tubacionet e gazsjellësit Nord Stream – në një çështje që mund të shkaktojë pasoja të mëdha politike.Prokurorët gjermanë kanë identifikuar shtatë të dyshuar ukrainas, por vetëm njëri prej tyre do të ulet në bankën e të akuzuarve në gjyqin që nis më 14 tetor. Në dokumentet gjyqësore ai identifikohet si Serhii K., dhe thuhet se dyshohet për bashkëpunim në kryerjen…
Burimet e IndeksOnline kanë bërë të ditur se Gani Geci është ndaluar për 48 orë, pas shoqërimit në polici dhe intervistimit nga hetuesit e Krimeve të Rënda. Geci është shoqëruar në polici në orët e mbrëmjes, ndërsa ndalimi i tij vjen pas rastit të raportuar nga gazetari Lirim Mehmetaj, i cili ka deklaruar se është kërcënuar nga familja Geci. Mehmetaj ka treguar sonte në emisionin “Debat Plus” se anëtarë të familjes Geci i kishin kërkuar ta fshinte ose ta ndryshonte një postim kritik ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, por ai kishte refuzuar. Sipas gazetarit, pas këtij refuzimi ai…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar sulmet me dronë ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi, duke shprehur solidaritetin e plotë të Bashkimit Evropian me Bullgarinë. Dy anije tregtare u goditën më 6 tetor në zonën ekskluzive ekonomike bullgare, ku njëra u fundos, ndërsa tjetra pësoi dëmtime serioze. Incidenti ndodhi vetëm një ditë pasi një anije turke që transportonte grurë ukrainas u godit dhe u fundos pranë brigjeve rumune. Von der Leyen paralajmëroi se sulmet ndaj anijeve civile dhe ekuipazheve të tyre po rrisin shqetësimet për sigurinë në Detin e Zi. “Sulmet ndaj anijeve civile janë…
Gazeta Nacionale ka mësuar nga burime brenda Policisë se është arrestuar Gani Geci. Arrestimi vjen pas përplasjes së Gecit me gazetarin Lirim Mehmetaj, i cili ka deklaruar se është kërcënuar nga familja Geci lidhur me një postim kritik ndaj deputetit të Vetëvendosjes, Fatos Geci. Mehmetaj ka treguar sonte në emisionin “Debat Plus” se anëtarë të familjes Geci i kishin kërkuar ta largonte ose ta ndryshonte postimin e tij, por ai kishte refuzuar. Sipas gazetarit, pas refuzimit, ndaj tij ishin bërë kërcënime, për çka kishte vendosur ta denonconte rastin në Policinë e Kosovës. “Në mëngjes kam shku në polici, e kam…
Gazeta Sinjali ka raportuar më herët për arrestimin e Gani Gecit nga Policia e Kosovës. Sinjali ka mësuar nga burimet e saj se Gani Geci është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Kanosje”. Rasti lidhet me deklaratat e gazetarit Lirim Mehmetaj në emisionin “Debat Plus”, ku ai pretendoi se ishte kontaktuar nga Gani Geci, i cili i kishte kërkuar ta largonte ose ta ndryshonte një postim lidhur me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci. Mehmetaj deklaroi se kishte refuzuar kërkesën dhe se më pas, sipas tij, përfaqësues të familjes Geci kishin shkuar në zyrën e tij dhe e…
Screenshot Bashkimi Evropian ka miratuar gati 1,600 sanksione të reja ndaj Rusisë, me fokus në kompleksin e saj ushtarako-industrial, konfirmoi të hënën shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas. Më shumë se gjysma e masave lidhen me zinxhirin e prodhimit të raketave balistike, bëri të ditur Kallas gjatë Forumit të Sigurisë në Varshavë. Më shumë se gjysma lidhen me zinxhirin e prodhimit të raketave balistike”, deklaroi ajo. Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së e ratifikuan të hënën marrëveshjen për këto masa, e cila ishte arritur të mërkurën e kaluar. Ndërkohë, gjatë të njëjtit forum, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky…
Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, për shpalljen e aktgjykimit në rastin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër të tjerëve, të akuzuar për vepra kundër administrimit të drejtësisë. Përveç Thaçit, në këtë çështje gjyqësore të akuzuar janë edhe Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi. Sipas njoftimit të Gjykatës Speciale, vendimi për caktimin e datës së shpalljes së aktgjykimit është marrë më 12 tetor 2026 nga gjykatësi i vetëm i çështjes, Christopher Gosnell.
Ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, ka thënë se deklarata e zëvendëskryeministrit serb Ivica Daçiq se “flamuri serb do të valvitet mbi Prizren” çon drejt luftës dhe jo drejt Bashkimit Evropian. Këto deklarata Daçiq i ka bërë gjatë një tubimi zgjedhor. Roth në një postim në X ka shkruar se Bashkimi Evropian nuk duhet të japë më para për Serbinë. “E mjera Serbi! Ivica Daçiq dëshiron që flamuri serb të valojë mbi Prizren. Pretendimet territoriale ndaj një vendi fqinj më lënë pa fjalë. Votuesit serbë duhet ta dinë se për çfarë po vendosin më 25 tetor. Kjo rrugë çon drejt…
