Autor: TV News

Në një ditë të nxehtë vere, kolonë izraelitë po laheshin në një pishinë në Bregun Perëndimor, e mbushur me ujë që më parë përdorej për vaditjen e tokave palestineze. Bëhet fjalë për një nga rastet e shumta të marrjes nën kontroll të burimeve ujore në territorin e pushtuar. Burimi i ujit ishte jetik për fshatin palestinez Fasayil, në Luginën e Jordanit. Banorët e kanë përdorur prej brezash për shtëpitë, bujqësinë dhe jetesën e tyre. “Furnizimi me ujë është ende i ndërprerë. Na mungon uji për shtëpitë, tokat bujqësore dhe jetesën”, tha Saad Nemer, një fermer palestinez. Në qershor, kolonët izraelitë…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, e ka akuzuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po e mban peng shtetin e Kosovës me mosformimin e institucioneve të reja. Nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, ai i bëri thirrje Kurtit që të mundësojë vazhdimin e seancës konstituive të legjislaturës së njëmbëdhjetë. “Lëvizja Vetëvendosje, zoti Kurti, zonja Haxhiu, zoti Dehari, e ka kaluar një kufi që nuk është dashur ta kalojnë kurrë. Ata qëllimisht e kanë shkelur afatin kushtetues për konstituimin e Kuvendit dhe vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese. Jo një afat të vendosur…

Read More

TOPSHOT – Ukrainian soldiers adjust a national flag atop a personnel armoured carrier on a road near Lyman, Donetsk region on October 4, 2022, amid the Russian invasion of Ukraine. – Ukraine’s President Volodymyr Zelensky said on October 2, 2022 that Lyman, a key town located in one of four Ukrainian regions annexed by Russia, had been “cleared” of Moscow’s troops. (Photo by Anatolii Stepanov / AFP) (Photo by ANATOLII STEPANOV/AFP via Getty Images) Ushtria ukrainase ka njoftuar se ka rimarrë kontrollin e 26 vendbanimeve në zonën e Oleksandrivkës, në juglindje të Ukrainës, pas një operacioni ushtarak që ka zgjatur…

Read More

32 E njohur si një nga modelet shqiptare që jeton dhe vepron në SHBA, Vildane Zeneli ka publikuar fotografi të reja nga dhoma e gjumit. Në këto imazhe, ajo shfaqet e veshur me të brendshme dhe pozon para pasqyrës. Modelja ka zgjedhur një paraqitje tërheqëse, duke vënë në pah linjat e saj trupore. Fotografitë janë një tjetër paraqitje e stilit me të cilin Zeneli është shfaqur ndër vite në rrjetet sociale, shkruan “Kosovarja”. Vildane Zeneli është aktive në fushën e modelingut dhe prej vitesh e zhvillon karrierën e saj në Shtetet e Bashkuara. Ajo vazhdon të ndajë rregullisht fotografi nga…

Read More

Rusia të premten pretendoi se po ia “qan hallin” Serbisë. Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov, tha se Bashkimi Evropian ia ka bërë të qarta Beogradit dy çështje. Sipas tij, Serbia, shtet që Moska e konsideron aleat dhe që synon anëtarësimin në BE, duhet të përmbushë dy kërkesa kapitale në mënyrë që t’i përshpejtohet procesi i anëtarësimit. E para, sipas Lavrovit, është njohja e Kosovës së pavarur, ndërsa e dyta është bashkimi me të gjitha politikat e BE-së ndaj Kremlinit, i cili, siç theksohet në deklaratë, po sulmon tash e 1633 ditë Ukrainën fqinje.

Read More

Forcat ukrainase goditën 29 objekte të infrastrukturës energjetike në territoret e aneksuara nga Rusia gjatë natës së 13 gushtit, në kuadër të operacionit të quajtur “Fikja e Krimesë”. Sipas komandantit të Forcave të Sistemeve pa Pilot të Ukrainës, Robert “Madyar” Brovdi, mes objektivave ishte Termocentrali i Balaklavës në Sevastopol, si dhe disa nënstacione elektrike dhe një stacion i shpërndarjes së gazit. “+29 nyje energjetike në jug të territoreve të pushtuara përkohësisht u vizituan nga Zogu i Forcave të Sistemeve pa Pilot, në kuadër të operacionit ‘Crimean Switch Off’”, deklaroi Brovdi. Sulmet e fundit u përqendruan në Krime dhe në pjesët…

Read More

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Skender Llugiqit, i dyshuar se ka bërë thirrje për vrasjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi. Llugiqi, pak ditë më parë, gjatë qëndrimit në sallën e Kuvendit të Kosovës, e cila ishte hapur për pritjen e mërgimtarëve, kishte bërë thirrje për pushkatimin e Haradinajt.

Read More

Kritika të ashpra ndaj heshtjes së kreut shtetëror maqedonas, por edhe paralajmërime për ndikimin malinj në rritje të Serbisë në rajon, ka bërë Xhelal Hoxhiq në deklaratën e tij të fundit. Ai paralajmëroi për rrezikun që paraqet retorika e të ashtuquajturit “botë serbe” dhe pasojat e saj mbi stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Heshtja e autoriteteve maqedonase – tregues shqetësues Duke analizuar zhvillimet aktuale politike, Hoxhiq theksoi se një nga treguesit kryesorë të ndikimit negativ ndaj vendit është mungesa e reagimit nga funksionarët maqedonas ndaj deklaratave skandaloze që vijnë nga Serbia fqinje. Ai veçanërisht iu referua deklaratës së fundit të Snezhana…

Read More

1 Pasi Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez hynë në “ujra martesore”, doli në dritë një dokument që konfirmonte atë që çifti nënshkroi në marrëveshjen e tyre paramartesore në lidhje me ndarjen e pronës. Çifti u martua në një ceremoni intime në vilën e tyre të bukur prej 30 milionë funtesh në zonën ekskluzive Quinta da Marinha të Cascais. As nëna e Ronaldos, Dolores, nuk ishte e pranishme, dhe vetëm katër dëshmitarë dhe fëmijët e çiftit ishin të ftuar. Miliarderi dhe legjenda e futbollit, Ronaldo (41) dhe ish-shitësja joshëse Georgina (32) janë bashkë prej 10 vitesh, që kur u takuan në…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, pavarësisht se sa i madh do të jetë presioni ndaj saj, transmeton Anadolu. “Duan me çdo kusht të shohin një Kosovë të pavarur. Duan të ushtrojnë sa më shumë presion ndaj Serbisë që ta njohë Kosovën”, tha Vuçiq në përgjigje të një pyetjeje nëse Serbisë i kanoset ndonjë rrezik nga rajoni, duke iu referuar një donacioni të Gjermanisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Ai theksoi se kjo nuk do të ndodhë pavarësisht se sa presion do të ushtrohet mbi të. Presidenti serb kritikoi gjithashtu atë…

Read More