Autor: TV News
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka reaguar pasi partia e tij ka dalë me një qëndrim sa i përket krizës politike në vend. Pas mbledhjes që ka mbajtur sot me grupin parlamentar të saj, LDK-ja është tërhequr nga kërkesat për pozita, duke thënë se do të qëndrojë në opozitë. Për këtë qëndrim, Haziri ka shkruar më pas në rrjetin social Facebook, por gjithashtu ka kritikuar edhe veprimet e një dite më parë që kanë ndodhur në Kuvendin e Kosovës dhe tensionet që janë krijuar në sallën plenare. “E patë qysh n’pikë t’ditës VV e shndërroi sallën e…
Screenshot Autoritetet kineze caktuan të enjten 80 milionë juanë (rreth 11.8 milionë dollarë amerikanë) nga fondet qendrore të ndihmës për fatkeqësitë natyrore, për të mbështetur përpjekjet e ndihmës për përmbytjet dhe fatkeqësitë gjeologjike në tre provinca. Fondet e akorduara bashkërisht nga Ministria e Financave dhe Ministria e Menaxhimit të Emergjencave, do të përdoren për reagimin ndaj emergjencave dhe punët e shpëtimit në provincat qendrore në Henan dhe Hubei, si dhe në provincën Anhui në Kinën Lindore, pas prekjes nga Tajfuni Dolphin, tajfuni i 13-të i vitit. Për shkak të ndikimit të Tajfunit Dolphin, pjesë të rajoneve Huanghuai, Jianghan dhe Jianghuai…
Ardon Jashari synon që marrëdhënien e mirë që ka krijuar jashtë fushës me Luka Modriqin ta transferojë edhe në lojë gjatë sezonit 2026/2027, transmeton albinfo.ch. Mesfushori i Milanit ka thënë se ka një raport shumë të mirë me legjendën kroate dhe se shpreson të ketë më shumë mundësi për të luajtur së bashku me të këtë sezon. “Kam një lidhje të shkëlqyer jashtë fushës dhe shpresoj ta kemi këtë edhe në fushë këtë edicion. Duhet të jemi krenarë që kemi dikë si ai në ekipin tonë. Vitin e kaluar nuk luajtëm shumë së bashku, por shpresoj të jetë ndryshe këtë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas qëndrimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për Kosovën, duke thënë se Ukraina gabon në këtë çështje, por se e drejta e saj për liri mbetet e padiskutueshme.Në një postim në platformën X, Rama iu referua deklaratës së Zelenskyt dhe reagimeve që pasuan në Tiranë dhe Prishtinë.“Miku im i dashur, Volodymyr Zelensky, qëndroi në Beograd dhe tha se Ukraina nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj dhe nuk do ta njohë Kosovën. Brenda një ore, nacionalistët më të zëshëm në Tiranë dhe Prishtinë tashmë po nxirrnin kalkulatorin gjeopolitik: ndoshta duhet ta ndëshkojmë Ukrainën,…
Migrimi drejt Zvicrës ka vazhduar të shënojë rënie edhe gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet zvicerane, migrimi neto në popullsinë e huaj me qëndrim të përhershëm ishte 29,884 persona, ose 12.5% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, transmeton albinfo.ch. Nga janari deri në fund të qershorit, në Zvicër u vendosën 74,112 persona në kuadër të popullsisë së huaj me qëndrim të përhershëm. Kjo paraqet një rënie prej 2,220 personash ose 2.9% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar. Nga vendet e BE-së dhe EFTA-s, në Zvicër u zhvendosën…
Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten në Ferizaj një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili rezultonte i kërkuar ndërkombëtarisht përmes INTERPOL-it. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi është kryer më 13 gusht 2026, rreth orës 10:00, nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj dhe Stacionin Policor në Ferizaj. Gjatë identifikimit të personit, autoritetet kanë konstatuar se ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut. I dyshuari kërkohej nga shteti fqinj për veprën penale që lidhet me “blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve,…
16 Engjëllusha Salihu është bërë nënë për herë të parë. Pak më parë, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit një fotografi të ëmbël të bebit të saj, duke zgjedhur të mos ia zbulojë fytyrën. Ajo ka treguar se djalin e ka quajtur Namer, ndërsa nga fotografia duket qartë lumturia e madhe e Engjit në këtë kapitull të ri të jetës. Me këtë postim, ajo ka ndarë me publikun një nga momentet më të veçanta për të, teksa tashmë po shijon emocionet e të qenit nënë.
Arben Visoqi, epror i lartë në Policinë e Kosovës, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se është përjashtuar nga puna pas 26 vitesh shërbim. Visoqi i cili është dhëndër i ish-presidentit Hashim Thaci, ka shkruar se vendimi erdhi pas një beteje disa mujore ligjore dhe se ndaj tij është zhvilluar procedurë disiplinore për shkak të postimeve private në Facebook. Ai ka pretenduar se rasti ndaj tij është inicuar pas një ankese anonime dhe ka akuzuar zyrtarë të Policisë së Kosovës për hakmarrje, duke e lidhur këtë me raportimet e tij të mëparshme. “Tani me mbetet ta mbroj te…
Parlamenti turk ndërmori një “hap të rëndësishëm” këtë javë si pjesë e procesit “Turqia pa Terror”, tha të enjten Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, duke iu referuar miratimit të Projektligjit për Forcimin e Solidaritetit Kombëtar dhe Kohezionit Social. Komentet e Erdoganit pasuan një takim në kompleksin presidencial me familjet e ushtarëve turq të vrarë në sulmet e kaluara terroriste të PKK-së dhe veteranët. “Këtë javë, Parlamenti ynë ndërmori një hap të rëndësishëm në procesin “Turqia pa Terror” që po ndjekim me qëllim që ta çlirojmë vendin tonë nga plaga e terrorizmit”, tha Erdogan në platformën turke të mediave sociale NSosyal. Projektligji…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani e ka cilësuar si të zakonshme mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të kësaj partie. Para fillimit të takimit, Osmani për media tha se deputetët e LDK-së do të diskutojnë për zhvillimet e fundit politike, ndërsa pas përfundimit të mbledhjes pritet të dalin me një qëndrim të përbashkët. “Është takimi i grupit parlamentar, natyrisht për zhvillimet e fundit. Sapo të përfundojë takimi do të kemi deklaratë të përbashkët”, deklaroi Osmani. E pyetur për mungesën e deputetëve të LDK-së në Kuvend gjatë zhvillimeve të djeshme, ku PDK-ja dhe Aleanca kërkuan vazhdimin e…
