Autor: TV News

Ndërsa Tirana është mbuluar nga gazi lotsjellës gjatë protestës së studentëve dhe të rinjve, një denoncim i mbërritur në redaksinë tonë ngre një tjetër shqetësim serioz për municionin e përdorur nga policia. Një qytetar i ka dërguar redaksisë sonë fotografinë e një kapsule gazlotsjellëse të përdorur gjatë protestës së sotme, ku shënohet se është prodhuar në korrik të vitit 2019 dhe ka skaduar në korrik të vitit 2023. Pra, municioni i fotografuar e ka kaluar afatin e shënuar të përdorimit prej më shumë se tre vitesh, por është përdorur në rrugët e Tiranës, aty ku studentët dhe të rinjtë po…

Read More

Pionierja kineze e kontrollit të rërës, Yin Yuzhen, është përfshirë në listën e “100 Grave Heroina në Sistemet Agro-ushqimore dhe Zhvillimin Rural” të FAO-s – një nismë globale vlerësimi e ndërmarrë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO). Gratë e nderuara u kremtuan gjatë një ceremonie të enjten, në selinë e FAO-s në Romë, në kuadër të Forumit Botëror të Ushqimit për këtë vit. Yin ka kaluar më shumë se katër dekada, duke luftuar shkretëtirëzimin në zonën me rërë Maowusu, në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme, në Kinën Veriore. Pas dekadash të tëra mbjelljeje këmbëngulëse…

Read More

Kush janë personat me kapuçë të zinj që shfaqen në pamjet e përplasjeve me të rinjtë shqiptarë? Kush i ka angazhuar, nën urdhrat e kujt veprojnë dhe a ekziston ndonjë e vërtetë pas dyshimeve se mes tyre mund të ketë persona të ardhur nga jashtë Shqipërisë? A kanë gazetarët në Tiranë informacione që publiku ende nuk i di? Këto pyetje kërkojnë hetim serioz, prova dhe transparencë. Nëse ekzistojnë dëshmi për dhunë të organizuar apo për përfshirje të strukturave që veprojnë në interes të pushtetit të Edi Ramës, ato duhet të bëhen publike. Nëse akuzat janë të pabazuara, edhe kjo duhet…

Read More

Gjatë protestës në Tiranë, kreu i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është përballur me protestuesit, duke shkëmbyer fjalë me ta dhe duke u bërë thirrje që gjithçka të zhvillohet në mënyrë paqësore. “Ju kam xhan, vetëm paqësisht”, i është drejtuar ai protestuesve, duke kërkuar që situata të mos përshkallëzohet.Në një moment, kreu i FNSH-së është shprehur edhe me fjalët “Djali im është me ju”, ndërsa protestuesit vijonin thirrjet e tyre ndaj efektivëve të policisë. Gjatë komunikimit me drejtuesin e FNSH-së, protestuesit kanë brohoritur duke u kërkuar efektivëve të policisë që të heqin kapelat. Thirrjet janë shoqëruar me debate verbale…

Read More

Kryeministri e përjashtoi dorëheqjen, por studentët e vijuan protestën për të tretën ditë radhazi. Në Tiranë mbërritën edhe të rinj nga qytete të tjera të vendit. Në orën 08:03 të mëngjesit të së enjtes (15.10.2026), pas dy ditësh protestash studentore të shoqëruara me tensione dhe dhunë në rrugët e Tiranës, kryeministri Edi Rama theu heshtjen. Nga godina e djegur e Kolegjit të Europës, vetëm pak metra larg zyrës së tij, Rama publikoi një videomesazh, duke fajësuar opozitën për dhunën dhe shkatërrimet në kryeqytet. “Këto janë duart e një opozite që me maska të verbërish përpara kërkon ta rikthejë Shqipërinë aty…

Read More

Janë 47 të arrestuar dhe 92 persona që ndiqen nga policia pas revoltës që tashmë ka hyrë në ditën e tretë. Gjatë gjithë ditës dje policia ka kryer arrestime të dhunshme, ndërsa videot e publikuara në media kanë bërë publike dhe një skenë rrëmbimi mafioz të një protestuesi. Ky i fundit kapet me forcë nga persona me rroba civile dhe futet në një furgon pa logo policie. Policia e pranon se ka shoqëruar protestuesin por nuk jep argumente pse e ka kryer në këtë mënyrë. Gjithashtu shqetësohet për të identifikuar se personi I shoqëruar nuk është vajzë por djalë. Ndërkohë…

Read More

Protestat antiqeveritare në Shqipëri janë përshkallëzuar, me mijëra demonstrues që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe më shumë mbështetje për studentët. France 24 raporton se protestat janë përhapur edhe në qytete të tjera të vendit, ndërsa pakënaqësia lidhet me kushtet e universiteteve, tarifat e larta të studimit dhe akuzat për korrupsion e pabarazi. Protestat studentore kundër qeverisë së Edi Ramës kanë marrë përmasa të reja, duke u shtrirë përtej Tiranës. Të enjten demonstratat u përhapën edhe në disa qytete më të vogla, ku studentët iu bashkuan bojkotit të universiteteve. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshime konkrete në vend,…

Read More

Screenshot Deri ku mund të shkojë brutaliteti i atyre që paguhen me taksat tona për të na mbrojtur? Një denoncim i mbërritur në redaksinë tonë ngre akuza tronditëse ndaj Policisë së Shtetit, e cila dyshohet se ka kaluar çdo kufi të ligjit dhe të njerëzores, duke përdorur kabllo elektrike alumini me seksion 70 mm² për të goditur protestuesit.Nuk bëhet fjalë për mjetet standarde të punës së forcave të rendit, por për një kabllo të trashë, të rëndë dhe me forcë të madhe goditëse, e cila mund të shkaktojë dëmtime të rënda fizike, përfshirë fraktura të kafkës dhe trauma të pakthyeshme.Një…

Read More

Analiza e të dhënave nga Anglia, Shtetet e Bashkuara dhe Holanda zbuloi rritje të ndjeshme të disa llojeve të kancerit te personat nën 50 vjeçRastet e disa llojeve të kancerit po rriten më shpejt te personat nën 50 vjeç, sipas një analize ndërkombëtare që ka shqyrtuar të dhënat nga Anglia, Shtetet e Bashkuara dhe Holanda. World Cancer Research Fund identifikoi “rritje të ndjeshme” të kancerit me shfaqje të hershme për shtatë lloje tumoresh në Angli, pesë në Shtetet e Bashkuara dhe katër në Holandë. Në Angli, ndër 12 llojet e tumoreve të analizuara, incidenca e kancerit të prostatës te burrat…

Read More

Pas Tiranës, bojkotimi i mësimit ditën e sotme ka filluar edhe në qytetet e tjera të vendit. Studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës kanë nisur bojkotin e auditorëve, për t’u bashkuar në protestën e paralajmëruar prej tyre dhe në solidarizim me studentët e Tiranës. Lëvizja ka nisur në kampusin universitar të Spitallës dhe është parashikuar të zhvendoset në qendër të qytetit, me marshimin drejt Bashkisë Durrës. I boshatisur ka qenë këtë mëngjes edhe Fakulteti i Bujqësisë në Korçë, ku pedagogët janë paraqitur në ambientet e fakultetit, por studentët kanë bojkotuar mësimin. Mbi 80% e studentëve nuk janë paraqitur në…

Read More