Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Varfëria godet Maqedoninë: Çdo i treti fëmijë në rrezik

17 Tetor, 2026

541 shoferë u sanksionuan për tejkalim shpejtësie në gjashtë orë

17 Tetor, 2026

Shefi i ushtrisë britanike: Politikanët së shpejti do t’u tregojnë qytetarëve se çfarë po ndodh

17 Tetor, 2026

Dimër më i butë dhe më pak borë në Ballkan, por shkurti dhe marsi mund të sjellin surpriza!

17 Tetor, 2026

Artan Grubi shfaqet për herë të parë në publik pas lirimit nga paraburgimi shtëpiak

17 Tetor, 2026

Faton Peci reagon pas deklaratave të Daut Haradinajt: Nuk ua kam frikën!

17 Tetor, 2026

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, epiqendra pranë Plasnicës dhe Llojanit

17 Tetor, 2026

Gjenerali Lama sfidon Daçiqin: Do të doja të nisej për në Prizren sa jam gjallë unë (VIDEO)

17 Tetor, 2026

Temperaturat deri në 20°C, moti mbetet i qëndrueshëm

17 Tetor, 2026

Rritje pagash për ushtarët nga 1 janari, zgjidhje për ata që mbushin 45 vjeç

17 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 17 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Arbër Gashi, deputeti shqiptar në Suedi, kërkon qëndrimin e qartë të Suedisë për Kosovën

TV NewsBy TV News17 Tetor, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gashi shpreh shqetësim për retorikën nacionaliste në Serbi, deklaratat për Kosovën🇽🇰 dhe faktin që Milan Radoiçiqi vazhdon të jetë i lirë në Serbi pas sulmit në Banjskë. – https://www.albinfo.ch/arber-gashi-deputeti-shqiptar-ne-suedi-kerkon-qendrimin-e-qarte-te-suedise-per-kosoven/

Deputeti i Parlamentit të Suedisë, Arbër Gashi, ka ngritur shqetësimin për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, duke kërkuar që Suedia të mbajë një qëndrim më të qartë dhe më të vendosur në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës, transmeton albinfo.ch.

Gashi ka vënë në dukje zhvillimet në Serbi, përfshirë dhunën ndaj protestuesve, arrestimet arbitrare dhe sulmet ndaj gazetarëve, të cilat, sipas tij, kërkojnë vëmendje serioze.

Ai ka shprehur gjithashtu shqetësim për rikthimin e retorikës nacionaliste ndaj Kosovës. Në këtë kontekst, ka rikujtuar deklaratat e ministres serbe Paunović, e cila ka thënë se, po të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviqit gjatë viteve ’90, do të kryente spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës.

Sipas Gashit, shqetësuese është edhe pjesëmarrja e ministrave serbë në varrimin e Ratko Mladićit, i dënuar për gjenocid.

Deputeti suedez ka rikujtuar edhe deklaratën e ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Dačić, i cili gjatë tetorit ka thënë se flamuri serb herët a vonë do të ngrihet në Prizren.

Ai ka ngritur pikëpyetje edhe për faktin se Milan Radoiçiqi, i cili ka pranuar se drejtoi grupin e përfshirë në sulmin e armatosur në Banjskë, ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, vazhdon të jetë i lirë në Serbi. Radoiçiqi është shfaqur së fundmi edhe në një tubim zgjedhor përkrah presidentit serb, Aleksandar Vučić.

Gashi ka theksuar se pasojat e luftërave vazhdojnë të ndihen në jetën e njerëzve në rajon dhe se pretendimet territoriale mund të shtojnë frikën dhe mosbesimin ndërmjet komuniteteve.

Në këtë drejtim, ai kërkon që Suedia të shprehet më qartë për zhvillimet në rajon, të mbrojë respektimin e pavarësisë së Kosovës dhe të mos i nënvlerësojë rreziqet që, sipas tij, paraqesin retorika nacionaliste dhe tendencat për rikthim te politikat e së kaluarës./Albinfo.ch

Lexuar: 106

Lajme te ngjashme

Faton Peci reagon pas deklaratave të Daut Haradinajt: Nuk ua kam frikën!

Çmimi i cigareve në Gjermani mund të arrijë deri në 14 euro

Flet studentja nga Prrenjasi që u bë virale me fjalimin e saj: “Rinia ka humbur besimin, s’ka perspektivë”

I kërkuan marrëdhënie… në grup një gruaje, këta janë tre policët e suspenduar nga IPK-ja

Gjenerali Lama sfidon Daçiqin: Do të doja të nisej për në Prizren sa jam gjallë unë (VIDEO)

Policia helmon studentët dhe të rinjtë me gaz lotsjellës të skaduar

Lajmet e fundit

Varfëria godet Maqedoninë: Çdo i treti fëmijë në rrezik

17 Tetor, 2026

541 shoferë u sanksionuan për tejkalim shpejtësie në gjashtë orë

17 Tetor, 2026

Shefi i ushtrisë britanike: Politikanët së shpejti do t’u tregojnë qytetarëve se çfarë po ndodh

17 Tetor, 2026

Dimër më i butë dhe më pak borë në Ballkan, por shkurti dhe marsi mund të sjellin surpriza!

17 Tetor, 2026

Artan Grubi shfaqet për herë të parë në publik pas lirimit nga paraburgimi shtëpiak

17 Tetor, 2026

Faton Peci reagon pas deklaratave të Daut Haradinajt: Nuk ua kam frikën!

17 Tetor, 2026

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, epiqendra pranë Plasnicës dhe Llojanit

17 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.