Autor: TV News

Akademikët dhe profesorët kanë njoftuar se do të mblidhen çdo ditë në orën 10:00 para Kryeministrisë, për t’i kërkuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama. Përmes këtij qëndrimi, ata bëjnë të ditur se do të vijojnë të paraqiten çdo ditë para selisë së qeverisë, duke kërkuar largimin e Ramës nga detyra. Marshimi do të nisë nga Universiteti Politeknik. 1300 pedagogë kanë firmosur deklaratën për dorëheqjen e kryeministrit, duke shprehur gjithashtu se Parlamenti ka pushuar së funksionuari.

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot më 19 tetor, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, me ç’rast do të ndërmerren masa të shtuara të sigurisë dhe do të bëhet rregullimi i trafikut. Sipas njoftimit të Policisë, masat do të zbatohen gjatë lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të presidentit malazez në Kosovë. Për të mundësuar qarkullimin e eskortës sipas itinerarit të përcaktuar, nga pika kufitare Kullë drejt Pejës, si dhe zhvillimin e aktiviteteve të parapara në agjendën zyrtare në rajonin e Pejës, policia mund të ndërpresë përkohësisht qarkullimin në disa segmente rrugore.…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka sjellë në debatin politik shqiptar një emër që prej vitesh shkakton polemika në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë: Antifa. Duke komentuar protestat e dhunshme të studentëve dhe të rinjve, Rama deklaroi se pjesëmarrësit janë të ideologjizuar dhe të ekstremizuar nga fryma e kësaj lëvizjeje, të cilën presidenti amerikan Donald Trump e ka shpallur organizatë terroriste. Kryeministri sqaroi se nuk po i cilësonte protestuesit terroristë, por i përshkroi si pengje të një ideologjie që, sipas tij, synon shkatërrimin dhe përmbysjen e institucioneve. Megjithatë, në deklaratën e tij nuk u paraqitën prova për një lidhje organizative mes protestuesve…

Read More

Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg ka ngritur shqetesimin në Parlamentin Evropian për dhunën eushtruar ndaj të rinjve ne Shqiperi gjate protestave, dukekritikuar mungesën e një reagimi të fortë nga Bashkimi Evropian.Strolenberg u shpreh se eshtë e papranueshme që dhunamasive e policisë ndaj te rinjve te mos denohet ngainstitucionet evropiane. Ajo theksoi se i vjen turp qé BE-ja nuk po reagon në mënyrën e duhur perballë ketyrengjarjeve.Duke iu referuar situates politike në Shqipëri dhe kryeministrit Edi Rama, eurodeputetja deklaroi se ai nuk po ndryshon qendrim, ndersa beri thirrje per nje reagimmë të vendosur nga ana e Bashkimit Evropian.“Shqiperia…

Read More

Senatori amerikan Gary Peters ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri, duke u bërë thirrje autoriteteve të përmbahen nga përdorimi i forcës ndaj protestuesve paqësorë. Në reagimin e tij, Peters kërkon uljen e tensioneve dhe parandalimin e dhunës së mëtejshme, duke theksuar se qytetarët shqiptarë meritojnë një qeveri që respekton të drejtat themelore dhe sundimin e ligjit. Senatori, i cili përfaqëson Miçiganin, nënvizoi gjithashtu lidhjen e fortë të këtij shteti me komunitetin shqiptaro-amerikan dhe u zotua të vijojë të mbështesë paqen dhe drejtësinë për shqiptarët. Deklarata e Senatorit Gary Peters: “Jam thellësisht i shqetësuar nga përshkallëzimi i situatës…

Read More

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës bien ndesh me detyrimet themelore të vendit ndaj BE-së dhe janë të papranueshme. Duke folur para takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg, më 12 tetor, Kos kritikoi ndryshimin e rregullave ligjore ndërkohë që proceset gjyqësore janë ende në zhvillim. “Dua të jem e qartë se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara në Kosovë bien ndesh me detyrimet themelore të Kosovës ndaj BE-së. Kjo është e papranueshme”, tha Kos. Sipas saj, ndryshimi i rregullave gjatë zhvillimit të një procesi gjyqësor…

Read More

Protestat e të rinjve në Francë kanë vënë në qendër të vëmendjes përgjegjësinë e drejtuesve politikë përballë pakënaqësisë publike. Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, i ka paraqitur dorëheqjen presidentit Emmanuel Macron, por ky i fundit ka refuzuar ta pranojë kërkesën, sipas njoftimit të zyrës presidenciale në Pallatin Élysée. Demonstratat janë nxitur nga zemërimi për rritjen e kostos së jetesës, përkeqësimin e shërbimeve publike dhe gjendjen e shkollave. Pakënaqësitë kanë nxjerrë të rinjtë në rrugë, duke e kthyer protestën në një shprehje të fortë të kërkesës për ndryshim. Vendimi i ministrit për të paraqitur dorëheqjen, edhe pse ajo nuk u…

Read More

Ka dhimbje që nuk përshkruhen me fjalë dhe ka të rinj që detyrohen të rriten përpara kohe. Fadil Balliu, vetëm 17 vjeç, protestuesi që u arrestua dhe u mbajt në qeli nga policia, ka ndarë sot historinë e tij prekëse. Vetëm dy javë më parë, ai humbi njeriun më të shtrenjtë, babanë e tij. Ende pa iu tharë lotët e kësaj humbjeje, Fadili gjeti forcën që dhimbjen që mbart në kraharor ta kthente në guxim për të kërkuar një të ardhme më të mirë. Historia e tij nuk kaloi pa u vënë re nga Golden Eagle, që ka vendosur t’i…

Read More

Analisti dhe gazetari Andi Bushati, në një koment të ashpër për protestat në Shqipëri, akuzon kryeministrin Edi Rama se po përdor dhunën dhe aparatin shtetëror për të ruajtur pushtetin. Në analizën e publikuar në Lapsi.al, Bushati argumenton se revolta e të rinjve ka zbuluar atë që ai e cilëson si fytyrën autoritare dhe kriminale të qeverisjes. Sipas tij, përplasjet gjatë protestave kanë nxjerrë në pah dhunën policore, përdorimin e pretenduar të grupeve të paligjshme për mbrojtjen e selisë së Partisë Socialiste dhe lidhjen e administratës shtetërore me interesat partiake. “Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe”, shkruan Bushati,…

Read More