Autor: TV News

Me të gjitha notat 10 nga klasa e parë deri në përfundim të gjimnazit, katër provime të maturës shtetërore me notën maksimale dhe medalje ari për rezultatet e jashtëzakonshme, Frenki Qafoku është pranuar në Universitetin Teknik të Mynihut – TU München, për degën Elektrotechnik und Informationstechnik. Një rrugëtim i ndërtuar me vite pune, disiplinë dhe përkushtim ka marrë një tjetër dimension për Frenki Qafokun. I riu shqiptar, i cili përgjatë gjithë shkollimit ka arritur rezultate të shkëlqyera, tashmë ka siguruar një vend në TU München, në Mynih të Gjermanisë, për të studiuar Elektrotechnik und Informationstechnik, shkruan albinfo.ch. Pranimi në këtë…

Read More

Ndërsa ende nuk është arritur një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, ushtruesja e kësaj detyre Albulena Haxhiu u ka dërguar ftesë liderëve të partive politike për një takim të përbashkët, ndërsa kërkon konmfirmim për pjesëmarrjen e tyre. “Ju ftoj në një takim konsultativ në lidhje me zhvillimet aktuale politike, institucionale dhe rëndësinë e arritjes së marrëveshjes për Presidentin konsensual, rrjedhimisht dhe formimin e institucioneve të tjera kushtetuese”, thuhet në njoftimin e saj. Takimi sipas zyrës së presidentes është parashikuar të mbahet mëngjesin e së martës. Ftesa vjen një ditë pasi Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi…

Read More

5 Ina Aderi, është rikthyer në qendër të vëmendjes pas disa pamjeve që po qarkullojnë së fundmi në rrjet. Në foto, Ina shihet teksa ecën në aeroport e shoqëruar nga një djalë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Dyshja shfaqet së bashku, ndërsa pamjet kanë mjaftuar për të ngritur pikëpyetje rreth raportit mes tyre. Kujtojmë se Ina, e njohur më herët edhe si konkurrente e “Për’puthen”, gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania 5” krijoi një romancë me Keijsi Hysenin. Megjithatë, marrëdhënia e tyre nuk vazhdoi gjatë pas përfundimit të eksperiencës në reality show. Ina e “Përputhen”, në…

Read More

Në panairin ndërkombëtar të aviacionit “Farnborough International Airshow 2026”, u prezantua një nga risitë më të mëdha të transportit ajror: taksitë ajrore elektrike. Kompania britanike “Vertical Aerospace” kreu fluturimin e parë publik të modelit “Valo”, një avion elektrik me ngritje dhe ulje vertikale. Valo funksionon tërësisht me energji elektrike, falë tetë paketave të mëdha të baterive dhe tetë helikave, katër prej të cilave janë të lëvizshme. Sipas pilotit testues Tim Eldridge, fuqia prej 1.2 megavatësh gjatë ngritjes e bën avionin jashtëzakonisht të fuqishëm, ndërsa kalimi nga fluturimi vertikal në atë horizontal mbetet sfida më e madhe teknike. “Është tërësisht elektrike.…

Read More

Protesta e 76-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës vijon me mesazhe të forta të përcjella nga qytetarët përmes pankartave. Në një prej pankartave shkruhet: Sorros na vjen keq, por ky nuk është vendi yt. Një tjetër i referohet qëndresës së gjatë të protestuesve, duke theksuar se kalimi i ditëve nuk ka zbehur kundërshtimin ndaj qeverisë. ‘76 ditë, koha nuk na hesht’, shkruhet në pankartë, duke shprehur vendosmërinë e protestuesve për të vijuar qëndrimin në shesh. Një tjetër mesazh e vendos protestën në një kontekst historik, duke pretenduar se ndryshimi i emrave në politikë nuk ka sjellë ndryshim të mentalitetit…

Read More

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë qytetin bregdetar kroat të Omišit, duke lënë pas automjete të shkatërruara dhe pemë të karbonizuara. Policia ka gjetur një trup të pajetë në një zonë të përfshirë nga flakët, ndërsa raportohet për dhjetëra të plagosur dhe mijëra njerëz të detyruar të largohen nga zona për shkak të zjarrit. Sipas autoriteteve, dhjetëra automjete janë shkatërruar plotësisht, ndërsa flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe në banesa dhe prona. qindra zjarrfikës me gati 300 automjete zjarrfikëse dhe katër avionë me ujë kishin luftuar me flakët. Përpjekjet për shuarjen e zjarreve u penguan nga erërat e forta,…

Read More

Kosovo policeman guards the site where forensic teams have begun excavations of a mass grave near the village of Kalluder, Wednesday, July 29, 2026. (AP Photo/Florent Bajrami) Fotografi gjatë gërmimeve në Zubin Potok, ku dyshohet për varrezë masive/ PSRK Gjatë ditës së djeshme, njësitë përkatëse policore kanë gjetur mbetje eshtërorë të tre personave në fshatin Kalludër të Zubin Potokut. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, mbetjet janë ekzaminuar nga eksperti mjeko-ligjor, i cili ka konstatuar se bëhet fjalë për mbetje me prejardhje njerëzore dhe me interes forenzik, raporton Klankosova.tv. Dyshohet se mbetjet eshtërorë mund t’u përkasin viktimave të luftës së fundit…

Read More

43 Në rrjet dhe në median online kishte aludime se Gjesti dhe DJ Gimbo, të cilët janë miq dhe bashkëpunëtorë shumë të afërt, i kishin prishur marrëdhëniet mes tyre. Megjithatë, duket se raporti mes dyshes vazhdon të jetë i mirë. Këtë e dëshmon edhe urimi i Gjestit me rastin e ditëlindjes së Gimbos. Urimi ishte vëllazëror dhe i përzemërt, duke treguar se dyshja vazhdon të ruajë afërsinë që ka pasur edhe më herët, shkruan “Kosovarja”. Gjesti dhe DJ Gimbo kanë ndarë së bashku projekte dhe momente të ndryshme, duke krijuar një raport të afërt edhe jashtë angazhimeve profesionale. Reagimi i…

Read More

E reja prizrenase po ndërton hap pas hapi rrugëtimin si pianiste, ndërsa performanca e saj në Romë ka përcjellë emocione dhe ka dëshmuar një profesionalizëm gjithnjë e më të madh. Nga qyteti i Prizrenit drejt një prej qendrave më të rëndësishme kulturore të Evropës. Hira Haxhibeqiri po e ndërton me përkushtim rrugëtimin e saj artistik në botën e pianos, ndërsa paraqitja e saj në Romë ka qenë një tjetër moment i rëndësishëm në zhvillimin e saj muzikor, shkruan albinfo.ch. E reja prizrenase ka dhuruar emocione me interpretimin dhe profesionalizmin e saj, duke dëshmuar se pasioni për muzikën po shndërrohet gjithnjë…

Read More

Në një ditë të nxehtë vere, kolonë izraelitë po laheshin në një pishinë në Bregun Perëndimor, e mbushur me ujë që më parë përdorej për vaditjen e tokave palestineze. Bëhet fjalë për një nga rastet e shumta të marrjes nën kontroll të burimeve ujore në territorin e pushtuar. Burimi i ujit ishte jetik për fshatin palestinez Fasayil, në Luginën e Jordanit. Banorët e kanë përdorur prej brezash për shtëpitë, bujqësinë dhe jetesën e tyre. “Furnizimi me ujë është ende i ndërprerë. Na mungon uji për shtëpitë, tokat bujqësore dhe jetesën”, tha Saad Nemer, një fermer palestinez. Në qershor, kolonët izraelitë…

Read More