Autor: TV News
KF Prishtina e Re ka mirëpritur sot në ambientet e klubit një emër të njohur të futbollit evropian, ish-trajnerin dhe ish-futbollistin gjerman Felix Magath. Gjatë vizitës, Magath u njoh nga afër me kampin stërvitor dhe ambientet e klubit, ndërsa zhvilloi një takim me presidentin e Prishtinës së Re, Rrustem Pacolli, nënkryetarin Driton Gërxhaliu dhe drejtorin e përgjithshëm Sami Boroci. Sipas klubit, gjatë takimit u diskutuan mundësitë për bashkëpunime të ardhshme, me fokus të veçantë në projekte që mund të ndihmojnë zhvillimin e talenteve dhe krijimin e mundësive të reja për futbollistët e Akademisë së Prishtinës së Re. Vizita e Magath…
24 Gjashtë vjet pasi u shndërrua në një emision të përditshëm, “Për’puthen” do të vazhdojë transmetimin në sezonin e ri, por me ndryshime të rëndësishme. Burime të sigurta të Prive By Liberta Spahiu konfirmojnë se Megi Pojani nuk do ta drejtojë më programin. Përveç moderimit, ndryshime priten edhe në autorësinë e formatit, rol që gjatë sezonit të fundit mbahej nga Megi dhe Neda Balluku. Ende nuk është vendosur publikisht se kush do ta pasojë, megjithatë në prapaskenë po përfliten dy ish banore të “Big Brother VIP”. “Për’puthen” u kthye në një fenomen televiziv gjatë pandemisë, kur historitë dhe personazhet e…
Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale, ka arrestuar të dielën në Zveçan personin me inicialet I.M., i dyshuar për disa vepra penale që lidhen me dhunën e majit të vitit 2023. Sipas komunikatës së përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë Speciale, I.M. dyshohet për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”, “Bashkimi për veprimtari kundërkushtetuese” dhe “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”. I.M. është arrestuar pas një sërë veprimesh hetimore të ndërmarra nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda. Ai dyshohet se ka marrë…
Një fotografi e turbullt, që tregon një burrë, i cili duket se po detyrohet të gjunjëzohet në dëborë nga dy burra të tjerë me rroba civile. E publikuar javën e kaluar nga Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB), fotografia pretendohet se tregon momentin e arrestimit në Jarosllavl, rreth 250 kilometra në verilindje të Moskës, të një 48-vjeçari, për “fotografimin dhe filmimin në mënyrë të fshehtë” të varreve të ushtarëve të vrarë në Ukrainë. Ky ishte i fundit në një seri rastesh në të cilat njerëz janë përballur me akuza për tradhti për fotografimin e varreve të ushtarëve rusë. Në…
Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Vlorë, ku si pasojë e zjarrit që përfshiu një hotel në Lungomare, mbetën të lënduar edhe 5 shtetas të Kosovës. Në një postim në rrjetet sociale, Kurti shprehet i tronditur për ngjarjen dhe tha se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet në Shqipëri, teksa u uron shërim të shpejtë të lënduarve. “Sot, në orët e hershme të mëngjesit, një zjarr përfshiu një hotel në Vlorë, ku si pasojë u lënduan katër shtetas të Republikës së Kosovës, tre prej të cilëve po marrin trajtim spitalor në…
Një zjarr masiv ka përfshirë rreth 3 mijë hektarë tokë në Belgjikë, duke u konsideruar si më i madhi i regjistruar ndonjëherë në vend. Flakët kanë përfshirë zonën e High Fens, në lindje të Belgjikës, dhe po përparojnë në drejtim të kufirit me Gjermaninë. Zjarri ka nisur të premten dhe ekipet e emergjencës kanë punuar gjatë gjithë natës për ta vënë nën kontroll. Në operacion janë angazhuar zjarrfikës nga Belgjika, Gjermania dhe Luksemburgu, si dhe ushtria dhe fermerë me mjete të posaçme. Autoritetet janë përqendruar te pjesa e frontit që po lëviz drejt Gjermanisë, ndërsa shpresojnë se temperaturat më të…
Mësues të gjuhës shqipe nga vende të ndryshme të botës janë bërë bashkë në kuadër të Seminarit të Mësuesve, një aktivitet i rëndësishëm kushtuar mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë, shkëmbimit të përvojave dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet mësuesve shqiptarë. Në këtë organizim morën pjesë edhe mësues shqiptarë nga Zvicra, të cilët prej vitesh kontribuojnë në mësimin e gjuhës shqipe dhe në ruajtjen e identitetit gjuhësor e kulturor të fëmijëve shqiptarë që jetojnë në Zvicër. Seminari mblodhi mësues dhe veprimtarë të arsimit shqip nga vende të ndryshme, të bashkuar rreth një misioni të përbashkët: ruajtjen, mësimin dhe përcjelljen e…
20 Moderatori i njohur Lindriti dhe ekspertja e ushqimeve të mira, Dona, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni madhështore. Çifti ka shkëlqyer në ditën e tyre të veçantë, ndërsa çdo detaj i dasmës ishte menduar me kujdes dhe realizuar me një magji unike. Nga dekorimi, atmosfera festive e deri te paraqitja elegante e çiftit, gjithçka dukej e kuruar deri në detajin më të vogël. Urime për çiftin simpatikë, shkruan Kosovarja.
Ukraina ka lëshuar qindra dronë të dielën, duke goditur disa rajone në Rusi. Raportohet se ky ka qenë një prej sulmeve më të mëdha të Ukrainës ndaj Moskës, që nga fillimi i luftës në shkurt të vitit 2022, duke lënë të paktën gjashtë të vdekur dhe disa të plagosur. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka deklaruar se kishte shkatërruar 822 dronë ukrainas gjatë natës. Kurse, sipas kryebashkiakut të Moskës, Segei Sobyanin, rreth 600 dronë janë zbuluar duke u drejtuar drejt kryeqytetit rus. Gjithashtu, ai ka konfirmuar se një sulm ukrainas kishte shkaktuar një zjarr në një magazinë në pronësi të…
Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Kalabrinë, Itali. Ornella Forastefano, 46 vjeçe, ka humbur jetën pasi dyshohet se është dhunuar dhe rrahur brutalisht. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në Amendolara, në provincën e Kozencës, raporton për Syri, Alba Kepi. Gruaja është dërguar në gjendje kritike në spitalin e Trebisacce, por është lënë jashtë hyrjes së spitalit. Mjekët e kanë gjetur dhe kanë ndërhyrë menjëherë, por gjendja e saj ka qenë tepër e rëndë. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, 46-vjeçarja ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Në fokusin e hetuesve është tashmë partneri i saj, një 42-vjeçar…
