Autor: TV News
Ishte një goditje spektakolare. Marsin e kaluar, Policia Kantonale e Zyrihut në Zvicër, ndërhyri bazuar në një informacion dhe pas hetimeve të gjata. Në Zyrih kontrolloi makinën e një gjermani 36-vjeçar. Burri kishte me vete një çantë dore me 30 mijë euro dhe katër telefona celularë të ndezur. Policia e Zyrihut e kishte vëzhguar më parë në Spreitenbach, kantoni Aargau, teksa po largohej nga një objekt biznesi. Po atë ditë, policia e Zyrihut, e përforcuar me kolegë nga Aargau, kreu një bastisje në këtë objekt. Në rrjetën e policisë ranë dy persona: një kosovar 26-vjeçar dhe një shqiptar 29-vjeçar. U…
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për ditën e nëntë të bllokadës institucionale, duke kritikuar mungesën e stabilitetit politik dhe pasojat e saj në ekonomi dhe investime të huaja. Ramadani ka thënë se, derisa Kuvendi dhe Kosova janë thelluar në një bllokadë të re, investimet e huaja direkte janë shndërruar në një temë të harruar. “Askush nuk ka interesim të investojë në një vend që nuk ka stabilitet. Kompanitë e mëdha evropiane e botërore po hapin degët e tyre në rajonin tonë, por jo në Kosovë”, ka deklaruar Ramadani. Sipas tij, fqinjët e Kosovës kanë avancuar ndjeshëm në aspektin…
5 Moderatorja dhe gazetarja Gerta Gixhari ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje të veçantë, teksa është shfaqur e veshur me veshje tradicionale shqiptare. Me elemente të trashëgimisë dhe kulturës shqiptare, veshja i ka dhënë Gixharit një pamje elegante dhe plot stil. Paraqitja e saj është komentuar edhe në rrjetet sociale, ku veshjet tradicionale vazhdojnë të marrin vëmendje si një mënyrë për të ruajtur dhe promovuar identitetin kulturor. Gerta Gixhari dëshmoi edhe një herë se tradita mund të ndërthuret bukur me elegancën dhe modernen
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka publikuar një fotografi nga Kuvendi i Kosovës, ku kjo parti po mban konferencë për media. Çitaku ka thënë se dyert e Kuvendit janë të mbyllura për deputetët, ndërsa PDK i ka bërë thirrje partisë më të madhe, Lëvizjes Vetëvendosje, që seanca konstituive të vazhdojë sot nga ora 11:00. “Dyert e Kuvendit të mbyllura për deputetët e zgjedhur nga qytetarët – fotografia e një Republike që po mbahet peng nga Albin Kurti. 16 gusht 2026!”, ka shkruar Çitaku./Klankosova.tv
Gjeneralmajor Amir Hatami, Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, njoftoi të dielën se një shpërblim prej 30mijë dollarësh do t’i jepet çdo force iraniane që kap ose vret një anëtar të shërbimit pushtues amerikan. “Çdo forcë iraniane që arrin të kapë ose vrasë një agresor amerikan do të marrë një shpërblim prej 30,000 dollarësh”, citohet të ketë thënë komandanti i ushtrisë iraniane, Amir Hatami. Duke folur të dielën, Gjenerali Hatami deklaroi se me pjesëmarrjen e publikut, çdo forcë iraniane që kap ose vret me sukses një personel ushtarak pushtues amerikan do të marrë një çmim prej…
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë raportuar 43 vatra zjarri, prej të cilave 10 mbeten aktive dhe tri janë nën monitorim. Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 499 forca dhe 43 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë kontribuar me 120 efektivë, pesë helikopterë dhe dy avionë “Air Tractor”, shkruan abcnewsal, transmeton Klankosova.tv. Vatrat kryesore aktive janë në Malin e Dajtit, Shëngjergj, Gurë-Lurë, Qafë Helmes, Abaze të Krujës dhe Lufaj të Mirditës. Ministria e Mbrojtjes thotë se aktualisht nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin dhe koordinimin e operacioneve në terren.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka paralajmëruar rritje të presionit ekonomik ndaj Iranit, ndërsa administrata e tij po përgatit masa të reja ndëshkuese ndaj Teheranit. Administrata Trump ka sanksionuar më shumë se 1,000 individë, anije dhe avionë që nga fillimi i mandatit të dytë, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Masat kanë prekur veçanërisht flotën e naftës iraniane, kompanitë e transportit detar, rrjetet e financimit dhe subjekte të lidhura me sigurimin e armëve. Një prej objektivave të mundshëm të ShBA-së janë rafineritë e vogla kineze, të njohura si “teapots”, të cilat blejnë një pjesë të madhe të naftës…
59 Këngëtarja Zajmina Vasjari prej vitesh nuk është aktive në muzikë. Por, kohë pas kohe, ajo shfaqet në rrjetet sociale. Zajmina e ruan me fanatizëm privatësinë e fëmijëve të saj, por këtë herë nuk është kursyer duke i shfaqur teksa argëtohen në jaht, në bregdet, shkruan “Kosovarja”. Në pamjet e publikuara, ajo ka ndarë momente nga koha e kaluar me familjen, duke u dhënë ndjekësve një paraqitje më të rrallë të fëmijëve të saj. Ndërkohë, vetë Zajmina po duket në top formë.
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje për dialog politik ndërmjet subjekteve parlamentare, duke vlerësuar se vendi duhet të gjejë një zgjidhje për çështjen e Presidentit përpara se të shkojë sërish në zgjedhje. Haxhiu, përmes një postimi, ka thënë se tri procese të njëpasnjëshme zgjedhore me rezultate të përafërta dëshmojnë se pa dialog politik nuk mund të ketë zgjidhje për situatën aktuale. “Tre procese të njëpasnjëshme zgjedhore me rezultat të përafërt janë dëshmi e bollshme që pa dialogim politik, veçanërisht për çështjen e Presidentit, nuk ka zgjidhje për ecje përpara”, ka shkruar ajo. Sipas Haxhiut,…
Të paktën 12 persona janë vrarë nga sulmet masive me raketa dhe dronë gjatë natës në Rusi dhe Ukrainë. Sulmet e ndërsjella kanë goditur zona të banuara, qendra logjistike dhe objekte industriale, ndërsa luftimet po shtrihen gjithnjë e më larg vijës së frontit. Në Rusi, dronët ukrainas kanë goditur zonat e Rostovit, Belgorodit dhe rajonit të Moskës, duke shkaktuar shtatë viktima. Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se gjatë natës janë leshuar 822 dronë në të gjithë vendin. Ministria ukrainase e Mbrojtjes pretendon se sulmet e fundit kanë nxjerrë jashtë funksionit shtatë nga dhjetë qendrat më të mëdha logjistike të kompanisë…
