Autor: TV News
Eksperti i sigurisë Gert Metani ka bërë deklarata të forta për Policinë e Shtetit gjatë emisionit “Të Paekspozuarit”, të drejtuar nga Ylli Rakipi në Vizion Plus. Duke komentuar protestat kundër qeverisë Rama dhe përplasjet mes qytetarëve dhe efektivëve, Metani pretendoi se mes punonjësve të policisë ka edhe persona të dyshuar për përfshirje në krime të rënda. “E di ti që ka punonjës policie të dyshuar si vrasës me pagesë?”, deklaroi Metani. Kjo deklaratë solli reagimin ironik të moderatorit Ylli Rakipi. “Në filma kam parë shumë”, iu përgjigj Rakipi. “T’i sjell unë, nëse nuk i ke parë”, këmbënguli eksperti i sigurisë.…
Avokati dhe ish-gjyqtari Vladimir Tufegxhiq kritikoi ashpër Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, duke e cilësuar si hallkën më të dobët të Qeverisë për transparencë. Reagimi i tij vjen pasi ministria ia refuzoi kërkesën për shqyrtimin e një lënde që lidhet me diploma të dyshuara si të falsifikuara dhe të anuluara. Tufegxhiq deklaroi se, pas gati 34 vitesh karrierë si avokat dhe gjyqtar, për herë të parë është përballur me refuzimin e së drejtës për të shqyrtuar një lëndë. Kërkesa ishte dorëzuar më 14 maj 2026, ndërsa refuzimi, pas gati pesë muajsh, u arsyetua me pretendimin se autorizimi nuk ishte mjaftueshëm…
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka shpallur të paligjshëm arrestimin në flagrancë të 13 personave të ndaluar gjatë protestave antiqeveritare, duke urdhëruar lirimin e tyre të menjëhershëm, nëse nuk mbahen për ndonjë shkak tjetër. Sipas vendimit të shpallur më 22 tetor 2026, gjykata shqyrtoi kërkesat e Prokurorisë për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimeve dhe caktimin e masave të sigurimit personal për 20 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale gjatë protestave. Për 13 prej tyre, gjykata e vlerësoi arrestimin si të paligjshëm dhe vendosi të mos caktojë asnjë masë sigurimi. Ata akuzoheshin për vepra…
Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho, u paraqit sot sërish në SPAK. Teksa dilte nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, ai deklaroi se kishte dhënë dorëheqje nga posti i tij. ‘Kam dhënë dorëheqje nga detyra. Në SPAK isha për histori të vjetra’, tha ai. Vendimi i tij vjen pasi Edi Rama ka vendosur të bëjë ‘koka turku’ drejtorët e tij për shkak të revoltës studentore. Ndërkohë kjo dorëheqje vjen pas kërcënimit të Edi Ramës se nuk do të lejojë studentët të udhëtojnë në trena. Duke folur në një takim me drejtuesit e bankave, Rama deklaroi se, të rinjtë nuk do të lejohen…
Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se një grup avokatësh dhe juristësh po dokumenton rastet e dhunës policore gjatë protestave, me synimin që materialet e mbledhura t’u përcillen organizatave ndërkombëtare. Hoxha u ka bërë thirrje protestuesve dhe qytetarëve që disponojnë fotografi, video apo filmime nga ngjarjet e fundit, t’ia vënë ato në dispozicion grupit të juristëve, në mënyrë që çdo rast të dokumentohet. Sipas gazetarit, ky dokumentacion mund të shërbejë si bazë për identifikimin e rasteve konkrete dhe për të mbajtur përgjegjës personat e përfshirë në veprimet e denoncuara. Gjatë deklaratës së tij, Hoxha ka komentuar edhe qëndrimin e kryeministrit lidhur…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, në Shën Stefan të Malit të Zi, në margjinat e Samitit të Procesit të Berlinit. Kurti ka bërë të ditur se ky ishte takimi i tij i parë në kuadër të samitit, gjatë të cilit është diskutuar për procesin e integrimit evropian të Kosovës, reformat dhe marrëveshjet rajonale. Ai ka theksuar se me institucione plotësisht funksionale, Kosova do të përshpejtojë reformat e nevojshme për integrimin evropian. “Javën e kaluar miratuam ligjin e fundit për integrim në SEPA, që do t’u kursejë qytetarëve, bizneseve dhe…
Kongresmenia amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar për situatën në Shqipëri, pas revoltës studentore në Tiranë kundër qeverisë së Edi Ramës. Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se gjatë javës së fundit ka marrë mesazhe nga anëtarë të komunitetit shqiptar, të shqetësuar për sigurinë e familjeve të tyre. Ocasio-Cortez i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të ulë represionin e dhunshëm ndaj protestuesve dhe të respektojë lirinë e shprehjes. Reagimi i saj vjen në një kohë kur studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat në Tiranë, duke ngritur shqetësime për trajtimin e protestuesve dhe respektimin e të drejtës për tubim paqësor.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se, gjatë aksioneve të zhvilluara në Mitrovicën e Veriut dhe në zona të tjera, janë sekuestruar mallra të kontrabanduara me vlerë mbi 200 mijë euro dhe 22 automjete. Në komunikatën e përbashkët thuhet se hetimet kanë nisur më 24 prill, kur janë zbatuar edhe masa të veçanta hetimore. Ato janë realizuar nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë, Doganën e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. “Mallrat përfshijnë kryesisht produkte ushqimore, pije alkoolike, joalkoolike dhe energjike, cigare dhe barna pa banderola, produkte higjienike, si dhe tekstile, përfshirë veshje…
Eurodeputeti gjerman Michael Gahler denoncon lidhjet shtet-PS-krim, gjatë zgjedhjeve në Shqipëri. “Duke qenë në krye të delegacionit të PE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe duke dëshmuar lidhjet midis shtetit, partisë në pushtet dhe krimit të organizuar, e shoh se sa gjatë kanë protestuar qytetarët kundër korrupsionit dhe qeverisë, duke ngritur shqetësime që prekin thelbin e perspektivës së integrimit evropian të Shqipërisë”.
SHBA-ja ka vendosur sanksione ndaj nëntë gjyqtarëve dhe kryeprokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), duke i kufizuar qasjen në shërbime amerikane, përfshirë ato bankare.Afro 60 eurodeputetë i kanë kërkuar Komisionit Evropian të reagojë urgjentisht ndaj masave amerikane dhe të shqyrtojë aktivizimin e të ashtuquajturit statut bllokues, që mund të mbrojë kompanitë evropiane nga zbatimi i disa sanksioneve të huaja.Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme, Kaja Kallas, tha se Brukseli do t’i analizojë pasojat ligjore dhe do të shqyrtojë mundësitë për reagim, duke theksuar se duhet të mbeten të hapura të gjitha opsionet.Sipas raportimeve,…
