Autor: TV News
Skuadra e Prishtinës së Re ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin Qendrim Kida. Sot gjatë ditës, Shpëtim Babaj dha dorëheqje nga kjo pozitë, teksa pak minuta më parë, Prishtina e Re njoftoi se Kida do ta udhëheqë ekipin në pjesën e mbetur të sezonit, shkruan GazetaBlic Sport. Ja njoftimi i klubit: “Emërimi i Kryetrajnerit të ri të KF Prishtina e ReKF Prishtina e Re njofton opinionin publik, tifozët dhe komunitetin futbollistik se nga sot, Qendrim Kida emërohet Kryetrajner i ekipit të parë.Ky vendim vjen si pjesë e strategjisë sonë të re për konsolidimin e ekipit, rritjen e stabilitetit…
Ka përfunduar pjesa e parë e ballafaqimit Prishtina 01 – Riga. Pjesa e parë e duelit ka përfunduar me rezultatin 2-1 në favor të kryeqytetasve, shkruan GazetaBlic Sport. Drilon Maxharraj realizoi dy gola për Prishtinën 01, teksa Kulepovs shënoi golin e vetëm për mysafirët në pjesën e parë. Ky ballafaqim po zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, në kuadër të raundit të 1/16 të Ligës së Kampionëve në Futsall dhe po transmetohet direkt në RTK. /GazetaBlic Sport
Idrissa Gueye është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen ndaj Manchester United, pasi u përlesh me Keane, bashkëlojtarin e tij. Gueye e mori kartonin e kuq, pasi goditi me shuplakë bashkëlojtarin e tij, gjatë një përleshje pas një aksioni të United, shkruan GazetaBlic Sport. Lojtari i Everton u ndëshkua me karton të kuq pas vetëm 13 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 0-0. Ja momenti: Gueye sent off for slapping his own team 🤣🤣pic.twitter.com/VeJb9b2kMY — . (@utdcynical) November 24, 2025
Dolce do të jetë banorja që do të dërgohet të premten e kësaj jave në Grande Fratello në Itali. Moderatori Alaudin Hamiti tha se këtë Dolce ende nuk e di dhe se do ta kuptojë këtë gjë më vonë. Dolce do të qëndrojë atje për një kohë dhe më pas do të rikthehet sërish. Ky veprim për bashkëpunim me Grande Fratellon u mirëprit edhe nga opinionistet.
Kylian Mbappe ka marrë zyrtarisht çmimin Pichichi si golashënuesi më i mirë i La Ligës në sezonin 2024/25. Ishte sezoni i tij debutues, por Mbappe i la absolutisht të gjithë pa fjalë, duke shënuar 31 gola në vetëm 34 ndeshje. Real Madridi nuk e fitoi ligën sezonin e kaluar, pasi Los Blancos mbetën pas rivalëve të tyre të përjetshëm. Mbappe po shënon përsëri gola këtë sezon, me 13 në 13 ndeshje të La Ligës. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Real Madridi do ta fitojë ligën. /GazetaBlic Sport
Çfarë ndodh kur rivaliteti politik përshkallëzohet në një miqësi të dikurshme? Kjo është pyetja që ngrihet pas takimit të fundit mes Ali Ahmetit, Ramiz Lladrovcit dhe Sami Lushtakut. Një histori e ngjashme me dramën e politikës shqiptare, ku rivaliteti dhe miqësia shpesh shkojnë dorë për dore. Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit, ka pasur një marrëdhënie të ngushtë me Sami Lushtakun, por rivaliteti mes tyre është bërë i dukshëm në zgjedhjet lokale të vitit 2025. Propozimi i Petrit Hajdarit nga Partia Demokratike e Kosovës për kryetar të Drenasit ka shkaktuar tensione, duke nxitur pakënaqësi te Lladrovci, i cili kishte drejtuar komunën…
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, e ka bërë të qartë se skuadra e tij do t’i afrohet ndeshjes së ardhshme kyçe të Ligës së Kampionëve kundër Chelseat me fleksibilitetin e nevojshëm, por edhe me shpirtin e tyre karakteristik luftarak. Ai theksoi se taktikat janë gjithmonë të përshtatura për kundërshtarin, por vetëbesimi mbetet i lartë. “Ne gjithmonë përshtatemi me kundërshtarin. Ne e dimë se si duam të luajmë, por edhe çfarë kërkohet nga kundërshtari. Është gjithmonë ndryshe”, tha ai. “Chelsea është një nga ekipet më të mira në botë. Evolucioni dhe ndryshimi në këtë klub është fantastik. Ata kanë lojtarë të…
Banorja e “Big Brother VIP Kosova 4”, Elijona, ka ndarë një rrëfim shumë emocionues dhe prekës për jetën e saj, ku ka zbuluar dhimbjen e thellë që ka përjetuar pas humbjes së nënës dhe motrës në një aksident tragjik. Me lot në sy, Elijona ka përshkruar momentet e vështira kur, më 25 korrik, u nis për në Kosovë me autobus, por rruga përfundoi në tragjedi. “Jena nis me autobus për në Kosovë, dhe menzi prisnim me mbërrit. Nuk ka pasur më të lumtur. Me 25 korrik, në ora 6:20, kam dëgjuar njerëz duke bërtitur, dhe veç e mbaj mend që…
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, do të arrijë një pikë rekord këtë javë, duke marrë drejtimin e ndeshjes së tij të 100-të në Ligën e Kampionëve – kur Blues përballen me Bayer Leverkusen të martën, më 25 nëntor. Guardiola ka drejtuar 99 ndeshje në vetë garën për Cityn. Në këto ndeshje, City ka siguruar 62 fitore, 19 barazime dhe 18 humbje, duke shënuar 234 gola dhe duke pësuar 111, duke i dhënë atyre një diferencë të jashtëzakonshme golash prej +123. Në total, Guardiola ka fituar tre trofe të Ligës së Kampionëve si trajner, duke u barazuar me Bob Paisley…
Everton ka kaluar në avantazh ndaj Manchester United. Dewsbury-Hall realizoi super gol pas gjysmë ore lojë ndaj United, shkruan GazetaBlic Sport. Hall shënoi eurogol për të zhbllokuar rezultatin, dhe duke dërguar mysafirët në avantazh. Rezultati momental i takimit është 0-1, teksa Evertoni po luan me 10 lojtarë, pasi Gueye u ndëshkua me të kuq. Ja goli: VIDEO
